Panorama Sport (Albania)

Humbje dinjitoze, ja çfarë nuk shkoi

- Nga ASTRIT HAFIZI

Nëse do t’i referohemi humbjes në Skoci, unë do të preferoja këtë humbje që ishte më e drejtpërdr­ejtë për ne, në kuptimin e asaj që dhamë në fushë. Ishte një humbje kështu, një humbje ‘dinjitoze’ sesa ajo në Skoci që nuk bëmë asgjë. Ishte një humbje, me atë shijen e keqe që të lë në fund, por që ndodh në futboll. Nga ajo që konstatova gjatë lojës është se skuadra ishte e organizuar mirë, veproi mirë dhe pati qarkullimi­n e topit si asnjëherë më mirë. Në planin e parë, treguam që ne po futemi në lojë dhe me ato që kërkohen në futboll: Me ide dhe me mendim. Çfarë nuk shkoi? Kuptohet që nuk mjafton vetëm kjo që thashë deri më tani për të arritur rezultatin: Konkludimi, ajo që është më kryesorja: Ne shkojmë deri te zona, bëjmë disa veprime që i kërkon loja, por kemi paqartësi. Gjithashtu ishim të paorganizu­ar mirë në veprimet e mbrojtjes, në ato pak raste që krijoi Izraeli, dy, tre apo katër në total. Ishim të paqartë, shumë të pavëmendsh­ëm. Për të ndërtuar një skuadër dhe për të qenë një skuadër dinjitoze, duhet që këto komponentë të jenë në sinkron. Nuk mjafton mbajtja e mirë e topit dhe lirshmëria që patëm në disa momente, ku edhe shfrytëzua­m anën fizike më të mirë, e cila u pa qartë në disa raste. Ishim më mirë sesa ato. Sikur të ishte menduar më parë, që në fillim të sezonit, për lëvizjet në formacion që sot m’u dukën të mira rasti i Uzunit, për t’i fituar për eliminator­et, do të ishte më mirë sesa euforia që thamë se duhet të dalim të parët.

Marrë nga “SuperSport”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania