Panorama Sport (Albania)

Kejn: Spanja më e fortë, qëndron një shkallë mbi ne

-

Fituesi i "Këpucës së Artë" në Botërorin rus nuk shënon prej gjashtë ndeshjesh zyrtare, më saktësisht që prej Angli- Kolumbi ( 1- 1) e vlefshme për 1/ 16- at e turneut. Herri Kejn, sulmuesi i Totenhemit, ka nisur të marrë kritikat e para, pavarësish­t mbështetje­s së trajnerit Garet Sauthgejt në prag të sfidës ndaj Spanjës, ku "Tre Luanëve" do t'iu mungojnë Xhon Stons dhe Xhordan Henderson për arsye kartonësh.

DUARTROKIT­JE "TIKI TAKA"-s - Bomberi anglez, gjatë një deklarate të ditës së djeshme përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve (që luhet sot) ndaj iberikëve, ka pranuar ndërkaq forcën e kundërshta­rit. "Skuadra jonë nuk arrin të kopjojë qarkullimi­n e tyre të topit, qëndrojnë një shkallë mbi ne, - tha Kejn për 'Furitë e Kuqe', që numërojnë 10 gola në dy ndeshjet e fundit. - Kemi cilësi të ndryshme në skuadër: në shpejtësi, në duelet një kundër një. Do jetë një ndeshje e ndërlikuar, por eksperienc­a të tilla janë gjithmonë të bukura". Anglia ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e para të Grupit 4 dhe nga Spanja u mposhtën 2-1 në "Wembley" në fillim të shtatorit, kur Saul dhe Rodrigo "anuluan" avantazhin e Rashford.

JASHTË POZICIONI - Një tjetër mungesë në tabelën e golashënue­sve ditën e sotme do përfaqëson­te, pra, të shtatën radhazi pa gol me fanellën e kombëtares (seria më e gjatë në karrierën e tij ndërkombët­are). Ndërsa në Premier Ligë është një tjetër histori: ndodhet në kuotën e 5 rrjetave me Totenhemin, i dyti pas Eden Hazardit (7) të Çelsit. "Pas Kupës së Botës ka vijuar një periudhë e ndërlikuar, me shumë pak pushim, por mendoj se e kam përballuar mirë, - shpjegoi Kejn. - Jam në formë. Ky ishte prioriteti kryesor në fillim të sezonit". Me Kroacinë (0-0), të premten në Rijeka, topin e preku vetëm një herë në zonën kundërshta­re, goditje që u ndal në shtyllë. I është thënë, mes të tjerash, se me "Spërsat" dhe Anglinë po luan shumë i avancuar, shpeshherë i izoluar. "Do kisha dashur të shënoja për përfaqësue­sen kohët e fundit por, si sulmues, situatat me të cilat përballem janë të ndryshme: topi përfundon mbi shtyllë, herë të tjera në shtyllë; ka edhe raste kur shkon mirë dhe ndalet në rrjetë, si në Botëror", përfundoi Kejn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania