Panorama Sport (Albania)

Shqipëria bie në Izrael, lamtumirë Liga e Kombeve

Duhet një mrekulli matematiko­re për kualifikim­in

- JORGIS MEMO

Shqipëria bie në Izra el dhe i thotë lam tumirë Ligës së Kombeve. 14 tetori nuk është data e duhur për Kombëtaren, që edhe katër vite më parë përjetoi një mbrëmje të tmerrshme në Beograd. Dje në Ber Sheva, edhe pse dhamë sinjale të mira në aspektin e lojës, sërish dolëm të mundur në fund, madje me një rezultat të pastër 2-0. Pësojmë një gol naiv, ndoshta më të thjeshtë edhe se në kalçeto, ndërsa më pas edhe pse dominojnë, nuk dimë të shënojmë duke shpërdorua­r pa fund. Në pjesën e dytë vendos ligji i pashkruar i futbollit dhe pranojmë disfatën. Një Shqipëri që vetëm mrekullia matematiko­re mund ta bëjë të shpresojë vendin e parë nëse arrin të fitojë ndeshjen e mbetur me Skocinë më 17 nëntor. Në Izrael vuajtëm rreshtimin e gabuar të mbrojtjes në golin e parë, që tashmë po bën xhiron e botës për faktin se erdhi prej asistit të portierit. Ky i fundit me një mbiemër karizmatik, Harush, ishte në një ditë të jashtëzako­nshme, duke u bërë makth për Bekim Balaj&CO. As rikthimi te skema 4-5-1 nuk dha efekt, pasi na mungoi shënjestra në një takim ku kundërshta­ri dukshëm ndjeu lodhje, pasi vetëm katër ditë më parë kishte sfiduar Skocinë.

PJESA E PARË

Myrto Uzuni ishte befasia e madhe në formacion dhe beratasi e shpërblen me një paraqitje fantastike, duke luajtur sikur të kishte vite me fanellën kuqezi. Me Balajn në majë të sulmit, kuqezinjtë i afrohen golit pikërisht me shkodranin, që është i pafat, pasi gjen në një ditë të çmendur portierin Harush. Në fraksion sekonde pas këtij rasti të parë, portieri i Izraelit bëhet protagonis­t me asistin e "vitit", duke shërbyer për Hemed që nga zona e tij me një top të gjatë rreth 70 metra. Me mbrojtësit kuqezi në gjumë nuk mjaftoi as dalja e Strakoshës, pasi Izraeli na ndëshkoi. Një tronditje jo e vogël, por vazhdimësi­a e lojës tregoi se kundërshta­ri kishte mangësi në mbrojtje, mirëpo nuk

ishte dita e Balajt, por e portierit Harush. Ky i fundit reagon sërish mrekullish­t pas një goditjeje të Balajt me kokë, ndërsa më pas ndal edhe Xhakën pas një kthese spektakola­re të mesfushori­t. Shqipëria mundohet ta godasë Izraelin me krosimet nga

krahët drejt shkodranit, por edhe goditjet standarde. Por, shënjestra dhe mungesa e fatit në disa raste na penalizon. Në fund të pjesës së parë humbasim edhe shërbimet e Bashës për shkak dëmtimi, ndërsa Panuçi aktivizon Sabjen Lilajn e thirrur në Kombëtare

vetëm tri ditë më parë.

PJESA E DYTË

Pas pushimit, trajneri i Izraelit bën një lëvizje në qendër të mbrojtjes, ndërsa kuqezinjtë rifuten në fushë me zëvendësim­in kokë më kokë, Basha-Lilaj. Shqipëria

hidhet direkt në sulm dhe Hysaj tenton golin me një goditje nga jashtë zone. Grezda dhe Uzuni nga krahët mundohen të qëndrojnë sa më afër Balajt, ndërsa Memushaj shtyn përpara duke qenë ai lojtari i pasimit të fundit. Shansi i golit i vjen sërish

Balajt, por shkodrani duket sikur ka konsumuar gjithë fatin në Izrael. Më pas është radha e Lilajt, që me një goditje të fuqishme gjen në pozicion portierin. Kuqezinjtë tentojnë me të gjitha mënyrat, ndërsa lëvizja e Panuçit është debutuesi Vrioni në vend të Balajt. Më pas nuk ka më zëvendësim­e, me trajnerin që ruan më kot të tretin, duke habitur jo pak. Nuk kalojnë shumë minuta dhe Izraeli i gjendur nën presion, kujtohet të vendosë në punë "yjet" që ka në përbërje, si mesfushori Naço apo sulmuesi Dabur. Goditja fatale për kuqezinjtë vjen atëherë kur mendohej gjithnjë e më shumë barazimi. Një goditje dënimi e Izraelit kthehet në gol nga i sapofuturi në fushë Dia Seba dhe gjithçka merr fund. As përpjekjet për golin e nderit nuk japin rezultat dhe ndeshja mbyllet me fitoren e pastër të Izraelit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania