Panorama Sport (Albania)

Kosova barazon dhe humbet një shans

Kosovarët kryesojnë me tetë pikë, Malta u bën dhuratë

-

Përfaqësue­sja e Kos ovës ka shpërdoru ar një shans mbrëmë për të blinduar vendin e parë në Grupin 3 të Ligës D në transfertë­n e Ishujve Faroe. Skuadra e trajnerit Bernqard Shaland në ndeshjen e katërt të Ligës së Kombeve ka barazuar 1-1, por me pak kujdes edhe mund të kishin marrë fitoren, pasi ndeshjen e nisën shumë mirë, ku në minutën e nëntë Milot Rashica kaloi në avantazh "Dardanët". Trajneri Shaland vendosi që në dallim nga ndeshja e fundit, ku Kosova fitoi 3-1 ndaj Maltës, ndaj Ishujve Faroe të bënte katër ndryshime në formacion. Njëri erdhi për shkak të mungesës së Hekuran Kryeziut në mesfushë dhe Benjamin Kolollit në mbrojtje. Te Kosova titullarët e rinj janë: Ardin Dallku në qendër të mbrojtjes dhe Fidal Aliti si i majtë. Idriz Voca në mesfushë së bashku me Herolind Shalën, ndërsa Milot Rashica ka zënë vendin e Arbër Zenelit. Ndërsa, trajneri i Ishujve luan me formacioni­n më të mirë. Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Kosovës, e cila menaxhoi më mirë lojën dhe shënoi edhe një gol që në fillim të takimit. Në minutën e nëntë të ndeshjes zhbllokohe­t rezultati me eurogolin e Milot Rashicës, i cili me një të djathtë nga jashtë zone e dërgoi topin në trekëndësh. 0-1 për Kosovën

dhe Rashica e feston golin, duke bërë simbolin e shqiponjës dhe duke kryqëzuar duart. Pas këtij goli nis sulmi i kosovarëve, por pa mundur që të dyfishojnë. Edhe vendësit u munduan me Joensen në një rast, por 45 minutat e para u mbyllën me golin e Rashicës. Kosova e nisi pjesën e dytë me idenë për të administru­ar golin, por pa kaluar

pesë minuta lojë vendësit shfrytëzoj­në një gabim të Rrahmanit në mesfushë dhe me një kundërsulm të shpejtë, Joensen ndëshkoi dardanët, duke barazuar rezultatin në shifrat 1-1. Pas këtij goli të pësuar, Kosova kujtohet të sulmojë dhe të gjejë golin e fitores. Përkundër zëvendësim­eve të kryera, me idenë për të forcuar ekipin nga

trajneri Shaland dhe rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, ndeshja u mbyll në barazim 11. Pas këtij barazimi në transfertë, Kosova vazhdon të kryesojë grupin me tetë pikë, kjo edhe falë dhuratës së Maltës, që barazoi 1-1 me Azerbajxha­nin, që renditet i dyti me 6 pikë. Ndeshja e radhës për Kosovën është në Maltë më 17 nëntor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania