Panorama Sport (Albania)

Sherr në Berat, ndërpritet ndeshja

- ERIS SYLYKU

Ndeshja e vlefshme për kampionati­n U-17 të Kategorisë së Parë mes Tomorit dhe Apolonisë është luajtur dje deri në minutën e 74-t në stadiumin e Beratit. Gjyqtari nga Lushnja, Olti Çela, është detyruar ta mbyllë ndeshjen para kohe për shkak të një sherri mes lojtarëve, por edhe prindërve të tyre, që kanë zbritur nga shkallët e stadiumit në fushë. Tensioni ka arritur kulmin kur gjyqtari largoi nga pankina trajnerin e paratërinj­ve të Tomorit, Santiliano Dule, për shkak të reagimeve të kontestime­ve të këtij të fundit. Kur ndeshja ishte 2-3 për Apoloninë, tifozëve beratas shkaktuan kaos, teksa disa prej tyre u futën edhe në fushë. Pas vështirësi­ve që kishte Policia Bashkiake në menaxhimin e situatës, u desh ndërhyrja e Policisë së Shtetit që të qetësojë gjakrat. Sakaq, ne fushën e lojës ka hyrë dhe trajneri Dule, i cili u mundua të qetësonte lojtarët dhe t'i mbante larg sherrit. Kujtojmë që ndeshja nisi me gol për miqtë nga Fieri, që realizuan me Moçkën. Mirëpo, më pas Tomori reagoi shkëlqyer, duke shënuar TOMORI - APOLONIA 2-3 (e ndërprerë në minutën e 74-t) GOLAT: Kuçuku 40', 52' / Moçka 3', Lamçe 65', Hoxha 70'

TOMORI: Zema, Çuni, Arëza, Papas, Kuçuku, Lika, Mingu, Dorti, Peço, Guri, Nazeraj. Trajner: S.Dule APOLONIA: Barxha, Driza, Toska, Bala, Qosaj, Fejzullai, Zijaj, Papa, Moçka, Çaro, Mara. Trajner: A.Arapi GJYQTARË: O.Çela, M.Biti, A.Sulko (Lushnjë)

KARTONË TË VERDHË: Nazeraj / Mara Karton i kuq: Dule

dy herë me Valentino Kuçukun. Por, në pjesën e dytë, fierakët ishin më të qartë dhe përmbysën gjithçka me Lamçen dhe Hoxhën. Tashmë ndeshja do të jetë objekt i shqyrtimit nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.

 ??  ?? Çast nga sherri i djeshëm në Berat
Çast nga sherri i djeshëm në Berat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania