Panorama Sport (Albania)

Shqipëria është “memece”, nuk dimë si të sulmojmë

Treshja e sulmit nuk kombinon, asnjë plan B veç Balajt

- Nga NEPTUN BAJKO

Në pamje të parë, Shqipëria luajti një ndeshje pozitive. Skuadra dhe formacioni ishin të pëlqyeshëm. Loja pati një ndryshim nga ndeshjet e mëparshme, sepse skuadra ishte më e shkurtër, kishte dëshirë dhe dinte të qarkullont­e më mirë topin.

Por, a mund të themi se kjo skuadër bëri një hap para? Kam frikë ta them këtë... Jo sepse nuk më pëlqen, por sepse në fund humbëm 2-0 sërish në Ligën e Kombeve, pas disfatës në Skoci. Nuk mund të them se jemi aty ku duhet, sepse Shqipëria dje luajti ndeshjen më të mirë në kohën e Panuçit, por ja që humbi sërish 2- 0. Shkuam atje për dy rezultate, por nuk morëm dot asnjë. Me një kundërshta­r që është shumë më poshtë në renditjen e FIFA-s... Shqipëria pësoi një gol naiv në fillim të ndeshjes dhe më pas ra në kurthin e izraelitëv­e. Po, po, tërheqja e tyre ishte taktike, por ne as e kuptuam dhe as e shfrytëzua­m. Sepse Shqipëria sot është shurdhmeme­ce... Mbrojtja

E kam parë Mavrajn dhe Hysajn shumë të plogësht. Nuk kanë grintën dhe përqendrim­in e dikurshëm, por nuk më shqetëson kjo, sepse fundja çdo lojtar ka momentet e veta jo të mira. Ajo që më shqetëson është që skuadra jonë nuk flet. Nuk ka komunikim me zë. Fare. Lojtarët nuk janë robotë dhe sidomos ata të prapavijës, duhet që të flasin me njëritjetr­in. “Kujdes!” “Afrohu!” “Më ndihmo!” “Tërhiqu!” “Largoje!” “Pasoje!”, etj... Dhe pikërisht sepse nuk flasin dhe nuk komunikojn­ë, pësuan një gol të pabesueshë­m. Mavraj nuk i flet Gjimshitit, Strakosha nuk u flet mbrojtësve, mesfushorë­t nuk i folën Strakoshës dhe përfundimi ishte që e nisëm ndeshjen 1- 0... Keq, shumë keq! Shqipëria nuk e ka luksin në këto momente të jetë kaq pak harmonike në fushë dhe lojtarët të sillen si shurdhmeme­cë...

Mbrojtja

Nuk mund t’i marrësh më të mirën Mavrajt kur tri ditë më parë e ke vendosur në të majtë dhe dje e ktheve sërish në qendër. Është edhe çështje psikologji­ke. Por, nuk ishte ai problemi real i mbrojtjes. Problem për mua është që mbrojtësit e krahut nuk ndihmuan pothuajse fare në fazën sulmuese. Pasimet “kokë a pil” janë veprime individual­e. Po them për mbrojtës në rolin e “pistonit” që furnizojnë sulmuesin kryesor apo të tjerët me pasime të shpeshta dhe të punuar më parë. Për fat të keq, nuk e pashë këtë. Mesfusha

Ishte shumë më mirë se herët e tjera, falë edhe Xhakës. Po, ai djalë kishte diçka më shumë se të tjerët. Grintë, dëshirë dhe qartësi në fushë. Ai e dinte më mirë se kushdo tjetër se çfarë duhej të bënte në fushë. Megjithatë, mendoj se dje reparti qendror ishte më mirë, edhe pse pasimet vertikale për sulmuesin kryesor ishin zero. Ky është një minus shumë i madh. Punuan relativish­t mirë, por duhet të flasin më shumë. Xhaka flet me gjeste, por jo me zë, ndërsa të tjerët nuk flasin fare. Por, e përsëris deri në lodhje: kjo skuadër ka nevojë që lojtarët të flasin me njëritjetr­in deri sa të gjejnë veten. Sulmi

E di që Balaj mund të kishte bërë diçka më shumë, por mos e kryqëzoni që nuk e çoi topin në rrjetë. Balaj u shërbye vetëm në një mënyrë dhe nuk kishte asnjë plan B për të kapur rivalët në befasi. Treshja e sulmit nuk kombinon me njëri-tjetrin. Shkojnë deri te zona dhe më pas i pasojnë Balës, por duhet të guxojnë edhe vetë, duhet që ndonjë mesfushor të bëhet pjesë e aksionit. Nuk ka pra një plan B. Ndërkaq, nuk m’u duk i goditur as zëvendësim­i për futjen e Vrionit dhe nxjerra e Balajt. Fare mirë në minutat e mbetura mund të luanin të dy bashkë. Për dy motive: së pari sepse ishim duke e humbur ndeshjen dhe së dyti plani me një qendërsulm­ues u studiua dhe u neutralizu­a nga izraelitët. Duhej diçka ndryshe dhe pak më shumë guxim. Për fat të keq nuk e pamë. Dhe nuk është fare rastësi që kemi tri ndeshje që nuk shënojmë... Kjo ndodh, sepse nuk duket askund dora e trajnerit në aspektin e stërvitshm­ërisë taktike.

“Mashtrimi” i izraelitëv­e Është gjë e madhe të njohësh forcën tënde dhe limitet e tua. Izraeli e ishte i qartë në këtë pikë dhe në 20 minutat e fundit, kur e dinte që Shqipëria do ta sulmonte, vendosi të bënte një tërheqje taktike. Menaxhojmë forcat dhe përpiqemi që të godasim kundërshta­rin në pikat e dobëta. Panuçi nuk e kuptoi dot këtë dhe as nuk e shfrytëzoi tërheqjen e tyre. Si? Duke shtuar forcat në sulm dhe jo duke bërë ndërrime kokë më kokë mes sulmuesve.

“Shkuam atje për dy rezultate, por nuk morëm dot asnjë. Me një kundërshta­r që është shumë më poshtë në renditjen e FIFAs... Shqipëria pësoi një gol naiv në fillim të ndeshjes dhe më pas ra në kurthin e izraelitëv­e. Po, po, tërheqja e tyre ishte taktike, por ne as e kuptuam dhe as e shfrytëzua­m. Sepse Shqipëria sot është shurdhmeme­ce...”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania