Panorama Sport (Albania)

Hazard: Dua të luaj sërish për Moun, jam fajtor për shkarkimin e tij

Ylli i Çelsit zbulon mesazhin për ish-trajnerin

-

Luajti dhe fitoi me kombëtaren e tij kundër Zvicrës ( 2- 1 për Belgjikën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve). Eden Hazardit i ndodh e njëjta gjë edhe në Angli, me Çelsin në krye të klasifikim­it, por që e ndan bashkë me Mançester Sitin dhe Liverpulin pas 8 javëve të para. Shtatë gola të shënuar në kampionat dhe 3 asiste. I pandalshëm dhe ikonë për tifozët blu, pavarësish­t deklaratav­e të vazhdueshm­e të dashurisë për Spanjën dhe Realin e Madridit. Murinjo - Por, ai shijon momentin, shikon nga e ardhmja, por nuk harron as të shkuarën, ku gjithnjë është Çelsi dhe trajnerët e ndryshëm që kanë shkelur në "Stamford Bridge". Një ndër ta ishte edhe Zhoze Murinjo, sot në stolin e rivalëve të Mançester Junajtid. Të dy u kryqëzuan nga 2013- 15, kur trajneri portugez u rikthye në Londër pas eksperienc­ës së parë 2004-07, ku ai fitoi dy herë Premier Ligën me mbi 90 pikë për të mos përmendur kupat e ndryshme. Zhoze e riprovoi, duke fituar një Premier të tretë për t'u përshëndet­ur përsëri me klubin e dashur. Hazard ishte protagonis­t absolut në triumfin në kampionat, duke u zgjedhur lojtari i vitit me 19 gola dhe 13 asiste. Por, në sezonin pasardhës vjen errësira. Pas 16 javësh, Çelsi është i 16-ti dhe humbja me "dhelprat" i kushtoi stolin Mout. "Ndihem fajtor" - "Në 12 vite kam pasur vetëm një sezon të keq", tregon belgu për mikrofonat e "HLN". "Në fakt ishim vetëm 6 muajt e fundit me Murinjon. Dhe ishte faji im. Pas titullit i kërkuam trajnerit pushime ekstra. U riktheva tërësisht jashtë forme. Thonë se Mou është shumë mbrojtës? Nuk është aspak e vërtetë. Nuk është aventurier si Guardiola, por në sezonin që ne u shpallëm kampionë, shënuam shumë gola dhe luajtëm ndeshje të mëdha. Nëse do të më pyesnin se me cilin trajner do të doja të punoja sërish, atëherë do thosha Murinjon. Edhe i shkrova pas shkarkimit të tij, duke i thënë se ndihesha në faj dhe se më vinte keq sesi shkuan gjërat", tregon më tej ylli 27-vjeçar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania