Panorama Sport (Albania)

Grezda: S'jam në formën më të mirë, më markuan me dy lojtarë

-

Eros Grezda analizon humbjen në Izrael dhe thotë se skuadra dhe ai personalis­ht luajti mirë vetëm në 45 minutat e para. Në deklaratën për "SuperSport" thotë se kundërshta­rët i morën mirë masat dhe nuk e lanë të lirë në pjesën e dytë.

Një humbje që na nxjerr jashtë objektivav­e në Ligën e Kombeve. Çfarë ndjesie keni?

Është një ndjenjë shumë e keqe, sidomos me atë që treguam në fushë. Nuk e meritonim që të humbnim. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë dhe patëm raste të shumta për të shënuar, të cilat nuk i shfrytëzua­m. Pastaj në pjesën e dytë ishte një ndeshje tjetër, sepse ata e kuptuan lojën tonë dhe si unë dhe Uzuni ishim më të bllokuar sepse na mbuluan me dy lojtarë. Nuk kishim më hapësira, por me ato raste mund të shënonim një gol.

Balaj pati disa raste të mira, por mos ndoshta u penalizua skuadra kur ai doli në minutën e 70-të?

Bekimi (Balaj) është një sulmues shumë i mirë në lojën e ajrit dhe i fortë. Pati raste, por fati nuk e deshi. Kështu është futbolli, kur nuk shfrytëzon rastet që të jepen, atëherë ndëshkohes­h.

Mos ndoshta transferim­i te Rejnxhërsi ka ndikuar në formën tuaj. Si është situata atje, a keni shanse të luani në të ardhmen?

E kam thënë disa herë që nuk jam në formën time më të mirë dhe nuk kam marrë minuta. Unë luajta 90-minutëshin e parë pas 6-7 muajsh dhe nuk është e lehtë. Por, në pjesën e dytë më markuan me dy lojtarë dhe ishte e vështirë për mua që të gjeja hapësira.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania