Panorama Sport (Albania)

NOTAT E ITALISË

-

DONARUMA 6.5 – Spektator i përgjumur në pjesën e parë, por deciziv në pjesën e dytë, ku ndali dy herë Grosiçkin.

FLORENCI 6.5 – Pak i bezdisur prapa, ndaj mund të punojë më shumë në sulm. Fillimisht sheh Sheznin ta frenojë me një pritje madhështor­e, ndërsa më pas shpërdoron një gol gjysmë të bërë. Në të 84-ën Piçini (pa notë).

BONUÇI 6 – Limiton në maksimum dyshen Levandovsk­i-Milik. Disa probleme më shumë në pjesën e dytë, por fatmirësis­ht Polonia shpërdoroi.

KIELINI 6 – I njëjti argument si Bonuçi, por Xhorxho i shkoi pranë edhe golit me kokë, që shoku i tij juventin i shmangu.

BIRAGI 6 – Me golin prej 3-pikësh ringriti në këmbë paraqitjen e tij negative, duke qenë se ishte topi i humbur prej tij që mund t’i lejonte Grosiçkit të shënonte për polakët, në fillimin e pjesës së dytë. BARELA 6.5 – Pozitiv në Xhenova, por akoma më shumë ndaj Polonisë. Ka personalit­et, preciz dhe intuitë për të sulmuar zonën rivale, edhe kur i kërkohet të sulmojë. Nuk duket sikur është një debutues... ZHORZHINJO 7 – Më në fund, Zhorzhinjo i parë te Napoli dhe te Çelsi. Traversë pas vetëm një minute, shpejtësi në mendim dhe në këmbë, i kudondodhu­r në aksionet qendrore të Italisë. Thjesht fantastik! VERRATI 6.5 – Nëse nuk ul përqendrim­in e tij me driblime të kota, mund të bëjë gjithmonë diferencën. Nëse ai do, di sesi ta ngjisë topin në këmbë dhe askush të mos ia rrëmbejë për të mos thënë pastaj për pasimet “alla Pirlo” në zonën rivale, si gjithmonë milimetrik­e. BERNARDESK­I 5.5 – Lufton dhe punon kudo, por nota negative vjen si rrjedhojë e tre rasteve për gol të shpërdorua­ra keqazi. Në të 81-ën i la vendin Lazanjës (nota 6), i cili lë menjëherë shenjën në debutimin e tij në kombëtare, sepse nëse nuk do ta kishte prekur atë top nga goditja e këndit, vështirë se Biragi shënonte.

INSINJE 6.5 – Asistet e tij dërgojnë te gjuajtjet Zhorzhinjo­n e Florencin. Mallkon traversën për golin e munguar, por në sulm, me Bernardesk­in e Kiezën nuk japin pika referime, duke ndërruar shpesh rolet. KIEZA 6.5 – Një i djallëzuar, nuk rresht së vrapuari, dribluari e pasuari për 93 minuta me radhë. Në Poloni janë të lumtur që ai nuk do të kthehet më përballë tyre, të paktën për disa kohë.

Trajneri MANÇINI 7 – Dora e tij nis të shihet. Top në tokë, shpejtësi në pasime, cilësi dhe zotërim topi. Ai po që po e kupton sesi ta shfrytëzoj­ë në maksimum potenciali­n që ka ky grup.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania