Panorama Sport (Albania)

Biragi-gol, Italia shkëlqen në Poloni

Dy traversat dhe pritjet e Sheznit shmangën goleadën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

talia i shpëton zbritjes nga kategoria ( nga Liga A), madje ka ende një mundësi që të luajë edhe për gjysmëfina­let e Ligës së Kombeve. Një ndeshje e dominuar dhe e luajtur në mënyrë spektakola­re, por e zgjidhur vetëm në minutën e 92-të, me një gol të Biragit, kjo për “faj” të pritjeve fantastike të Sheznit dhe pasaktësis­ë së disa prej “axurrëve” përpara portës polake. Dje, ndoshta ishte shkëndija më e madhe që shpërtheu, ajo e duhura, sepse “tiki-taka” e Mançinit bind dhe u pëlqen shumë vetë lojtarëve që e interpreto­jnë. Dhe ndoshta, nëse gjendet atje përpara edhe njeriu-gol, Italia mund të nisë që të frikësojë sërish.

Çfarë starti - Mançini konfirmoi skuadrën anti-Ukrainë, me trion Bernardesk­i-KiezaInsin­je në sulm, por këtë herë “9 fals” e bënte juventini. Ndërsa, polakët zgjedhin dyshen Levandovsk­i-Milik përpara, me bomberin e Serisë A, Piatek, në stol. Pjesa e parë luhet me një portë, një dominim italian i frikshëm, i cili bën që 0-0 i 45 minutave të para të jetë i pashpjegue­shëm: dy traversa dhe tri pritje madhështor­e të Sheznit. “Banda” e Mançinit përvetëson topin, bën shumë lart presing dhe godet me breshëri. Duheshin vetëm pak minuta që Zhorzhinjo me të djathtë të tronditë traversën, ndërsa në të 23-ën, Kieza shërben Bernardesk­in që shpërdoron në mënyrë të frikshme nga pozicioni ideal. Sërish Kieza, terrori i mbrojtjes rivale, driblon si birila këdo që i del përpara dhe pason për Insinjen në qendër të zonës, por edhe sulmuesi i Napolit, në rrëshqitje e sipër ndalet nga traversa. Gjithsesi, nëse nuk do të ishte për juventinin Shezni, Polonia do të ishte mbytur: pritje monstruoze ndaj një diagonalej­e me të djathtë nga Zhorzhinjo; ndal goditjen me kokë të Kielinit në trekëndësh dhe frenon me trup “silurin” e Florencit, nga pak centimetra.

Biragi... - Polonia bën dy zëvendësim­e që në fillim të pjesës së dytë dhe nis të mbrohet, ndonëse është Donaruma që ndal i pari Grosiçkin. Gjithsesi, Italia reagon menjëherë, me Kiezën që thërret gol, por topi devijohet në goditje këndi, pas një devijimi përpara portës. Në minutën e 65-të, vjen goli italian, me të kaltrit që ndërtojnë një aksion të denjë të “Barcelonës së Guardiolës”, por pasimi i fundit gjen në pozicion jashtë loje Insinjen.

Në të 71-ën, shpërdoron sërish Bernardesk­i, me kokë, pas një pasimi të Kiezës pas shpatullav­e të mbrojtjes. Italia e lëshuar e gjitha në sulm i falet edhe Donarumës, që grushton sërish ndaj Grosiçkit, një gol gjysmë të bërë, por në minutën e 92-të vjen goli i shpëtimit:

goditje këndi nga e djathta për Lazanjën që nga shtylla e parë devijon topin me kokë në të dytën, ku mbrojtësi Biragi në rrëshqitje depoziton në rrjetë. Një fitore më shumë sesa e merituar dhe mbi të gjitha, më në fund, një Itali që pa dhe transmetoi dritë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania