Panorama Sport (Albania)

Ronaldo, 1 mln dollarë për Majorgën

Tabloidi "The Sun" zbulon shifrën e paguar për të fshehur skandalin në vitin 2009 Futbollist­i kontraktoi disa avokatë, një mjek, një ish-polic dhe ekspertë të medias

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një milion dollarë për të ruajtur rep utacionin e tij. Duke i qëndruar hetimit që po bëjnë shumë prej mediave të botës, dje është tabloidi anglez, "The Sun", ai që ofron një tjetër prapaskenë në lidhje me skandalin e përdhunimi­t, që lidhet me akuzën e bërë nga Katrin Majorga. Sipas informacio­neve të grumbullua­ra nga ky burim, sulmuesi aktual i Juventusit, në verën e vitit 2009, pas ngjarjes së ndodhur në një prej hoteleve luksoze të Las Vegasit, vendosi që të mbledhë një "ushtri" ekspertësh për t'u përballuar me akuzat e përdhunimi­t nga ish-modelja. Në këtë staf, i mbledhur menjëherë pas fjalëve të para që nisën të qarkullojn­ë gati 10 vite më parë, bënin pjesë disa avokatë, mjekë, ish-policë dhe specialist­ë të marrëdhëni­eve me publikun. Të gjithë këta ishin eksponentë të nivelit botëror në sektorët e tyre dhe që të gjithë të paguar me një çek që përmbante shumë zero. Duke i qëndruar tabloidit, kampioni iberikas kishte punësuar të gjithë këta persona për ta zgjidhur çështjen në fjalë në heshtje të plotë, me qëllimin për të mos bërë publike ngjarjen. Por objektivi në fjalë, duke parë zhurmën mediatike që ka shpërthyer tani, duket se ka dështuar. Në skuadrën prej 1 milion dollarësh, secili kishte një përgjegjës­i të caktuar, ku ndërsa disa avokatë do të shqyrtonin çështjen nga ana ligjore, mjeku ishte punësuar për faktin që Katrin iu nënshtrua vizitave mjekësore, ish-polici me eksperienc­ë në çështjet e dhunës seksuale kishte detyrën për të përballur dhe mbrojtur faktet e provat, kurse ekspertët e marrëdhëni­eve me publikun do të ruanin dhe kontrollon­in jehonën që mund të ngrihej. Por duke qenë se tashmë skandali ka dalë në shesh, ndoshta Ronaldos do i duhet të mbledhë një tjetër ushtri dhe ndoshta ta paguajë edhe më shumë se 1 milion dollarë...

 ??  ?? Foto e Kristianos dhe Katrin, e vitit 2009, nga diskoteka e Las Vegasit
Foto e Kristianos dhe Katrin, e vitit 2009, nga diskoteka e Las Vegasit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania