Panorama Sport (Albania)

Ikardi sfidon Mirandën: Kurrë një miqësore

-

Tre gola në Serinë A, dy në Ligën e Kampioneve (në po aq ndeshje; ai kundër Totenhemit “perlë” e javës së parë të turneut). Tani, Mauro Ikardi është gati të ngarkojë mbi shpatulla sulmin e kombëtares argjentina­se, në “klasiken” e madhe të futbollit amerikanoj­ugor kundër Brazilit, në miqësoren e programuar për ditën e martë (në orën 20:00 shqiptare). Pasi pa nga pankina shokët e tij të “Seleccion”, teksa mposhtnin Irakun në ndeshjen e parë të turit arab, kapiteni interist është gati të sfidojë “Seleçao”- n, rivalët historikë. “Ndihem mirë, këtë herë kam ardhur në formë optimale, – ka konfirmuar bomberi në faqen zyrtare të “AFA”-s, Federatës Argjentina­se të Futbollit). – Mund të stërvitem me grupin pa probleme, në të kundërt të grumbullim­it të kaluar. Po përpiqemi të ndjekim një projekt të ri, me shumë lojtarë të rinj që veshin për herë të parë fanellën. Duam të krijojmë bazat të rëndësishm­e për të ardhmen”. GITHMONË E RËNDËSISHM­E - Si kundërshta­r, mes të tjerëve, do ketë Zhoao Mirandën, “veteranin” e mbrojtjes së Interit dhe përfaqësue­ses braziliane. Dhe Ikardi, edhe pse në mënyrë indirekte, lëshon sfidën: “Argjentinë-Brazil, – ka vijuar sulmuesi, – nuk është asnjëherë miqësore. - Ka shumë entuziazëm, në turin e fundit luajtëm kundër Kolumbisë, një skuadre të madhe, por sfida kundër Brazilit përfaqëson më shumë. Përtej kësaj, përsëris, nuk është kurrë miqësore në fushë, nuk do jetë kurrë. Skuadra po përgatitet për të ndryshuar periudhën e fundit, të ndërtojë një cikël të ri”.

FITORJA ME IRAKUN - Në fund, Ikardi ka analizuar fitoren e thellë 4-0 kundër Irakut: “Nuk ishte një ndeshje e lehtë, është një skuadër që na sulmoi dhe u mbrojt mirë. U përpoq të kundërsulm­onte, por Argjentina ishte në gjendje të reagonte: morëm kontrollin e lojës, krijuam, arritëm të bëjmë atë që kërkoi trajneri; kështu lindi goli i parë. Dhe menjëherë pasi u zhbllokua rezultati, gjithçka u bë më e lehtë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania