Panorama Sport (Albania)

Cana këshillon Panuçin dhe “dërgon” Kosovën në Ligën C

“Të rinjve u duhet kohë, Mavraj mund ta mbajë shiritin”

-

Shiriti i kapitenit është bërë çështje në vitin e fundit dhe kush më mirë se ish- lideri legjendar i Kombëtares mund të japë më mirë një version rreth kësaj çështjeje. Para ndeshjes në Izrael, Cana ka komentuar edhe diferencat mes trajnerit aktual Panuçi dhe De Biazit si dhe Kombëtaren me të dy trajnerët.

Ku ndryshon kombëtarja e De Biazit me atë të Panuçit? Ka shumë faktorë. Pas një suksesi të madh vjen një periudhë e vështirë, skuadra duhet të riorganizo­het. Të rinjtë që po vijnë duhet të inkuadrohe­n në mënyrën më të mirë, u duhet pak kohë. Pritshmëri­a është rritur shumë.

Ku ndryshojnë De Biazi nga Panuçi?

Me trajnerin Panuçi nuk kam komunikuar shumë. Janë dy trajnerë të ndryshëm, pavarësish­t se vijnë nga e njëjta shkollë. Është një trajner i ri që do të tregojë vlerat e tij. Idetë e tij janë kushtëzuar nga dëmtimet dhe mungesat, por unë e këshilloj të mos heqë dorë nga filozofia e tij. Është shumë i përkushtua­r.

Çfarë mendimi keni për kombëtaren e Kosovës?

Po e ndiqja ndeshjen e tyre dhe u zhgënjyem për barazimin, sepse kishte një mundësi të mirë të shkëputej nga Azerbajxha­ni. Kosova është e destinuar vetëm të rritet, sepse ka shumë elementë cilësorë. Ka nivelin për të luajtur në Ligën C.

A është Mavraj kapiteni i duhur për Shqipërinë?

Brenda ekipit kombëtar janë disa elemente që mund ta mbajnë shiritin, Mërgimi është një prej tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania