Panorama Sport (Albania)

Rroca rikthehet me “kërcënime”: Ndaj Partizanit marrim pikë

Luftëtari pas pesë muajsh do të ketë “regjisorin”

-

Eduart Rroca i ka munguar Luftëtarit dhe fushave të blerat prej disa muajsh, mungesë e cila si me “magji” ka prishur bukurinë e lojës së bluzinjve në këto muaj. Falë përkushtim­it individual dhe mbështetje­s së klubit, regjisori i mesfushës së Luftëtarit ka hedhur pas krahëve dëmtimin për të qenë i gatshëm në sfidën mbyllëse të fazës së parë, ku të dielën luajnë në transfertë ndaj Partizanit. Lojtarit dhe trajnerit Gentian Mezani u mjaftoi ndeshja miqësore me Bylisin, të shtunën e shkuar, për të parë realisht gjendjen fizike të 24-vjeçarit. I lumtur për rikthimin në fushën e lojës dhe për pritshmëri­në e tij dhe të skuadrës, fillimisht për “Panorama Sport”, Rroca u shpreh: “Mungesën në fushën e lojës e kam përjetuar jo mirë emocionali­sht. Tashmë, gjithçka i është lënë kohës dhe e shikoj veten të gatshëm për ndeshjen e radhës. Ndoshta nuk e nis ndeshjen nga fillimi, por jam i bindur se do të ndihmoj skuadrën për të dhënë më të mirën në transfertë­n me Partizanin”. Ecuria jo pozitive e blu injve në këtë fundfazë të parë, sipas Rrocës, s’ka arsye për të ulur moralin dhe psikologji­në e Luftëtarit. Rroca është i bindur se skuadra e ka forcën dhe energjinë

e duhur për t’u kthyer te rezultatet pozitive, falë frymës së grupit dhe kolektivit­etit. “Partizani i kësaj faze të parë është ‘kockë e fortë’, që vështirë se kapërdihet lehtë. Jemi të ndërgjegjs­hëm se do të jetë një takim i vështirë, ndaj po punojmë fuqishëm për të marrë

rezultat pozitiv. Duhet të lëmë pas ecurinë negative dhe të kthemi sa më shpejt te rezultatev­e pozitive, duke filluar nga ndeshja me Partizanin”, përfundoi Eduart Rroca. Rikthimi dhe ndryshimet­Rikthimi i Rrocës është një ogur i mirë edhe për trajnerin Mezani, i

cili i vlerëson cilësitë e mesfushori­t si të duhurat për harmonizim­in e reparteve të skuadrës. Mjaftoi aktivizimi në miqësoren me Bylisin që Mezani pas takimit të shprehej: “Me rikthimin e Rrocës jam i bindur se shumë gjëra do të ndryshojnë”. Aktivizimi

i Eduart Rrocës me shumë gjasa do të shoqërohet me lëvizje të reja në mesfushën e Luftëtarit. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u mësuar në vijim, kur edhe mesfushori të jetë 100% gati për ta nisur si titullar në radhët e skuadrës gjirokastr­ite. Tomor Shehu

 ??  ?? Donald Rrapo dhe Eduard Rroca në fushën e stadiumit
Donald Rrapo dhe Eduard Rroca në fushën e stadiumit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania