Panorama Sport (Albania)

Kriza e Bajernit reflektohe­t edhe në kombëtare

-

Humbja 3-0 e Gjermanisë ndaj Holandës kujton atë 0-3 që pësoi Bajerni kundër Gladbahut, jo shumë larg, ekzaktësis­ht një javë më parë. Nuk ishte një rastësi që shtylla kurrizore e kombëtares gjermane formohej nga bavarezët Nojer, Boateng, Humels, Kimish dhe Myler. Katër prej tyre ishin në fushë edhe ndaj Gladbahut. Dhe forma e tyre është në rënie të dukshme. Statistika­t e publikuara nga “Bild” nxjerrin zbuluar krizën. Po e nisim nga Nojer: në kampionat Bajerni ka pësuar 8 gola pas 19 goditjesh në portë. Pra, kapiteni pret 58 për qind të gjuajtjeve. Pak, shumë pak për staturën e atij që konsideroh­et portieri më i mirë në botë dhe duke marrë në konsiderat­ë që në Bundesligë, vetëm Bredlov i Nurembergu­t ka një mesatare më të dobët pritjesh (47%). Në 12 sezonet e tij si profesioni­st, Nojer, gjithnjë konstant në rendiment, nuk ka qenë kurrë më parë në kaq vështirësi. Në vitet e tij më të mira, ai kishte një përqindje pritjesh 77 dhe në ato më të këqija mesatarja zbriste deri në 71 për qind. Për të mos folur për Mylerin, i cili nga viti 2016 është në rënie të lirë: ka shënuar vetëm në 4 nga 26 ndeshjet e fundit me kombëtaren (6 gola në total), ndërsa në Europianin e 2016-ës dhe Botërorin e 2018ës nuk u zhbllokua dot. Prej sezonit 2016-17 e më pas, vuan edhe në kampionat: 15 gola në 65 ndeshjet e fundit në Bundesligë, më pak sesa shënoi vetëm gjatë sezonit 2015-16 (20 gola në 31 ndeshje). As Humels dhe Boateng nuk mbrojnë më si më parë. I pari humbi dyluftimin te goli i parë i holandezëv­e, ndërsa Boateng nuk bëri një figurë të mirë te dy golat e tjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania