Panorama Sport (Albania)

Tirana, revolucion tek akademitë

Gati nisja e projektit për ndërtimin e infrastruk­turës, mbështetur edhe nga FSHF-ja

- OLSI AVDIAJ

Tirana mendon për akademinë dhe skuadrën e parë. Kështu, duke parë që fusha me bar natyror e "Skënder Halilit" është e konsumuar, pasi është viti i 12-të që reziston, nga ana e klubit po mendohet që ndoshta në dhjetor të ndryshohet tapeti i saj. Ka kohë që Tirana po mendon që të investojë në këtë drejtim dhe duke parë që klubit i duhet një fushë e re dhe atë e ka fituar me trofeun e Kategorisë së Parë, shumë shpejt investimin do ta vërë në jetë. Është menduar të rinovohet fusha e "Skënder Halilit", së bashku me sistemin vaditës, që ekipi i parë, por edhe ekipet e moshave të stërviten normalisht në një fushë të standardev­e më të larta futbollist­ike. Por, nuk mbaron këtu. Drejtori i ri i akademisë, Devi Muka, këto javë që është në krye të klubit, ka ndryshuar rrënjësish­t ambientet e jashtme të kompleksit "Skënder Halili". Pritet që shumë shpejt të investohet edhe në ambientet e brendshme ekzistuese

të "Skënder Halilit". Gjithsesi, projekti më i madh i Tiranës mbetet ndërtimi nga e para e akademisë bardheblu. Në krah dhe në fundoren perëndimor­e të "Skënder Halilit" është gati projekti për ndërtimin e akademisë Tirana. Një projekt i

kahershëm i presidenti­t Refik Halili, i cili pritet të vihet në jetë nga financat e klubit dhe ndoshta edhe ndihma e FSHF-së me fondet e solidarite­tit. Nëse ndodh një gjë e tillë dhe që planifikoh­et të vihet në jetë shumë shpejt, për Tiranën do të mbylleshin

shumë "vrima" dhe bardheblut­ë do të kthenin akademinë në standardet më të mira të mundshme në Shqipëri. Gjithsesi, shumë shpejt te bardheblut­ë pritet të ketë investime në infrastruk­turë në të mirë të skuadrës dhe vetë klubit Tirana.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania