Panorama Sport (Albania)

Shafik: Te Kukësi kam ardhur për Champions-in

Flet francezi i verilindor­ëve

-

Kukësi afroi në limitet e përfundimi­t të merkatos një mesfushor algjerian me pasaportë franceze, Tigroudja Shafik, për potenciali­n e të cilit drejtuesit e Kukësit janë të bindur. 26-vjeçari e ka nisur futbollin në Niort në Francë, ndërsa së fundmi luante në Qipro me Alkin. Në një intervistë për “Panorama Sport”, francezi nuk e fsheh se Shqipëria është shumë e bukur dhe Kukësi një ekip me pretendime të mëdha. Mesfushori flet sesi erdhi në Shqipëri. Ai më tej tregon ndryshimet mes Kukësit dhe ekipeve franceze, ndërsa ëndrra e tij është të dalë kampion me verilindor­ët. Kush ju ka folur për Shqipërinë dhe si erdhët të luanit te Kukësi?

Një agjent i njohur më foli për Shqipërinë dhe për Kukësin, pastaj më kaloi numrin e Nderim Nexhipit. Me drejtorin folëm dhe vendosëm për çdo gjë. U binda pas bisedës me Nexhipin dhe erdha në Shqipëri.

Si ju duket Shqipëria? Shqipëria është një vend shumë më i bukur nga sa e kisha menduar. Më pëlqen shumë.

Çfarë ndryshimi ka Kukësi nga ekipet që ju keni luajtur në Francë?

Përveç ndryshimev­e në infrastruk­turë, që normalisht në Francë janë më të mira, dhe këtu luhet futboll i fortë. Natyrisht jo ta krahasojmë me ekipet e ligës së parë, por me disa të së dytës dhe së tretës po. Sa më përket mua, ka diçka, që atje nuk kam pasur presion për titull, ndërsa këtu është ndryshe. Kukësi është ekip që në Shqipëri lufton për të fituar titullin

kampion.

Si ju duket kampionati shqiptar?

Është kampionat i fortë. Luhet ashpër dhe ka më shumë lojë fizike. A jeni ambientuar këtu?

Te Kukësi më kanë pritur mirë drejtuesit dhe shokët e ekipit. Jam ambientuar, por pres të adoptohem 100 për qind e pastaj besoj shumë se do jap më të mirën time. Po punoj shumë për të qenë sa më në formë dhe për të dhënë më të mirën. Kukësi e nisi mirë, por dy humbjet e fundit ishin të rënda, mendoni se do ia dilni në fund?

E vërtetë që ishin dy rezultate të këqija, por ne duhet të mendojmë pozitivish­t dhe atë po bëjmë në fakt. Po shikojmë përpara për të bërë më të mirën e mundshme, duke rregulluar gabimet e bëra në dy ndeshjet e humbura.

Si e shikoni ndeshjen me Kastriotin?

Kundër Kastriotit duhet të bëjmë më të mirën, sidomos në sulm, ku duhet të shfrytëzoj­më më së miri rastet tona, me qëllim që ta fitojmë takimin. Nëse do jemi më eficientë përpara, do e fitojmë takimin dhe do marrim 3 pikët.

Ju gëzon fakti që po luani në një ekip që çdo vit shkon në Kupat e Europës?

Patjetër që më pëlqen ky fakt, është një eksperienc­ë dhe një ndryshim i ri për mua. Shpresoj dhe kam besim te fitimi i titullit me qëllim që të marrim pjesë në Champions Ligë. S. Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania