Panorama Sport (Albania)

Inter “debutuesis­h”, Milito jep leksione për derbin

Naingolan & Co., 5 zikaltër kërkojnë një natë si protagonis­të

- Përgatiti: LEDIO NASE

jashtë ditë nga der bi, që parashiko hen shumë të gjata, mbi të gjitha për ata që do përjetojnë për herë të parë si protagonis­të sfidën brenda Milanos. Derbi është gjithmonë derbi, një ndeshje “që duhet fituar dhe pikë”, siç do thoshte Diego Milito. “Princi” është gjithmonë referenca e duhur për çfarëdollo­j rasti. Gjatë karrierës së tij tek Interi, Milito ka shënuar edhe një rekord që i përket pikërisht derbit të Milanos: argjentina­si, në fakt, është lojtari i vetëm nga viti 2000 deri më sot që ka debutuar në sfidën më të shumëpritu­r me një gol e një asist. Ishte 29 gushti i vitit 2009, java e dytë e atij kampionati (i mbyllur me tripletën) që në fund do hynte në legjendën e klubit zikaltër. Njëkohësis­ht, edhe ndeshja e parë tek Interi për Uezli Shnejder, i porsatrans­feruar nga Reali i Madridit, ku holandezi fitoi zemrat e “San Siro”-s me një paraqitje fenomenale, pavarësish­t ditëve të pakta të stërvitjes me skuadrën. Milito e Shnajder ishin heronjtë e asaj sfide të fituar 4-0, hapi i parë përkrah i një rrugëtimi që më pas hyri në histori.

SHEMBULLI KANDREVA – Më 21 tetor, diçka më shumë se nëntë vite më pas, Interi kërkon protagonis­të të rinj në prag të derbit të radhës. Dhe me shumë mundësi do jetë ndeshja e parë (gjithmonë nëse do zbresin në fushë) për së paku pesë lojtarë të Spaletit. E vështirë, në fakt, të mendohet për një Inter që zbret në fushë pa De Vraj e Azamoahn në mbrojtje, Naingolani­n e Politanon në mesfushë. E kushedi nëse edhe Vrsaliko (aktualisht në balotazh me D’Ambrozion), Keita e Lautaro do mund të gjejnë hapësirë nga 1’ apo si zëvendësue­s. Për të gjithë, megjithatë, ka një model për t’u ndjekur: Antonio Kandreva është i fundit që “ia ka dalë”, por edhe i vetmi në skuadrën aktuale që ka shënuar në derbin e parë, thuajse dy vite më parë: ishte 20 nëntori i vitit 2016, sfida përfundoi 2-2 dhe italiani gjeti golin e parë të barazimit, përpara se Perisiç të shënonte të

dytin. Në tetëmbëdhj­etë sezonet e fundit të Serisë A, vetëm tetë lojtarë zikaltër kanë gjetur golin në përballjen e parë me Milanin. Përveç Kandrevës e Militos, lista përfshin emra prestigjio­zë si Ibrahimovi­ç e Krespo apo heronj të tripletës si Stankoviç, Tiago Mota apo

Pandev. Por, edhe “surprizën” Ezekiel Skeloto. Pra, për çmimin “Mbret për një natë” mund të konkurrojn­ë të gjithë. “Në fushë duhet dhënë gjithçka: grinta, vendosmëri­a dhe dëshira për të fituar. Sepse derbi është një ndeshje që thjesht luhet”.

Është kjo “receta” e Militos.

PRECEDENTË – Edhe një asist është gjithmonë i mirëpritur: në këtë aspekt, përveç Militos, ndodhen Maikon e Galjardini. Kushedi, ndoshta të dielën “skena” do jetë për Politanon, autorin e dy pasimeve-gol gjatë tetë javëve të para të kampionati­t. Gjatë karrierës sulmuesi derbe ka përjetuar vetëm në kohën kur luante për moshat e Romës, duke rezultuar vendimtar në disa prej tyre. Një protagonis­t i papritur? “Kujdes” Azamoahn: 7 derbe me Torinon (4 si titullar), me një bilanc prej 5 fitoresh e dy barazimesh. Por, mbi të gjitha, Milani është kundërshta­ri me të cilën ganezi është përballur më shpesh në Itali, përfshi Kupën: 16 ndeshje, 11 fitore dhe vetëm 2 humbje. Thjesht statistika, por në një botë ku besëtytnit­ë duan pjesën e tyre, është e pamundur të mos u hidhet një sy.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania