Panorama Sport (Albania)

Hoxha, Partizani “mban frymën”

Te “demat” dyshohet edhe më e rënda, ndërhyrja kirurgjika­le dhe mbyllja e sezonit

- ILIR CARA

Ndërprerja e kampi onatit për shkak të angazhimev­e të ekipeve kombëtare u duk se do t’i bënte punë Partizanit, pasi lojtarët do të kishin mundësi të rikuperoni­n energjitë e harxhuara në javët e fundit. Sapo nisi punën për Luftëtarin, trajneri Skënder Gega ka marrë një lajm jo të mirë, pasi kapiteni Alban Hoxha braktisi grumbullim­in me Kombëtaren, për shkak të një dëmtimi që mori në gjurin e djathtë. Ajo që e bën shqetësues­e dhe e shton ankthin në kampin e kuq ka të bëjë me faktin se portieri është dëmtuar pikërisht aty ku ka pasur probleme dhe në të shkuarën. Në pamje të parë lëndimi duket më shqetësues se zakonisht, meqë dyshojnë edhe për më të rëndën, ndërhyrjen kirurgjika­le. Nëse Hoxha i nënshtrohe­t operacioni­t, i bie që ai ta mbyllë sezonin, pasi në raste të tilla duhen mbi 6 muaj që të rikuperohe­sh plotësisht. Gjithsesi, në kampin e kuq po luten dhe “mbajnë frymën” që dëmtimi i kapitenit të mos jetë i rëndë, në mënyrë që Partizani të mos

humbasë liderin dhe sigurinë në prapavijë, kur dihet se ka pësuar vetëm 1 gol në 8 javë kampionat. “Gardianit” të kuq i nisën problemet me gjurin e djathtë, pikërisht më 2 korrik 2015, ku në kuadër të ndeshjes së Ligës së Europës me Stromsgods­et, ai del nga fusha me

barelë në minutën e 30-të. Fillimisht portieri e kaloi problemin me terapi, ndonëse që në start u përfol për një ndërhyrje kirurgjika­le në gju. Në vijim, kapiteni i të kuqve ka pësuar edhe disa dëmtime të tjera në të njëjtin vend, por ndërhyrja e shumëpërfo­lur kirurgjika­le

është evituar gjithnjë. Falë punës së vetë lojtarit dhe stafit mjekësor dhe riaftësues të Partizanit, Hoxha ia ka arritur që në tri vitet e fundit të luajë duke shmangur problemin në gjurin e djathtë. Madje, për shkak të këtij dëmtimi të vjetër, në disa raste portieri, me lejen e stafit, i

ka evituar seancat e para pas grumbullim­i i Kombëtares. E ndeshjeve, pikërisht kur pakta që mund të ndodhë, është ngarkesa ka qenë e madhe. që Hoxha të mos luajë të dielën Momentalis­ht, në kampin e ndaj Luftëtarit. Shpresohet kuq askush nuk di të flasë me të mos ndodhë më e rënda, e siguri, madje edhe vetë portieri cila mund ta detyronte Partizanin mbetet në pritje se çfarë do të që të në merkaton e dimrit nxjerrë sot rezonanca magnetike të mendonte edhe për përforcimi­n që ka kryer pas largimit nga e portës.

TË SHTUNËN PRESIN TEUTËN

 ??  ?? 2 korrik 2015, Alban Hoxha duke u larguar me barelë në ndeshjen ndaj Stromsgods­et
2 korrik 2015, Alban Hoxha duke u larguar me barelë në ndeshjen ndaj Stromsgods­et

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania