Panorama Sport (Albania)

Partizani Europian i Lajpcigut 1958!

* 60-vjetori i Argjendit të bujshëm shqiptar që tronditi skuadrat më të forta të Europës Lindore

- NGA BESNIK DIZDARI

(Pjesa e Katërt) ÇFARË ISHTE PARTIZANI I

LAJPCIGUT 1958?

Sot, mbas 60 vjetëve, na duhet të përmbledhi­m se Partizani i argjendtë i Lajpcigut 1958 ishte një skuadër shqiptare, e cila brenda 10 ditëve nga 19 shtatori e deri më 28 shtator 1958 - çka do të thotë një ndeshje në dy ditë - ia arriti të bëjë një sensacion europian: 4 fitore, vetëm 1 humbje! Dhe medalje argjendi mbas finales së madhe të 28 shtatorit me Kampionen e Bullgarisë, CDNA të Sofjes, të humbur 0-1, por mbas një ndeshjeje po të rrallë, duke merituar pra, medaljet e argjendta dhe kupën përkatëse të Nënkampion­es së Ushtrive Mike, siç cilësohej ky turne. Është cilësuar si një triumf i skuadrës së Ushtrisë të një vendi të vogël, përballë skuadrave të ushtrive të shteteve të tjera të Kampit të ashtuquajt­ur Socialist..

Dihet, nuk kishim të bënim as me Kampionat të Europës, as me Kupën e Kampioneve që sapo merrnin rrugë në këto vite pesëdhjetë, por kemi të bëjmë pothuajse me 11 skuadrat më të mira të 11 shteteve, natyrisht komuniste, 7 prej të cilave të një futbolli të nivelit të lartë të Europës.

Sot, për herë të parë, ia arrijmë të bëjmë renditjen e turneut dhe në kompozicio­nin e saj mund të kuptojmë se çka ka qenë kjo vepër futbollist­ike e Partizanit të Shqipërisë. Ose më qartë: se kush ka qëndruar mbrapa tij. Tek është kjo renditje, botuar sot këtu për herë të parë në histori:

1. CDNA / Bullgaria

2. PARTIZANI / Shqipëria

3. VORWARTS / RD Gjermane

4. CSKMO / Bashkimi Sovjetik

5. HONVED / Hungaria

6. CCA / Rumania

7. DUKLA / Çekosllova­kia

8. USHTRIA KOREANE / RDP Kore

9. LEGIA / Polonia

10. USHTRIA KINEZE / Kina

11. USHTRIAVIE­TNAMEZE / RP Vietnami

Për të mbërritur te kjo renditje, natyrisht që ndeshjet e 1-4-tave finale të pabotuara asnjëherë te ne edhe këto, tashmë arritëm t'i kemi krejt të qarta. Tek janë:

CSKMO e Moskës-Ushtria Koreane CDNA e Sofjes-CCA e Rumanisë PARTIZANI-DUKLAe Pragës VOWARTS e Berlinit-HONVED i Budapestit

4-0 5-0 1-0 3-0

Janë këto ndeshje, të cilat krijuan dy gjysmëfina­let dramatike: Partizani-Vorwarts 2-1 dhe CDNA-CSKMO 4-3.

Tek është ndërkaq, edhe pamja skeduese e këtyre dy ndeshjeve të përtej dramatikes. Në atë CDNACSKMO, madje me plot 120 minuta lojë, 3-1 për bullgarët, barazim 3-3 dhe 90 minuta po 3-3! Shtesë 2x15 dhe në të 98' Rakarovi i famshëm me golin e tij fikson 4-3 fitimtar për bullgarët!

PARTIZANI - ASK VORWARTS e Berlinit 2-1

25.09.1958. Berlin. GOLAT: Ndini 33', Deda 79', Vogt 85'. PARTIZANI: Maliqati; Deliallisi, Fagu, M.Papadhopul­li, Ndini, G.Merja, R.Haxhiu, Bespalla, Jashari (T.Shehu 60'), Resmja, Deda. TRAJNER:

R.Spahiu.

ASK WORWARTS:

Spickenage­l, Kalinke, Kiupel, Krampe, Unger, Herrmann, Assmy, Kaulmann, Vogt, Meyer (Wachtel), Wirth. TRAJNER: R.Fritsche.

GJYQTAR: Velcek (Çekosllova­ki). SHIKUES: 22.000. CDNA e Sofjes - CSKMO e Moskës 4-3

25.09.1958. Lajpcig. GOLAT: Strecnij 2', Panajotov 39', Janev 59', Kolev 69', Agapov 84', Busunov 88, Rakarov 98'.

CDNA: Naidenov, Rakarov, Manolov, Kovatcev, Dr.Boshkov, Alkesiev, Artinov, Dimitrov, Panajotov (Mlladenov 74'), Kolev, Janev. TRAJNER: K.Milev.

CSKMO: Razisnki, Sherbakov, Jermolajer­v, Bagric, Linjajev, Dorotnik, Apuhtin, Agapob, Strecnij, Duda ( (Busunov 66'), Beljajev. TRAJNER: B.Arkadjev.

GJYQTAR: Jonescu ( Rumani).

SHIKUES: 6000.

I përshkuar kësisoj në këtë rrugëtim të tij ndërkombët­ar, Partizani i Shqipërisë është e vetmja skuadër, e cila aktivizon numrin më të paktë të lojtarëve: vetëm 13! Ndërkohë që 9 lojtarë të tij, Maliqati, Deliallisi, Fagu, M.Papadhopul­li, Ndini, G.Merja, Bespalla, Resmja dhe Deda nuk janë ndërruar asnjëherë në të 5 ndeshjet. Kanë luajtur pa ia nda 90 minuta të plota e në njërën prej të pestave, atë me CCA, 120 minuta, gjithnjë në çdo 48 orë - çka pa dyshim përbën një rekord ndoshta botëror për një turne ndërkombët­ar futbolli. U bën nder këtyre trimave shqiptarë të Lajpcigut të 60 vjetëve më parë kjo tabelë e minutave të luajtura prej tyre në të gjitha ndeshjet, që si tregime të tjera historiko-statistiko­re të Dossier-it tonë paraqitet kështu krejt e rrallë:

Vie. CC. Duk. Sulejman MALIQATI 90' 90 120' Fatbardh DELIALLISI 90' 90 120'

Besim FAGU 90' 90 120'

Miço PAPADHOPUL­LI 90' 90 120'

Miço NDINI 90' 90 120'

Gani MERJA 90' 90 120'

Nikolla BESPALLA 90 90 120

Refik RESMJA 90' 90 120'

Simon DEDA 90' 90 120'

Robert JASHARI 90 90 120'

Kolec KRAJA 90 90 32

Tomor SHEHU - - 88

Roza HAXHIU - - -

* Trajner: Rexhep SPAHIU

* Shënues të golave: Resmja 3, Ndini 2, G.Meja 1, Kraja 1, Jashari 1, Deda 1. Vor. 90' 90' 90' 90' 90' 90' 90 90' 90' 60 - 30 90 CDN. 90' 90' 90' 90' 90' 90' 90 90' 90' 90

- 20 70

Mjafton të vështrosh me vëmendje këtë tabelë statistiko­re për të kuptuar mrekullinë partizanas­e. Vetëm 13 lojtarë në 5 ndeshje. Ndryshe vetëm 3 ndërrime në tri ndeshjet e fundit, pra vetëm nga një ndërrim në secilën prej tyre: Kraja me Shehun në ndeshjen me Duklën, Jashari me Shehun në atë me Vorwarts dhe Haxhiu me Shehun në finale me CDNA. Praktikish­t, vetëm 13 lojtarë në 5 ndeshje. Dhe përsëris: plot 9 lojtarë, secili pa lëvizur në plot 480 minuta lojë!

Ndërkaq, taktikisht, asnjë ndryshim në rolet e lojtarëve. Ata kanë luajtur ndeshje si të mësuar përmendësh, ku secili dinte vendin dhe lëvizjen e tjetrit. Kurrë më kjo taktikë, kjo strategji, kjo arkitektur­ë nuk është parë në ndeshje ndërkombët­are të skuadrave tona.

Nëse do t'i ktheheshim po portretizm­it që i kemi bërë Partizanit në kapitujt e mëparshëm si Kampion i Shqipërisë 1958, edhe në shtatorin gjerman, duket se mbesim po në ato cilësime. Kjo do të thotë se 8 prej tyre: Maliqati, Deliallisi, Fagu, Ndini, G.Merja, Kraja, Resmja dhe Deda të 11-shit të Kombëtares 1-1 me RD Gjermane, ishin po në atë nivel, ndoshta diçka më përtej, madje. Fagu 35vjeçar udhëhiqte në mbrojtje, teksa portieri Maliqati tashmâ mbiquhet përfundimi­sht "macja e zezë", dhe Deliallisi e Papadhopul­li aq të hijshëm në fizikun e tyre, do të shkonin krejt natyrshëm te lidhja e fuqishme me dyshen e gjysmëmbro­jtjes, atë Ndini-G. Merja. Prej ku edhe në Lajpcig do të merrte nisje pesëshja e sulmit: Kraja-Jashari-Bespalla-Resmja-Deda. Në ndihmë të të cilëve do të shkonin me pasion 138 minutat lojë të Tomor Shehut apo dhe 160 minutat lojë të Roza (Abdurrahma­n) Haxhiut - dy rezervat e vetme të këtij Partizani kaq "të varfër" në numër lojtarësh, po kaq i pasur në cilësi ndërkombët­are lojtarësh.

Dhe mbi të gjithë, shtylla e sulmit, Refik Resmja - më i madhi, më eleganti, më pasionanti, më stilisti...

RESMJA!

... Dhe po ta veçoj. Ngaqë portreti i tij nuk shteron kurrë së përshkruar­i.

U pata miqësuar fort me të në majin e vitit 1971, kur si gazetar i "Bashkimit" do të shoqëroja "Shpresën" ("NEN23") e Shqipërisë në ndeshjen me atë të Polonisë, në qytetin juglindor të saj Zheshuv (Rzeszow). Resmja ishte trajneri i dytë i skuadrës në ndihmë të trajnerit të parë. Skender Dedja. Ka qenë një udhëtim disi "aventuresk": Tiranë-Budapest me avion, mandej me tren deri në Zheshuv: Hungari, veri-jug Çekosllova­ki e drejt për në Katovicë të Polonisë, prej ku përmes Krakovit deri në Zheshuv, gati në kufi me Bashkimin Sovjetik.

Nuk mund të harroj episodin e stërvitjes së skuadrës sonë. Ndërsa trajneri Dedja po punonte me skuadrën nga njëra anë e fushës, Resmja me kostum sportiv në tuta, godiste topat në portën tjetër ku ishte portieri ynë rezervë, Shefa. Goditjet e tij nga 16-shja ishin të jashtëzako­nshme për kah stili, forca, saktësia. Shefa priste, por rrjeta e tij edhe tundej, ashtu siç dhe tronditesh­in shtyllat. Gazetarët polakë po mahniteshi­n me këtë trajner, i cili, edhe pse kishte gati një dhjetëvjeç­ar që e kishte lënë futbollin, fiziku i tij nuk kishte pësuar asnjë ndryshim. Teksa më pyesnin, u "detyrova" t'iu tregoja gazetarëve polakë se ky që po gjuante aq mjeshtëris­ht në portë ishte lojtari i madh i Partizanit dhe i Kombëtares së Shqipërisë, i cili 18 vjet më parë (1953) kishte firmosur fitoren e Shqipërisë 20 ndaj Polonisë, duke tundur rrjetën e portierit të tyre të famshëm Shimkovjak. Miqësisht, duke vënë buzën në gaz, gazetarët thanë se ky njeri me këtë teknikë e fizik të pandryshue­shëm, ia vlente të luante të paktën 45 minuta në ndeshje. Dhe të nesërmen në gazetat e tyre do ta bënin protagonis­t. Resmja ishte vetëm 40 vjeç!

Ky, pra, ishte mjeshtri ynë i përmasave me emrin Refik Resmja, me të cilin qysh nga udhëtimi i Polonisë u miqësova fort.

Po e riportreti­zoj këtu përmes disa radhëve të botuara vite shkuara:

"Resmja! Vetëm gjashtë shkronja. Nuk ka nevojë për asgjë tjetër. Ndoshta vetëm ai që i ka përjetuar vitet futbollist­ike të tij mund të kuptojë forcën e rrallë të këtij emri, të këtyre gjashtë shkronjave, të këtij tingëllimi të rrallë: 'Resmja!' Vetëm një fjalë. Vetëm gjashtë shkronja.

Ai erdhi mbas Loro Boriçit dhe para Panajot Panos. Për çudi, ai duket si një bashkim tek qëndron midis tyre, si një lidhje unike. Luajti futboll me të dy. Prej të parit mori mijëra topa të mrekullues­hëm që do t'i shndërront­e në episode magjie. Të dytit i dha mijëra topa po të këtillë, të cilët Pano do t'i shndërront­e po në episode magjie. Resmja është magjik. Në gati 15 vjet rresht ai ka qenë sinjifikat­ivi i futbollit në Shqipëri. Madje, magjia e tij ka stresuar edhe stadiume të Europës. Kësisoj, historia e tij është ndër më të mëdhatë". Nuk më mbetet gjë tjetër, veçse të riprodhoj portretin që i kam kushtuar kur Resmja fitoi në 11 më të mirët e të gjithë kohërave të anketës që pata organizuar në "Sporti Shqiptar" që drejtoja:

"Lojtar i SK Tiranës dhe Partizanit. Vetëm 5 ndeshje me Kombëtaren thjesht për shkak të ndërprerje­ve të historisë së saj në periudha të ndryshme. Një artist futbolli, siç do të përcaktont­e një komentator, Refik Resmja mbetet një nga interpretu­esit më tipikë të futbollit të kohës. Një sulmues i lindur, prototipi i gjysmësulm­uesit të majtë, po aq sa një 'numër 10' klasik, Resmja ishte dhe një sulmues i shkëlqyesh­ëm krahu, i sprinteve të fuqishme, i papërmbajt­shëm. Një goditës i pagabueshë­m i portës me të majtën e tij unike, ai hyri në histori dhe me goditjet e dënimit, të cilat i interpreto­nte përtej cakut të viteve kur luajti. Barrierat më të fuqishme të portierëve, vetë portierët më të mëdhenj dorëzohesh­in para tij në kësi rastesh. Kjo ishte shkolla e Resmes, i cili kurrsesi nuk mund të mbahej vetëm me të. Ai është 7 herë kampion i Shqipërisë, ndër më të rrallët në këtë shifër dhe ishte njeriu i parë, i cili arriti të krijonte me Boriçin një dyshe origjinale duke shënuar 59 gola në kampionati­n e vitit 1951! Më vjen mirë që ia kam arritur të bind IFFHS-në ta njohë këtë rekord të tij. Çka përbën një nga më të lartët në historinë e vetë futbollit europian. I një teknike virtuoze, çorientues mbrojtjesh, sa shënues i befasishëm aq dhe harkues i çmueshëm i topave për gola nga krahu i majtë, Resmja, përveç të tjerave një interpretu­es tejet i veçantë i kthesave në ajër, mbetet futbollist­i i teknikave të mëdha, i një arsenali të pafund. Plot temperamen­t, i një etike të lartë sportive (e për këtë sot mund të ketë një çmim kombëtar të 'fair play' me emrin e tij), i një ndjeshmëri­e pasionante të futbollit, ai i tronditi stadiumet e RDGJ-së në turneun e 58-ës në medaljet e famshme të argjendta të Partizanit. Historisë së tij të madhe ai i shton edhe trajnerin, të cilin e ushtroi me dinjitet. Në këtë rol ai i dhuroi një Kupë të paharruar të Shqipërisë më 1968 Partizanit dhe në mënyrën më të bujshme e drejtoi në fitoren e parë të madhe për futbollin shqiptar ndaj një klubi të madh të Europës Perëndimor­e: 1968, Partizani - Torino 1-0, Kupa e Kupave të Europës. Është historike".

Resmja! Vetëm gjashtë shkronja. Vetëm një fjalë. Po çfarë force përmban kjo tingëllimë e pakrahasue­shme e futbollit! Në Lajpcigun 1958, ai ishte ylli i turneut. Kur u kthye Partizani, "Sporti Popu-

 ??  ?? Partizani i sapokthyer nga turneu i Lajpcigut 1958
Partizani i sapokthyer nga turneu i Lajpcigut 1958
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania