Panorama Sport (Albania)

Sirena angleze, Xhaka e Durmishaj drejt ishullit

Bomberi në formë, skautë të Blekbërnit piketojnë sulmuesin e U-21

- OLSI TUJANI

Shqiptarët në modë. Sa herë që afron pe riudha e merkatos së transferim­eve, shumë prej futbollist­ëve të Kombëtares përfliten për transferim­e të mundshme. Forma e mirë, vlera joekstremi­ste e lartë e kartonit dhe agresivite­ti që shfaqin në fushë janë cilësi që bëjnë shumë skuadra të piketojnë futbollist­ë të Kombëtares shqiptare për t'i pasur nën urdhra. E teksa duhet ende disa muaj deri në merkaton e janarit, emrat e parë kanë nisur të qarkullojn­ë në media. Me sa duket, ishulli britanik mund të mbledhë edhe dy shqiptarë të tjerë.

TAULANT XHAKA Vëllai i vogël iu bashkua Arsenalit, ndërkohë që i madhi është "blinduar" nga Bazeli me një kontratë disavjeçar­e. Por, Taulant Xhaka, me gjithë dëmtimin që kaloi edhe periudhën e pauzës, ka rrëmbyer vëmendjen e Rafa Benitez. Trajneri i Njukasëll ka dhënë "OK"-in që të shihen mundësitë e transferim­it të mesfushori­t kuqezi. Nga sa bëhet me dije pranë mediave rreth skuadrës së Njukasëlli­t, vlera e kartonit e fiksuar në 3 milionë euro është një shifër që nuk tremb dhe mund të bëjë që palët të ulen në bisedime. Lajmi i bërë i ditur nga portali "Newcastlet­ools", sipas të cilit Xhaka do ta rriste efikasitet­in në mesfushë e bardhezinj­të që po luftojnë për qëndrimin në elitën e futbollit anglez, është një mundësi e artë për vetë 27-vjeçarin të tregojë vlerat e tij në futbollin anglez. Xhaka do të formonte dyshen e mesfushës së bashku me britanikun Shelvi.

FIORIN DURMISHAJ Gola, formë e mirë, "shërbim ushtarak" dhe Kombëtare. Sulmuesi i Panionios, Fiorin Durmishaj, është duke kaluar një periudhë të mirë, por disa procedura që kanë të bëjnë me shërbimin ushtarak e penguan atë që t'u bashkohej 21- vjeçarëve që drejtohen nga Alban Bushi. Së fundmi, ai ka qenë protagonis­t me golat e tij, duke zgjuar vëmendjen e disa klubeve. Pas Osijekut në Kroaci, për Durmishajn kanë shfaqur interes edhe anglezët e Blekbërn, të cilët e kanë ndjekur me disa skautë në ndeshjen ndaj Aristit të Selanikut. Durmishaj ka shënuar dy herë në këtë start sezoni në kampionati­n grek.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania