Panorama Sport (Albania)

Start i errët, Elbasani në pikiatë

Nuk dinë të shënojnë dhe pësojnë pafund, por klubi beson se mund të shmangë dramën

- VLADIMIR MEMA

Nisja e këtij sezoni për Elbasanin është ndër më të dobëtit në historinë e klubit. Pesë humbje në po kaq ndeshje dhe me asnjë pikë rrezikojnë ndjeshëm verdheblut­ë. Një start të ngjashëm e kanë pasur edhe 5 sezone më herët në Kategorinë Superiore, vit kur edhe ranë një kategori më poshtë. "Panorama Sport" bën një krahasim të sezoneve të fundit dhe bilanci dëshmon se ky kampionat "barazohet" për nga rezultatet me atë të 2014- 2015, me diferencën e vetme që asokohe edhe golavarazh­in e kishin disi më pozitiv, nëse mund të quhet kështu. Sa u përket viteve më parë, nuk ia vlen të bësh krahasime, sepse skuadra nuk ka qenë ndonjëherë në këtë gjendje, aq sa të diskutohej marrja e pikëve në 450 minutat e para. KRAHASIMI

Në hulumtimin që ka bërë gazeta, me ekipet e ngjashme të Elbasanit këtë 5-vjeçar, del se skuadra e këtij sezoni është vërtet shumë e dobët në bazë të rezultatev­e. Kështu, këtë vit verdheblut­ë nuk kanë marrë ende asnjë pikë dhe është skuadra që pëson jashtëzako­nisht shumë, 11 gola në pesë ndeshje. Në vitin e kaluar, elbasanasi­t ishin pjesë e Kategorisë e Dytë dhe normalisht priteshin që rezultatet të ishin të mira, për shkak të nivelit të futbollit. Pas pesë javësh, verdheblut­ë numëronin 13 pikë, me katër fitore dhe një barazim. Në vitin 2016, kur edhe skuadra ra nga Kategoria e Parë, verdheblut­ë numëronin pesë pikë në po kaq ndeshje, ku kishin shënuar vetëm dy gola. Në vitin 2015 elbasanasi­t

kishin marrë vetëm një fitore dhe katër humbje, duke pasur tri pikë pas pesë ndeshjeve të para. Ky Elbasan "mund" vetëm atë të 20142015 në elitë, me një gol të shënuar më shumë dhe dy të pësuar më pak, por kurrsesi nuk mund të jenë krenarë. HISTORIA

Elbasani nuk ka në krah as historinë për këtë sezon dhe nëse ajo përsëritet, atëherë verdheblut­ë mund të përfundojn­ë sërish në Kategorinë e Dytë. Thuhet kështu, pasi në dy rastet e vetme kur elbasanasi­t kanë nisur kampionati­n me humbje këto 15-vitet e fundit, skuadra ka rënë një kategori më poshtë. Ndodhi në sezonin 2014- 2015 përballë Skënderbeu­t në Superiore, ku u mundën 0 me 1 dhe ranë në të Parën. Më pas, u mundën në sfidën hapëse përballë Turbinës në sezonin 20162017 në shifrat 0 me 1 dhe ranë në të Dytën. Këtë sezon e nisën sërish me humbje, pikërisht përballë Orikumit 0 me 2, por nëse do të përsëritet historia e rënies apo jo, kjo mbetet për t'u parë. Pesë javët e para nuk të japin optimizëm, por ka shumë kohë për të rikuperuar dhe iu larguar fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania