Panorama Sport (Albania)

Lëv: Skuadra ka humbur besimin, u shpërfytyr­uam

"Një 1-0 do të ishte e pranueshme, por 3 gola janë shumë"

-

Trajneri Joakim Lëv u duk mjaft i shqetë suar pas humbjes ndaj Holandës mbrëmjen e së shtunës në Amsterdam. Gjermani kishte bërë disa ndryshime në formacioni­n e skuadrës duke lënë jashtë disa prej titullarëv­e. Joshua Kimish luajti ashtu si në ndeshjen ndaj Perusë përpara mbrojtjes dhe vendin e tij Lëv ia besoi Ginterit. Pozita e trajnerit tani është e lëkundur, tifozët dhe opinioni në Gjermani kanë humbur besimin tek ai. Ndërkohë, Lëv u shpreh se skuadra e tij vuan mungesën e besimit dhe si rrjedhojë nuk po arrin të shprehë aftësitë e saj. "Nuk është vetëm çështja e shpërdorim­it të rasteve. Ishim mirë deri në momentin kur kundërshta­ri na ndëshkoi. Pas këtij momenti mund të shihje një mungesë besimi te skuadra, e cila nuk arriti të reagonte. Përse nuk shënojmë? Është një përgjigje e vështirë, kishim disa raste të pastra. Po të kishim humbur 1-0, do të kishte qenë e pranueshme, por të shpërfytyr­ohesh ashtu në 10 minutat e fundit, duke pësuar dy gola në 6 minuta, nuk është e pranueshme", u shpreh Lëv, që më pas vazhdon: "Luajtëm mirë në fillim, por pësuam nga një goditje këndi me topin që bie në shtyllë dhe më pas shkon sërish te kundërshta­ri, ishte si një goditje në stomak", përfundoi trajneri. Një humbje që vë jo pak në dyshim të ardhmen e tij, edhe pse trajneri duket se nuk rrezikon aspak në këtë fazë të Ligës së Kombeve. Ndeshja e radhës për Gjermaninë do të jetë ajo ndaj Francës në Paris. Një test i vështirë për "pancerat" që duhet të lënë pas krahëve këtë humbje të turpshme ndaj "tulipanëve".

HUMELS, I IRRITUAR

Mats Humels ishte shume i irrituar në përfundimi­n e ndeshjes. Mbrojtësi i kombëtares gjermane nuk e kapërdiu lehtë humbjen 3-0 ndaj holandezëv­e, të cilët mund të kishin shënuar më shumë gola në fundin e takimit, pasi skuadra gjermane u hodh e tëra në sulm. "Mendoj që sot shpërdorua­m shumë raste në një ndeshje që duhet ta kishim fituar. Ishim të pa fat, kundërshta­ri shënoi me rastin e parë që iu dha".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania