Panorama Sport (Albania)

Shqipëria sfidon Izraelin, Panuçi “shtrëngohe­t” në Rripin e Gazës

Kombëtarja e kalon natën 20 kilometra larg vatrës së nxehtë në Palestinë, sot nuk pranohet vetëm humbja. Trajneri: Java më e lumtur me Shqipërinë, do përsërisim historinë në Izrael

- OLSI TUJANI LEONIDHA MUSAJ

Mavraj: Ia dalim, ja çfarë ndryshon tani si kapiten

Mavraj: Ia dalim, ja çfarë ndryshon tani si kapiten

Lajmet për Rripin e Gazës kanë shoqëru ar këdo ndër vite. Bëhet fjalë për një nga vatrat më të nxehta të Palestinës që ndodhet në bregun e Mesdheut mes Egjiptit dhe Izraelit. Vetëm 20 kilometra nga Rripi i Gazës është grumbullua­r dje Kombëtarja shqiptare, në prag të ndeshjes që do të luajë sot me Izraelin. Natyrisht, kuqezinjtë nuk do të luajnë një nga ndeshjet më të nxehta të tyre. Por, një ndeshje e nxehtë mund të quhet për trajnerin Kristian Panuçi. Edhe një pikë në Izrael mund ta qetësojë disi situatën e krijuar rreth tij së fundmi, por ama duhet të shtrëngohe­t shumë, së bashku me skuadrën për të rikthyer besimin dhe për të dhënë një sinjal pozitiv për vazhdimësi­në. Një fitore do ta ndryshonte atmosferën, ndërsa humbja me siguri do të trondiste stolin e italianit. Panuçi këtë herë duhet t’i shtrëngojë rripat pikërisht afër territorit të vogël palestinez që quhet Rripi i Gazës. Udhëtimi - Skuadra është nisur dje pas mesditës me linjën shqiptare të udhëtimit dhe avionin e emërtuar “Lasgushi”. Pas mbërritjes në “Tel Aviv” me avionin çarter, kuqezinjtë janë ndarë në dy destinacio­ne. Një furgon me trajnerin, kapitenin dhe disa anëtarë të stafit të mediave kanë udhëtuar drejt stadiumit ku edhe ishte konferenca për shtyp. Ndërkohë, skuadra me një autobus dhe stafi i federatës në një tjetër, i janë drejtuar hotelit ku qëndroi Kombëtarja. Futbollist­ët, nga aeroporti i janë drejtuar menjëherë hotelit, duke mos shkelur as fushën e blertë. Kjo është e disata herë që skuadra Kombëtare nuk kryen stërvitjen standarde një ditë para takimit dhe në orën kur zhvillohet ndeshja, qoftë për të parë kushtet e fushës apo edhe që futbollist­ët të mësohen me regjimin e orarit të ndeshjes dhe për kushtet klimaterik­e. Formacioni - Ekipi Kombëtar i përmbylli përgatitje­t në kuadër të sfidës me Izraelin gjatë paradites së djeshme, ku u dha fund dilemave që kanë të bëjnë me skemat dhe formacioni­n. Trajneri Panuçi ka pasur në dispozicio­n kohën e nevojshme për të përzgjedhu­r i qetë 11 titullarët që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Nga sa është lënë të kuptohet në bazë të përgatitje­ve që ka bërë italiani gjatë ditëve të fundit, në portë pritet të startojë Strakosha dhe përpara tij katërshja e mbrojtjes me Hysajn djathtas dhe Binakun majtas, ndërkohë që në qendër të mesfushës pritet dyshja Mavraj-Gjimshiti. Mesfusha pritet t’i besohet treshes Xhaka- Basha- Memushaj. Si mesfushorë anësorë pritet të luajnë Grezda në të majtë dhe njëri mes Uzunit dhe Gavazajt në të djathtë. Në sulm i vetëm Bekim Balaj do të tentojë të kërcënojë dhe mbajë nën presion mbrojtjen kundërshta­re. Megjithëse trajneri deklaroi se ka vendosur skemën dhe formacioni­n, ndryshimet dhe dilemat përpara çdo sfide kanë qenë të pandashme për trajnerin italian dhe në asnjë takim nuk kanë munguar ndryshimet, duke surprizuar jo pak pas 11 ndeshjeve që ka drejtuar kuqezinjtë. Organika - Në momentet e fundit ka pasur një dëmtim të Alban Hoxhës dhe trajneri ka thërritur portierin e Shpresave, Kastratin. Gjithashtu, ka grumbullua­r edhe Xhakomo Vrionin, i cili ndaj Spanjës U-21 bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe pritet që sot mund të ketë debutimin me kuqezinjtë. Vrioni debutoi me gol në Kombëtaren Shpresa dhe me Spanjën konfirmoi formën e mirë që e bindën italianin t’i bëjë një vend në Kombëtaren A.

 ??  ??
 ??  ?? Moment nga festa e lojtarëve të Kombëtares për një nga golat e Sadikut në triumfin 0-3 në Izrael
Moment nga festa e lojtarëve të Kombëtares për një nga golat e Sadikut në triumfin 0-3 në Izrael
 ??  ?? Uzuni, Memushaj e Manaj gjatë udhëtimit të djeshëm drejt Izraelit
Uzuni, Memushaj e Manaj gjatë udhëtimit të djeshëm drejt Izraelit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania