Panorama Sport (Albania)

Mançini: Mund të ëndërrojmë, kam një grup 23-vjeçarësh

-

Roberto Mançini festoi sikur në lojë të ishte një trofe, i mbytur edhe nga përqafimet e Verratit, Bernardesk­it dhe Florencit, sepse Italia e djeshme shkatërroi kundërshta­rin, dhuroi spektakël dhe meritonte fitoren me Poloninë: “Një ndeshje që e dominuam nga fillimi në fund. Duhej të kishim shënuar shumë më parë, sepse në pak raste të karrierës sime kam thënë se një 0-0 do të kishte qenë më i padrejtë se ky. Të gjithë lojtarët e mi po kërkojnë të japin maksimumin dhe mbi të gjitha, një fitore e ardhur pas një paraqitjej­e spektakola­re si kjo, do t’u bëjë mirë mbi të gjitha atyre. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk mund të përmirësoh­emi, pasi talenti ekziston, dëshira gjithashtu dhe mos harrojmë që kemi në dispozicio­n një grup me një moshë mesatare prej 23 vjetësh. Nëse do të punojmë siç duhet, të gjithë mund të ëndërrojmë. 70 për qind zotërimi i topit? Ky është futbolli, një gol që meritonim që në fillim të ndeshjes, një 90-minutësh në të cilin luftuam për të konkretizu­ar në portë, - shprehet Mançini, që përgënjesh­tron se ka një çështje “Imobile” në kombëtare. – Nëse do të kishim qenë në avantazh, ndoshta nuk do të kisha bërë asnjë zëvendësim, por zgjodha Lazanjën dhe jo Imobilen, sepse më duhej të shtoja centimetra­t në zonë. Dhe në këtë aspekt, në minutat e fundit, Lazanja ofronte më shumë centimetra dhe peshë se Imobile. Tani të shijojmë dhe ta nisim nga kjo fitore. Shanse për të fituar grupin? Nuk më intereson kjo, dua dhe do të jemi në Europian në çfarëdo mënyre. Ky është objektivi ynë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania