Panorama Sport (Albania)

Nejmar injoron Ikardin dhe Dibalën: Mëkat që mungon Mesi

Ylli i Brazilit paraprin miqësoren klasike, që do të luhet nesër në Arabinë Saudite

-

Kur përballë vihen Brazili dhe Argjentina, edhe sikur në lojë të mos jenë tri pikët, kjo ndeshje nuk mund të jetë kurrë një miqësore. Kjo ndeshje spektakola­re do të vihet në skenë nesër, në Jidah, në Arabinë Saudite (ora shqiptare 20:00), ku këto dy kombëtare kanë një javë që qëndrojnë dhe kanë zhvilluar nga një miqësore secila: Brazili fitoi 2-0 me mikpritësi­t e Arabisë, ndërsa Argjentina triumfoi 4-0 përballë një tjetër përfaqësue­seje të ftuar si Iraku. Gjithsesi, nesër gjërat do të jenë më serioze, ndonëse në radhët e "Seleçaos" nuk do të mungojë ylli Nejmar, nga ana tjetër, bën shumë zhurmë mosprezenc­a e Lionel Mesit.

Vërtet trajneri Lionel Skaloni po kërkon që të rimëkëmbë një kombëtare si Argjentina, duke provuar talente të shumtë si Lautaro Martinez, Mauro Ikardi e Paulo Dibala mbi të gjithë, por këto emra duket se nuk e trembin shumë Nejmarin, i cili do të kishte preferuar që të kishte mikun e tij të ngushtë te Barcelona, në fushë.

"Pritet më shumë nga Brazili? Ndoshta po, sidomos në Kupën e Botës... Në Botëror nuk bëmë një paraqitje mbresëlënë­se, por ishim konstantë, ndonëse kaq nuk mjafton. E dimë gjithashtu se kemi një potencial të madh në grupin tonë dhe duhej ta kishim shfrytëzua­r më mirë, por pas Botërorit rus kemi bërë mjaft ndryshime në grup, kemi afruar shumë lojtarë të rinj, ndaj për të rritur bashkëpuni­min tonë, kemi nevojë për më tepër stërvitje, - shprehet Nejmar, që në lidhje me mungesën e Mesit thotë. - Kam folur me shokët që do e kenë për herë të parë që të luajnë një ndeshje kundër Argjentinë­s. Ua kam shpjeguar atyre rëndësinë e këtij dueli. Përballë do të kemi një skuadër të madhe, por është një mëkat i madh që do të mungojë Lionel Mesi. Të tilla sfida nuk kanë të njëjtën vlerë pa atë, madje unë di të them se ne duhet të përfitojmë nga Mesi. Sa më shumë kohë që ai të jetë në fushat e lojës, aq më shumë do të shtohen adhuruesit e futbollit", përfundoi Nejmar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania