Panorama Sport (Albania)

Jonghong Li tërheq prokurën, Milani kinez 126 mln € humbje

Fondi “Elliott” mbulon dëmet e ish-presidenti­t

-

Kanë kaluar katër muaj që kur humbi pronësinë e Milanit dhe që nga ai moment Jonghong Li vazhdon të tretet në harresë. Hapi më i ri i manjatit kinez është tërheqja e prokurës së dhënë zyrës ligjore “Eversheds”. Me sa duket, ish-presidenti i “Djallit” ka vendosur të heqë dorë nga padia ndaj fondit “Elliott”, të cilin e akuzonte si shkaktar të falimentim­it të tij të parakohshë­m në krye të kuqezinjve. Duke fituar këtë çështje, ai shpresonte të fitonte një pjesë të parave që pati investuar për të blerë Milanin, teksa me lëvizjen e re duhet të presë që amerikanët të shesin klubin milanez dhe të shpresojë që shuma të jetë sa më e lartë, në mënyrë që fondi të rikuperojë paratë që i pati huazuar Mr.Li e njëkohësis­ht t’i kthejë këtij të fundit një pjesë të shumës së investuar për të blerë klubin nga Silvio Berluskoni. Minus kinez – Largimi i Jonghong Li nuk dëmtoi vetëm 50vjeçarin. “Falë” tij, por edhe menaxhimit të Marko Fasones, Milani sot shënon humbje prej 126 milionë eurosh, ndërkohë që maksimumi i lejuar duhet të ishte rreth 70 milionë. Siç bën të ditur klubi nëpërmjet një pasqyre financiare të publikuar në faqet e “La Stampa”: “Fitimet e shoqërisë ‘AC Milan’ janë rritur nga 212 në 255 milionë euro, teksa kostot arrijnë deri në 3544 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 22.7 përqindësh”. Ardhja e Ivan Gazidhis duhet të përmirësoj­ë akoma më shumë situatën, tek e cila kanë ndikuar pozitivish­t edhe shtimet e buxhetit nga fondi “Elliott”, teksa tifozët shpresojnë që dëmet e bëra nga Jonghong Li të mos ndikojnë në të ardhmen e klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania