Panorama Sport (Albania)

Kukësi kërcënohet me padi në FIFA për Gurin, në “lojë” edhe Hebaj

Trajneri Piraniqi paralajmër­on edhe Vllazninë për Hebajn

- SKERDILAID SULOZEQI

Një nga shitjet më të bujshme të merkatos së verës ishte pa dyshim ajo e Sindrit Gurit nga Kukësi tek Ostende në Belgjikë, për shifrën e 710 mijë eurove. Kjo shumë mbushi arkat e klubit, por tashmë kuksianët po hasin një problem të madh. Klubi mëmë, i cili ka ndihmuar edhe në rritjen e sulmuesit, KF Shkodra, duhej të merrte një pagesë solidarite­ti, siç është e përcaktuar edhe në FIFA, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Taip dhe Rudi Piraniqi, që drejtojnë klubin privat të KF Shkodra kanë kontaktuar me avokatin e klubit të Kukësit, Arsen Selmanaj, dhe kanë kërkuar këtë tarifë, e cila shkon në shifrën e 14 mijë eurove. Juristi i Kukësit ka kërkuar që të vendoset dokumentac­ioni në dispozicio­n të tij për të vërtetuar se Guri ka qenë lojtar i këtij ekipi. Në momentin që i janë vendosur të gjitha dokumentet në dispozicio­n, avokati i Kukësit u ka thënë që taksën e solidarite­tit, do ta marrin nga skuadra e Ostendes. Më pas, gjithçka ka vazhduar me Kukësin që kërkon që klubi belg të paguajë këtë tarifë, ndërsa Ostende thotë se sipas kontratës, u takon verilindor­ëve të paguajnë paratë. Ky ngërç ka mbetur ende i pazgjidhur dhe çështja mund të shkojë në FIFA, nëse KF Shkodra nuk paguhet.

REAGIMI I PIRANIQIT

Në një prononcim për "Panorama Sport", Taip Piraniqi sqaron gjithë çështjen, për të cilën thekson se ai si përfaqësue­s i ekipit "mëmë" të Sindrit Gurit, po has vështirësi, pasi klubet ia hedhin topin njëri-tjetrit. Ndaj, ai paralajmër­on se në rast se nuk do të ketë zgjidhje më të "mirë", ai ka gjithë dosjen gati për t'iu drejtuar organeve të FIFA-s. "Siç të gjithë e dinë, KF Shkodra ka qenë klubi i parë i Sindrit Gurit. Ai këtu është formuar dhe rritur për 6 vite te ky ekip dhe pasi kaloi për një sezon te Vllaznia, e vijoi karrierën në klube të tjera, siç të gjithë kanë dijeni. Tashmë neve si klubi mëmë, sipas rregullore­s së FIFA-s, na ka lindur e drejta të përfitojmë tarifën e solidarite­tit, e cila vjen nga shitja e Gurit prej Kukësit tek Ostende. Ne kemi pasur kontakte dhe korrespode­ncë me të dyja klubet, si me Ostenden, ashtu dhe me Kukësin. Pasi u kemi vënë në dispozicio­n belgëve që të gjitha dokumentac­ionet e Gurit, duke filluar nga pasaporta e tij në vegjëli, letra e fakte të tjera, që dëshmojnë se ai është rritur dhe ka dalë nga klubi ynë, Ostende në mënyrë shumë serioze, na ka thanë që i takon Kukësit ta paguajë shifrën prej 10 mijë eurosh. Ata (belgët) shpjegojnë se kur kanë blerë kartonin e sulmuesit, në kontratë kanë vendosur një klauzolë që shpjegon që nëse një pjesë parash do duhet të jepet për klub tjetër, ato do shpërndahe­n nga shuma që Guri është blerë. Pra, nga ajo shumë që ka përfituar Kukësi. Sipas Ostendes ne duhet të na paguajë Kukësi. Kemi pasur kontakte zyrtare me juristin e Kukësit, të cilit i dorëzuam dokumentet. Në fillim u pranua se i takonte Kukësit ta paguante këtë shumë, pastaj erdhi pretendimi se i takon Ostendes. Gjithsesi, ne presim përgjigje nga zyrtarët e Kukësit deri ditën e hënë që kjo çështje të zgjidhet dhe ata të na kalojnë pjesën që na takon sipas rregullore­s së FIFA-s. Nëse sërish kjo histori nuk do zgjidhet, do i drejtohemi zyrtarisht FIFA-s, pasi dosjen e kemi gati. Uroj që mos të shkojë deri aty puna, por të zgjidhet", u shpreh Piraniqi.

APELI PËR VLLAZNINË

Përveç Gurit janë dhe dy lojtarë të tjerë që kanë qenë pjesë e KF Shkodra si Rubin Hebaj dhe Arsaed Rehova, të cilat do shkojnë në FIFA dhe UEFA për të njëjtën arsye. "Këto çështje në klubet shqiptare nuk po gjejnë zgjidhje. E njëjta situatë është edhe me Vllazninë për dy lojtarë që kanë qenë pjesa e KF Shkodra, konkretish­t Rubin Hebaj dhe Arsaed Rahova, që po bashkohen me çështjen Guri për t'ju drejtuar UEFA-s dhe FIFA-s", përfundoi Taip Piraniqi për gazetën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania