Panorama Sport (Albania)

“Krijuam shumë, isha i pafat”

“Meritonim të paktën një barazim, një sulmues më shumë do të shtonte rrezikshmë­rinë”

-

Idënuar që të luajë vetëm! Bekim Balaj nuk ka asnjëherë shansin që të ketë një të dytë rreth tij në zonë, që shërbimet e mara si dje ndaj Izraelit, të mund t’i shndërrojë në pasime, asiste apo raste të pastra shënimi. Gjithsesi, bomberi shkodran, me tentativat e tij, ishte një rrezik konstant gjatë gjithë kohës për portierin Harusha, i cili ia doli që të fitojë një “sfidë personale” me të në të paktën pesë raste. Në deklaratën për TVSH, ai shprehet: “I pafat? Nuk arrita të shënoj, pavarësish­t se u mundova në ato raste që krijuam. Nuk mjaftoi dhe topi nuk shkoi në rrjetë. E vuajtëm mungesën e golit dhe ajo ndikoi. Luajtëm shumë mirë dhe e kishim përgatitur mirë. Humbëm një ndeshje që minimumi do të ishte barazim”, është shprehur fillimisht shkodrani, i cili i pyetur në lidhje me ndërrimin që trajneri të kishte hedhur në fushë Vrionin përkrah tij, përgjigjet: “Të luajmë me një apo dy sulmues është zgjidhje e trajnerit, por sa më shumë lojtarë në zonë shtojnë rrezikshmë­rinë. Mund të luajmë me 2 sulmues, por edhe me 5, megjithatë mua nuk më takon të bëj të tilla analiza”.

Për “SuperSport” Shkodrani ka komentuar edhe golat e pësuar. “Mënyra se si e morëm golin e parë, të dhemb. Gjatë gjithë ndeshjes treguam karakter dhe ruajtëm qetësinë, duke kërkuar golin,

por sa më shumë kalonim minutat dhe rastet me të cilat nuk po shënonim, ndikon tek ekipi. Pastaj, ndoshta me një gabim tonin, Izraeli shënoi golin e dytë dhe e mbylli ndeshjen. Gjatë gjithë pjesës së parë, kontrollua­m lojën, ruajtëm qetësinë dhe krijuam

raste. Fakti që nuk shënuam na vështirëso­i më shumë lojën dhe na çoi në humbjen e ndeshjes. Hapësira ishte që të luanim edhe nga qendra apo pranë meje, por zgjodhëm që të luanim nga krahët. Duhet të provonim më shumë edhe nga qendra”, tha Balaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania