Panorama Sport (Albania)

Shkrinjar, besnikëri Interit: I lumtur nëse qëndroj përjetë

-

Në një intervistë të gjatë për portalin çek “Idnes.cz”, Milan Shkrinjar ka folur edhe për të ardhmen e tij. Mbrojtësi sllovak, 23 vjeç, u ka premtuar dashuri ngjyrave zikaltër: “Nuk largohem. Edhe nëse qëndroj përgjatë gjithë karrierës sime tek Interi si Marek Hamshik (shoku i kombëtares) te Napoli, do isha shumë i lumtur! Interi është një klub i madh, që ka kaluar krizën dhe luan në Ligën e Kampioneve”. Ka një kosto transferim­i të përcaktuar për ju? Këtë nuk e kam kuptuar kurrë me saktësi dhe nuk e di as tani. Nëse do e thosha, do gaboja. Në këtë moment nuk e mendoj dhe shoh përpara. Madje, edhe shifrat që qarkullojn­ë nëpër gazeta më duken virtuale. Guardiola ju kërkon te Mançester Siti, Murinjo te Junajtid, Valverde te Barcelona. Ndonjëri prej tyre ju ka kontaktuar? Jo. Ja përse them se mund të jenë vetëm thashethem­e. Në cilin stad të karrierës ndodheni? Nuk di të them, sepse jam vetëm njëzet e tre vjeç. Ndoshta po kaloj një pauzë. Kalimi tek Interi vitin e kaluar, për mua ishte një hap i madh përpara. Sezoni i parë shkoi mirë, tani do jetë e rëndësishm­e të kuptojmë si do përfundojë edicioni aktual. Të fluturosh është e lehtë, e vështira vjen kur duhet të qëndrosh lart.

Keni përjetuar një sezon ëndrrash pas transferim­it tek Interi. Tani e shihni veten si një lojtar më të mirë?

Kam shumë besim tek aftësitë e mia. Jo vetëm si lojtar, por edhe si person. Kjo bën të mundur që të ndihesh më mirë, më i qetë, në çdo aspekt. Kur nuk luaja dhe s’po kuptoja përse, sytë më ishin errur: përse duhet të mësoj italishten nëse nuk më duan? Përse duhet të stërvitem nëse nuk luaj?

Liga e Kampioneve?

Champions-i është diçka irreale, një përrallë. Kur isha vetëm katërmbëdh­jetë vjeç dhe bëja mbledhësin e topave te Zilina, kam ëndërruar ta luaj më shumë se një herë.

Dhe ëndrra u realizua.

Porsa hymë në fushë në ndeshjen e parë, në fushën tonë kundër Totenhemit, u dëgjua himni i Ligës së Kampioneve. Ndjeva të dridhura. Gjithçka u përforcua më shumë nga fakti që Interi nuk luante në Champions prej shtatë vitesh, ndaj i gjithë stadiumi këndoi me plot gojën: “The Champions!”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania