Panorama Sport (Albania)

Basha: Duhet të shënonim, pësojmë gola të çuditshëm

-

Migjen Basha pranon se Kombëtarja është ndëshkuar nga një gol shumë i çuditshëm, ndërsa mendon se ka qenë e pafat në rastet që iu paraqitën. Në bisedën pas ndeshjes për "SuperSport", mesfushori që luajti vetëm 45 minuta e para dhe la lojën i dëmtuar, deklaroi se skuadra duhet të kishte shënuar, ndërsa theksoi se edhe ai ka gabuar jo pak.

Ju patët pak vështirësi gjatë pjesës së parë, çfarë ndodhi?

Mendoj se në vështirësi ishim vetëm në fillimin e ndeshjes, pastaj kishim raste për të shënuar golin. Nuk ia arritëm dhe pastaj pësuam një gol që nuk ndodh gjithmonë. Është shumë i çuditshëm, por patëm disa raste. Në fund mund të them se ishte një ndeshje e mirë nga ne. Krijuam aq raste, sa po t'i bësh të gjitha ndeshjet e fundit nuk i kemi pasur. Besoj që nuk kishim fat.

Në ndeshjen e parë me Izraelin ishit më i miri, por çfarë ndodhi në ato pak minuta që ratë shumë pak në kontroll me topin?

Është e vërtetë, por të gjitha ndeshjet nuk janë njëlloj. Në ndeshjen e parë isha më mirë dhe preka më shumë topa, ndërsa sot (dje) kam bërë gabime më shumë se herët e tjera. Nuk e ndihmova ekipin, por humbja nuk varet vetëm nga unë. Së pari, nuk duhet ta pësonim atë gol që pësuam dhe duhet të shënonim të paktën një nga ato rastet në gol.

Nuk e kisha në kuptimin për të thënë se ishit ju fajtori, por për të treguar se kundërshta­ri i kishte marrë masat mirë ndaj jush...

Po, është e vërtetë. Si rrallëherë kisha dy sulmuesit dhe ishte e vështirë që të merrja topin. Dua të tregoj se edhe unë kam bërë gabime që nuk duhet t'i bëja.

Në aspektin taktik ju keni detyra organizues­e, por Memushaj dhe Xhaka çfarë direktivas­h kishin për këtë ndeshje? Duhet t’ju ndihmonin juve apo të ndihmonin më shumë Balajn?

Sigurisht që organizimi­n e lojës duhet ta bëjnë mbrojtësit dhe unë, pastaj topi të shkojë te Memushaj dhe Xhaka. Ata pastaj kanë për detyrë të furnizojnë sulmin. Besoj që në disa raste ia arritëm shumë mirë, ndërsa në raste të tjera ka pasur probleme në qarkullimi­n e topit. Duhet ta lëviznim më shpejt topin dhe unë marr përsipër gabimet që bëra sepse nuk pasoja më shpejt për Xhakën dhe Memushajn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania