Panorama Sport (Albania)

Punimet në stadium, Laçi migron në “Elbasan Arena”

-

Pas Kukësit dhe Kastriotit, është radha e Laçit që ndeshjet pritëse t’i luajë në fushë asnjanëse. Për shkak të degradimit të fushës së stadiumit, kurbinasit kanë nisur punën për rehabiliti­min e terrenit dhe me shumë mundësi, deri në fund të vitit 2018, të besuarit e trajnerit Artan Mërgjyshi nuk do të luajnë në Laç. Në këto kushte, 30% e skuadrave të Kategorisë Superiore janë pa shtëpi dhe janë të detyruara që të luajnë në fushë asnjanëse. Laçi është i detyruar që të migrojë për pak kohë dhe në këto kushte do të ndjekë rrugën e Kukësit të sezonit 2018-2019, që ndeshjet brenda i ka alternuar mes “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”. Duke ditur që edhe stadiumi i Shkodrës i është nënshtruar fazës së rehabiliti­mit të fushës, fillimisht shtëpia e re e Laçit do të jetë “Elbasan Arena”. Të shtunën në këtë stadium kurbinasit do të presin Teutën, takim i cili nis në orën 14:00. Laçianët janë skuadra e vetme në Superiore që në tetë javë kampionat nuk e njohin humbjen. Shpresohet që skuadra e Mërgjyshit ta ruajë këtë “zakon” edhe me Teutën, ndonëse luajnë në fushë asnjanëse. Laçi në 8 javët e para ka arritur katër fitore dhe katër barazime, me golavarazh 8-4. Me 16 pikë kurbinasit mbajnë vendin e tretë në klasifikim, duke u rreshtuar te pretendetë­t kryesorë për titull, pasi kanë 3 pikë më pak se Partizani i vendit të parë dhe një më pak se Skënderbeu që renditet i dyti. Shpresohet që migrimi provizor të mos ndikojë negativish­t në ecurinë e laçianëve deri në fund të këtij viti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania