Panorama Sport (Albania)

Miho: Apolonia do ngjitet, pres garë të ndershme

“Ka konkurrenc­ë, duhet të kishim më shumë pikë”

- BUJAR RAMA

arjol Miho beson se Apolonia ka potenciali­n për t’u kthyer në elitë që këtë vit, edhe pse në ditën kur mori zyrtarisht postin e trajnerit garantoi se brenda dy sezonesh misioni do të realizohej me sukses. Në një rrëfim ekskluziv të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i pankinës fierake u bën skanerin javëve të para, flet për raportet me drejtuesit, por zbulon edhe “bastin” që ka me tifozët.

Keni siguruar 8 pikë në 5 javë. A shkojnë këto rezultate në sinkron me pretendime­t e Mihos?

Jo, në fakt. Duhet të kishim shumë më tepër pikë. Kemi bërë lojëra të mira, por nuk kemi marrë dot atë që na duhej dhe që meritonim. Gjithsesi, ekipi po vjen përherë e në rritje në lojë, e sidomos filozofinë që unë kërkoj. E kemi treguar në çdo ndeshje ku e kemi dominuar kundërshta­rin. Por, e pranojmë që kemi probleme për të forcuar mentalitet­in fitues.

Një skuadër fizikisht mirë, por në anën taktike vihet re që ndryshon nga ndeshja në ndeshje. Është strategji në varësi të kundërshta­rit kjo apo pasiguri e juaja në pozicionim­et e lojtarëve?

Nuk është pasiguri, por kërkojmë më të mirën për skuadrën. Ndryshimet në rol kanë ardhur edhe si pasojë e dëmtimeve dhe këtu duhen vlerësuar më drejtë ato që janë menduar si oshilacion­e taktike. Gjithsesi, rikuperimi i të dëmtuarve mund të zgjasë, ndaj kemi eksperimen­tuar që të bëjmë zgjedhjet e duhura. Dhe mendoj se në dy ndeshjet e fundit e kemi bërë mirë.

Krijoni volum loje, por goli mungon. Çfarë nuk shkon?

Pa diskutim që do zhbllokohe­mi shumë shpejt sepse i kemi të gjitha mundësitë. Kemi lojtarë që dinë të shënojnë, por kanë pasur problemet e tyre. Bakalli vjen nga dëmtimet, ndërsa Gjata vuan mbase dhe presionin psikologji­k të moshës, por që të dy janë futbollist­ë shumë premtues për objektivat tona. Shumë shpejt do jemi fitues e një skuadër që do shënojë jo pak gola.

Mbrojtja, një tjetër pikë kyçe dhe në dukje pa stabilitet. Me përjashtim të Nakos në qendër, Buzit në të majtë dhe Sotës para se ta kthenit në qendër, keni eksperimen­tuar me partnerin ideal të Nakos...

Konstatim i drejtë prej jush. Nako është i padiskutue­shëm, ndërsa nuk e patëm menduar dëmtimin e Dudës dhe A. Priftit, pasi gjërat do i kishim më në kontroll dhe alternativ­a më shumë. Gjithsesi, pas eksperimen­timeve në kaq javë, mendoj se kemi bërë zgjedhjen më të mirë me Meton në të djathtë të mbrojtjes dhe Sotën në qendër, edhe pse nuk pretendoj që është një zgjidhje definitive.

Ka kaluar më shumë se gjysma e fazës së parë. Kur mendoni se do të shfaqet Apolonia që pretendoni ju dhe që mezi pret publiku?

Unë mendoj se jemi në rrugën e duhur, edhe pse jo ku duhet të ishim në sajë të lojës. E keni parë Apoloninë në çdo ndeshje: një skuadër me futboll bindës, sikurse edhe së fundmi ndaj Lushnjës. Po, këtu po punojmë për të korrigjuar gabimet, por pa harruar që këta lojtarë nuk kanë shumë kohë bashkë. Nuk e përdor për justifikim dhe këtë do ta dëshmojë skuadra ime në javët që do të vijnë.

Si ju duket gara në Kategorinë e Parë deri tani, në grupin tuaj sidomos?

Është një garë e fortë, e hapur, e ndezur dhe aq e luftuar deri në fund. Skuadra që

kanë dalë jashtë pritshmëri­ve pozitivish­t dhe kanë rritur konkurrenc­ën. Është një grup shumë i rivalizuar dhe që ia vlen të ndiqet. Unë thjesht do uroja që të kishte garë të ndershme deri në ditën e fundit dhe fitoftë ajo skuadër që e meriton!

Mos ndoshta kjo Apoloni është ende e brishtë për të mbajtur mbi shpatulla statusin “pretendent­e” dhe e vuan këtë trysni?

Mbase, por dua të bëj një saktësim në këtë pikë. Mos harroni që intervistë­n time të parë si trajner i Apolonisë e kam dhënë për gazetën tuaj, ku kam shpalosur dhe një objektiv të qartë: brenda 2 sezonesh e ngjisim skuadrën në Superligë, duke shtuar që, nëse kjo gjë ndodh më herët, më mirë për ne. Më vjen mirë që është rritur besimi te skuadra dhe kjo vjen nga loja jonë, por jo të krijojnë trysni te lojtarët. Ne mund ta arrijmë objektivin madhor qysh këtij edicioni, por të mos e ngarkojmë skuadrën, ta lëmë të punojë e qetë dhe pa makth të panevojshë­m mbi krye. Nëse skuadra stërvitet dhe luan qetë, do arrijë më të mirën, atë që duam të gjithë.

Keni humbur sfidën me tifozët e Apolonisë, për të cilët premtuat bindshëm që ditën e parë si trajner i kësaj skuadre se do i kthenit në stadium...

Nuk e kam humbur, aspak! Një “betejë” fitohet apo humbet kur palët janë përballë. Ata, tifozët tanë, nuk kanë ardhur në stadium, për inate të vjetra mbase, por kur të vijnë, atëherë le ta shohin skuadrën e vërtetë, atëherë le të flasim për Apoloninë që ka nevojë për ta. Unë dhe skuadra e humbasim apo e fitojmë “bastin” kur tifozët tanë t’i kemi më stadium. Dhe binduni: me ata tifozë në krahë, ne nuk llogarisim asnjë kundërshta­r!

Marrëdhëni­et tuaja me drejtuesit e klubit?

Janë shumë korrekte dhe në sinkron të plotë me objektivat dhe politikat e përbashkët­a. Janë seriozë, suportues dhe kanë krijuar një trinom koherent e transparen­t: klub-staf teknik-futbollist­ë.

Le t’i kthehemi kampionati­t. Si e parashikon­i ndeshjen me Pogradecin?

Një ndeshje shumë e vështirë, e fortë, e luftuar. Ata kanë një grup që luajnë bukur, kanë kompaktësi prej vitesh, paçka disa largimeve. Pogradeci ka një ecuri shumë të mirë këtë sezon, por ne nuk i trembemi dhe shkojmë plot besim për fitore, si në çdo ndeshje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania