Panorama Sport (Albania)

Avokati, mesazh Ronaldos: Çështja do të mbyllet

"(anë dokumente të manipuluar­a, fushatë e deformuar me )ëllim"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

"Ikënaqur nga ajo që pa". Portugezja "€orreio de Manha" e përshkruan kështu atë që tha Piter Kristianse­n, shefi i avokatëve të skuadrës së vendosur në dispozicio­n të Kristiano Ronaldos, për ta mbrojtur nga akuzat e përdhunimi­t. Kristianse­n, gjatë ditëve të fundit, është takuar në Las Vegas me përgjegjës­it e hetimit në lidhje me atë që ka ndodhur në verën e vitit 2009, kur sulmuesi i atëhershëm i Realit të Madridit akuzohet se përdhunoi modelen Ketrin Majorga. Avokati, sipas të përditshme­s portugeze, ka mbetur shumë i kënaqur nga provat që ka parë nga pala akuzuese në polici dhe është shumë optimist në një përfundim pozitiv dhe se kjo çështje do të arkivohet.

Ç SHT A - Javën e shkuar, avokati i €R7, Peter Kristianse­n, lëshoi një komunikatë përmes "Gestifute MEDIA" (shoqërisë së menaƒherit të futbollist­it, „horge Mendez), në të cilën u përgjigjej me vendosmëri akuzave për përdhunim ndaj sulmuesit të transferua­r këtë verë në Torino. "Fushatë e deformuar me qëllim, e bazuar në dokumente diƒhitale që janë grabitur dhe pa dyshim manipuluar". Avokati i referohej në veçanti dëshmisë së pretenduar të vetë Ronaldos, i cili kishte pranuar sesi Majorga i kishte kërkuar disa herë të ndalej gjatë raportit që patën në një hotel të Las Vegasit në 2009. "Nga 2015-a e sot, qindra studio ligjore në pjesë të ndryshme të Europës janë sulmuar dhe dokumentet e tyre elektronik­e janë vjedhur nga një pirat informatik dhe më pas janë provuar të shiten. Disa pjesë të tyre janë ndryshuar pjesërisht, por edhe shpikur. Pozicioni i Ronaldos vazhdon të jetë ai i zakonshmi, që në 2009 në Las Vegas kishte një raport konsensual", shkruante avokati.

 ??  ?? Ronaldo shijoi të dielën një darkë romantike në Paris me të fejuarën Georgina
Ronaldo shijoi të dielën një darkë romantike në Paris me të fejuarën Georgina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania