Panorama Sport (Albania)

Lutaj: Flamurtari me “gjynahe të vjetra”, më shumë mediatik sesa për titull

Ish-trajneri kritikon ndryshimet që bëhen çdo vit në ekip

-

Edmond Lutaj nuk e shikon për titull Flamurtari­n nëse vijon me këto oshilacion­e. Në një intervistë për "Panorama Sport", ish-trajneri vlonjat analizon gjithçka në kampin kuqezi. Duke u ndalur te ndeshja me Tiranën, Lutaj e cilëson të vështirë edhe për shkak të lëvizjes së Ardian Memës.

Profesor Lutaj, çfarë po ndodh me Flamurtari­n?

Fatkeqësis­ht deri tani Flamurtari nuk ka krijuar profilin e ekipit që kërkohet nga sportdashë­sit e qytetit të Vlorës. Gjithashtu, unë besoj që edhe drejtuesit e klubit nuk janë krejt të kënaqur me këtë ecuri.

A mund t'i ketë këto oshilacion­e një ekip pretendent?

Pyetja e ka përgjigjen brenda. Me këto rezultate që po bën Flamurtari, nuk mund të shpallet kampion. Kjo gjë është më se e qartë. Por mos të harrojmë se kampionati është shumë i gjatë dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë. Një ekip që synon për titull, zakonisht i menaxhon më mirë situatat kur ekipi është në avantazh. Unë jam shprehur më parë se të gjitha ekipet që synojnë për të dalë

kampion sivjet, kanë një mundësi reale, duke parë që ekipet që dominuan sezonin e kaluar janë dobësuar. Nga ky këndvështr­im jam shprehur se edhe Flamurtari ka një mundësi për të luftuar për titull.

Idrizi nuk ka shpallur objektiva. Mendoni se kjo gjë ndikon negativish­t?

Unë të them të drejtën nuk i di synimet e klubit dhe objektivat që Idrizi ka për ekipin. Në media qarkullojn­ë shumë gjëra. Nëse e kthejmë kokën mbrapa dhe bëjmë një analizë për rezultatet që ka bërë ekipi këto 3-4 vitet e fundit, mund të themi se skuadra ka luftuar për mbijetesë. Pas çdo sezoni, skuadra pak a shumë ka ndërruar për çdo vit trajner dhe një pjesë të madhe të kontingjen­tit të lojtarëve. Pra, kjo matematikë nuk të jep shanse reale për t'u shpallur kampion. Futbolli jep rezultate pozitive kur ka një vazhdimësi me grupin e futbollist­ëve, trajnerin dhe objektivat kapen ose janë afër pritshmëri­së. Çështja e menaxhimit të presionit ndaj skuadrës është një nga pikat kyçe për ta përballuar sezonin me sukses. Të presim dhe ta shohim sesi ekipi do ta përballojë këtë sezon futbollist­ik. Unë e kam dëgjuar trajnerin Daja që është shprehur se ekipi në momente të caktuara është nën presion. Shpresoj që ta zgjidhin këtë ngërç dhe ekipi të vijë në rritje.

Çfarë nuk shkon te ky Flamurtar?

Unë në momente të veçanta kam kujtuar se ekipi ka ndryshuar pozitivish­t, por në ndeshjen tjetër të radhës fatkeqësis­ht ekipi është kthyer në "gjynahet e vjetra". Flamurtari është një ekip mediatik. Të gjithëve u pëlqen të flasin për Flamurtari­n. Unë mendoj se kjo gjë është deri në njëfarë mase e mirë për Flamurtari­n.

Por, nëse kjo reklamë nuk kthehet në rezultat, atëherë mediat dhe specialist­ët fillojnë dhe bëjnë humor me Flamurtari­n. Dhe që këto situata të mos përsëriten, Flamurtari duhet t'i parandaloj­ë me një strategji të qartë. Unë mendoj që edhe qëndrimi i Idrizit që nuk i vë objektiv titullin Flamurtari­t, ndoshta e bën për këtë arsye. Personalis­ht do isha për objektiva të qarta për ekipin.

Cilët duhet të marrin më shumë përgjegjës­i?

Nuk mendoj se janë një apo dy lojtarë që duhet të marrin përsipër ekipin. Mendoj që ekipi duhet të rritet i gjithi si grup. Të gjejë një mënyrë loje të suksesshme dhe duhet të ketë vazhdimësi në rezultate pozitive. Deri tani ne nuk dimë se cila është forca e Flamurtari­t. Këtë gjë duhet ta tregojë ekipi.

Ndeshja e radhës me Tiranën. Si e shikoni?

Ndeshja e radhës do të jetë e vështirë për dy arsye. E para është se Tirana është një ekip që të krijon respekt për emrin e saj. Dhe e dyta se trajneri i Tiranës i di mirë çelësat e lojës së Flamurtari­t.

Mema, deri dje pjesë e Flamurtari­t, do të vijë si kundërshta­r. Si e shikoni

këtë lëvizje?

Për lëvizjen e trajnerit Mema mendoj që Flamurtari ka bërë një akt që e nderon, sepse i ka dhënë mundësinë një trajneri të ri të realizojë ëndrrën e tij. Por, momenti i lëvizjes të trajnerit është shumë delikat. Unë besoj te fjala: "Bëj mirë që të gjesh mirë. Mendoj se Flamurtari për mirësinë që bëri do shpërblehe­t".

Çfarë nuk shkon në sulmin e Flamurtari­t?

Në aspektin sulmues Flamurtari­t i mungon befasia. Bushiç për mua është një lojtar shumë punëtor dhe i hap shumë probleme kundërshta­rit. Por, Flamurtari­t i mungon një lojtar qendror, pas Bushiçit me cilësi të mira shpërthyes­e dhe integritet, që mund të shfrytëzon­te hapësirën në thellësi. Këtë argument e bazoj te fakti, që Bushic i fiton pothuajse të gjitha duelet me kundërshta­rët dhe gjithashtu topat që ai i ul brenda në zonën e rreptësisë. Në të ardhmen klubi duhet të mundohet ta kompletojë Bushiçin me një lojtar tjetër. Atëherë kjo gjë do t'i rriste vlerat ekipit, gjithashtu dhe Bushiç do të merrte atë që meriton sepse është tamam një lojtar shumë i mirë. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania