Panorama Sport (Albania)

NOTAT E SHQIPËRISË

-

Strakosha 5,5 – Ka përgjegjës­i te goli i parë. Një dalje përpara “alla Nojer” dhe lexim i keq i manovrës së kundërshta­rit. Më pas bën dy mrekulli të tjera dhe na mban në lojë deri te goli i dytë. Hysaj 5,5 – Shqipëria nuk është Napoli. Duhet ta mësojë njëherë e mirë këtë. Aty në prapavijë duhet të sakrifikoj­ë më shumë në të dyja fazat, nëse kërkon që ekipi i tij t’ia dalë mbanë. “Pikoi” një top si Pirlo në minutën e 60-të, por Balaj nuk e shfrytëzoi. Gjimshiti 5,5 – I vendosur keq te goli i parë, ndërsa tek i dyti është i pafat me devijimin që nxjerr blof Strakoshën. Gjithsesi, ishte ai pika më e fortë në prapavijë duke veshur petkun e liderit. Mavraj 5 – Top nga 70 metër dhe lideri kapiteni nuk e lexon. Përkundraz­i, sheh shtrembër anësorin, duke harruar që nuk ka “ofside” kur pasimin e jep portieri. Larg formës së dikurshme dhe vuan tej mase me kundërshta­rët e shpejtë dhe teknikë. Në gjumë... Binaku 5 – Ka faj te goli i parë. Më pas përpiqet ta ngrejë nivelin e lojës, por pa mundur që të shërbejë si duhet në fazën ofensive. Fragmentar, sepse hera-herës del nga detyrat taktike në mbrojtje, duke lënë hapësira të rrezikshme.

Basha 5 – Me hatër. I dorëzohet pa kushte presingut të vendësve. Humb dy topa të rrezikshëm në startin e ndeshjes dhe më pas nervozohet. Pasimet e gjata janë pa adresë, pak efikase në fazën mbrojtëse dhe mezi lexon lojën e kundërshta­rëve. Nuk ishte mbrëmja e tij, sepse dëmtohet rrezikshëm dhe luan vetëm 45 minuta. (Nga min 46’ Lilaj 6 – Korçari hyn me grintën e duhur. Rrëmben top, shkel në çdo cep dhe përpiqet të jetë efikasë në vertikaliz­ime, edhe pse nuk ia del dot. Has shumë vështirësi kur Grezda me Uzunin fiken në 20 minutat e fundit, sepse i bie gjithë barra e ndërtimit të aksioneve.

Xhaka 6,5 – Më i miri në fushë për Shqipërinë. Vrapon pa fund, rrëmben topa dhe ndihmon sulmin. E mban topin në këmbë më shumë sesa duhet, por gjithsesi nuk e humb toruan asnjëherë. Kombinon mirë me Binakun dhe më pas ndihmon edhe nga krahu i Uzunit. Lider.

Memushaj 5,5 – Shumë larg portës, shumë i sakrifikua­r, shumë pak i rrezikshëm. Ka detyra mbrojtëse, por mungojnë vertikaliz­imet e tij. I pafat edhe te goditja standarde që merr përsipër të ekzekutojë.

Uzuni 6,5 - Beratasi duket sikur punon me naftë. Të paktën deri në minutën e 70-të. I rrezikshëm në krah me depërtime të shpejta dhe i palexueshë­m kur futet nga qendra. I mungon ende kombinimi i duhur me Balajn, por sinjalet i dha, madje shumë të forta. Bie në fundin e ndeshjes sepse edhe markimi bëhet më i ashpër ndaj tij. Shpejtësi, forcë dhe teknikë, Gavazaj është i paralajmër­uar. Shpërthyes.

Grezda 5 – Ndeshjen kur na duhej pak finesë, pak cinizëm dhe pak fantazi në sulm, ai “mungoi”. Nën tonus gjatë gjithë ndeshjes. Lëviz shumë pa top, por sa herë e ka atë, nuk arrin ta shërbejë si duhet. Spostimi në qendër duket sikur ia pret hovin. Është më efikas si një gjysmësulm­ues në krah sesa një sulmues i fshehur pas Balajt.

Balaj 5 – Shumë raste të shpërdorua­ra për një ndeshje të vetme. Portieri Harush i bëhet makth, por qartazi i mungon edhe protagoniz­mi te skuadra e tij. Shumë dëshirë, zero shënjestër. (Nga min 73’ Vrioni – Pa notë. Hyn tek rastet e çuditshme kur debuton pa e prekur topin gjatë ndeshjes...).

Trajneri Panuçi 5 – Shqipëria pëson gol sistematik­isht dhe nuk shënon prej tri ndeshjesh. U “dogjëm” në Ligën e Kombeve dhe akoma nuk e dimë se si luajmë. Dakord, nuk mund të hyjë ai dhe ta bëjë golin, por në minutat e fundit mund të luajmë edhe me 3 sulmues kur jemi duke e humbur ndeshjen.... Jemi në rënie pikiatë dhe nuk e dimë nëse trajneri e ka kuptuar këtë apo jo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania