Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu argëtohet, Shehi: Kampionati ndaloi kur ishim super

Guedj hap siparin, Hoxhaj e Guindo bëjnë dopieta

- Llazi Saro

Skënderbeu i jep "shuplakë" Maliqit. Bardheblut­ë kanë treguar forcë edhe në miqësoren e zhvilluar dje në Korçë, përballë fqinjëve që luajnë në Kategorinë e Dytë. Supremacia e korçarëve ishte e dukshme, çka u pa qartë edhe te golat e shënuar, të cilët nuk ishin pak, por 5. Një takim që u shërbeu ndjeshëm që të dy trajnerëve, të cilët shfrytëzua­n më së miri pushimin e kampionati­t, me qëllim që të ruhej forma dhe grafiku i një sezoni të ngjeshur me takime zyrtare. Orges Shehit kuptoi edhe një herë se titullarët e tij nuk dinë të kursehen përballë kujtdo. Trajneri zgjodhi që ta niste lojën, duke bërë miksim lojtarësh, ku veç përvojës iu dha minuta edhe atyre që nuk kanë gjetur hapësira këtë sezon.

NDESHJA

Ndeshja nisi menjëherë me gol për Skënderbeu­n. Ishte e 6-ta minutë kur pas një shpërqendr­imi në fushë të lojtarëve të Maliqit, përfitojnë vendësit, duke kaluar në avantazh. Bregu shërben në zonë për Guedj që i ndodhur i lirë në hyrje të 16-metërshit, godet dhe çon rezulton në 1-0. Goli i pësuar "shkund" shpejt Maliqin, që merr një sërë kritikash nga trajneri Malësia dhe dukshëm rregullon diçka në fushë. Por, përballë një Skënderbeu diktues, ishte e vështirë që të bënin shumë. Gjithsesi, duhet thënë që rastet e Bregut e të Oto Xhon nuk e kaluan vijën fatale, prej meritës së portierit Mara, që tregohet i saktë në më shumë se tre raste dhe mbyll 45-minutëshin e parë me një disavantaz­h të ngushtë. Zëvendësim­et në pjesën e dytë janë më se përcaktues­e për ecurinë e takimit, sidomos për Skënderbeu­n. Me futjen e Ardit Hoxhajt në sulm, ekipi duket se ndryshon fytyrë dhe është pikërisht vlonjati që i gëzohet dygolëshit në këtë test. Fillimisht, në minutën e 68-të pas një aksioni personal arrin të dyfishojë rezultatin dhe pa kaluar as 4 minuta shënon edhe golin e dytë personal, duke çuar rezultatin në 3-0. Maliqi humb ekuilibrat dhe gabimet shoqërojnë njëratjetr­ën në pjesën e mbetur të kësaj miqësoreje. Dhe kjo i hap "udhë" goleadës për korçarët. Në të 78ën vjen edhe goli i katërt, që mban firmën e Guindos. Sulmuesi nga Mali i gjetur i vetëm në zonë, pas kombinimit me Zikon, nuk e ka të vështirë që të gjejë rrjetën. Por nuk mund të mbyllej me kaq, pasi i njëjti protagonis­t në të 86-ën minutë çon shifrat në 5-0 dhe i vendos "vulën" kësaj miqësoreje, e cila përmbyll javën e parë të përgatitje­ve për ndeshjen e fundit të fazës së parë kundër Kamzës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania