Panorama Sport (Albania)

Panuçi: Ishim në gjumë te goli

"Dikush do të qeshë nëse sheh ndeshjen dhe më pas rezultatin, u bëmë dy dhurata"

- GENTJAN ALINANI

‘ Jemi praktikish­t jashtë". Kristian Panuçi ngre fl amurin e bardhë dhe pranon që vendi i parë në grup është mision i vështirë, për të mos thënë i pamundur. Duket i dorëzuar, edhe pse me fjalë thotë të kundërtën. Është krenar për ndeshjen që zhvilloi Shqipëria, por i zhgënjyer për rezultatin. Mbi të gjitha për golin e parë të pësuar në atë mënyrë qesharake. Trajneri i Kombëtares thotë se mbrojtësit ishin në gjumë në atë rast. Në intervistë­n e dhënë për RTSH pas humbjes me Izraelin, tekniku italian e konsideron mëkat të madh rikthimin në Tiranë me 0 pikë pas një ndeshjeje shumë të mirë. Ai e quan të jashtëzako­nshme.

Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë dhe kishim ne zotërimin e topit 70% dhe rastet për të shënuar. Çfarë ndodhi që humbëm?

Jam shumë i zhgënjyer për djemtë, sepse kanë bërë një ndeshje të jashtëzako­nshme. Krijuam lojë të mirë dhe pësuam një gol nga nisja e lojës së portierit dhe kjo është gjë shumë e rëndë. Pastaj pësuam një tip autogoli. Të kthehesh në shtëpi me humbje 2- 0 me një ndeshje të luajtur kështu, të bën të ndihesh keq.

Çfarë ndodhi me

mbrojtësit në atë moment, ndërkohë që topi vjen nga larg?

Unë u ktheva dhe pashë topin që shkonte te kundërshta­ri. Thjesht ishim në gjumë në atë moment, po flinim. Kërkoja përsëritje për ta kuptuar më mirë se çfarë

po ndodhte.

Izraeli udhëheq grupin dhe pastaj Skocia dhe ne me 3 pikë. Çfarë luajmë me Skocinë?

Është e vështirë që të fitojmë 3- 0 ndaj Skocisë dhe pastaj të shpresojmë që të Skocia të mundë Izraelin.

Por pastaj do të jemi me pikë të barabarta me Izraelin, por ata janë përpara sepse kanë fituar 2- 0, ndërsa ne 1- 0. Praktikish­t jemi jashtë.

Domethënë jemi dorëzuar?

Jo, jo, jo. Nuk jam i dorëzuar, sepse të humbasësh në

këtë mënyrë është e vështirë. Është mëkat i madh, sepse bëmë një ndeshje me kualitet.

Një Shqipëri që luan më mirë me Lilajn sesa me Bashën?

Nuk më pëlqen që përmendim emra të përveçëm. Sot ishim një ekip i madh dhe zhvilluam një ndeshje të jashtëzako­nshme. Nëse dikujt do t'i tregojmë ndeshjen që zhvilluam dhe rezultatin në fund, do të qeshë... Por në fund fiton ekipi që shënon golat në futboll. Ne bëmë 2 dhurata dhe ata shënuan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania