Panorama Sport (Albania)

Devolli: Ja ku gabon Tomori

"Pësojmë shumë gola nga goditjet standarde, lojtarët janë nën presion"

- ERIS SYLYKU

Tomori nuk po kalon një moment të mirë në këtë fillimsezo­ni, pasi në 5 javët e para të Kategorisë së Parë, ka arritur të sigurojë vetëm 5 pikë në tabelën e klasifikim­it. Skuadra e trajnerit Bledar Devolli kishte 3 barazime dhe 1 fitore në 4 ndeshjet e kaluara dhe kur pritej një reagim pozitiv, Tomori humbi me rezultatin 3- 2 në transfertë ndaj Egnatias. Ndonëse flitet për një krizë rezultates­h në radhët e beratasve, tekniku Bledar Devolli nuk e mendon aspak këtë gjë. Pavarësish­t rezultatev­e negative, ish- trajneri i Kamzës mendon se situata nuk është aq dramatike sa flitet dhe se fitoret do të vijnë shumë shpejt.

DEVOLLI

Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri i Tomorit u shpreh qartë mbi situatën. "Tomori i ka bërë të qarta objektivat që në fillim të kampionati­t dhe tanimë është normale që të ketë kritika. Në futboll ka gjithmonë

momente të mira dhe të këqija. Do të rregullojm­ë gabimet që kemi bërë në këto javë dhe besojmë se gjithçka do të shkojë në rrugën e duhur përgjatë këtij kampionati. Situata nuk është dramatike. Ajo që u kam përcjellë vazhdimish­t

lojtarëve është të përmirësoh­emi në të dyja fazat e lojës, duke qarkulluar topin dhe t'i bëjmë gjërat drejt, ashtu sikurse përgatitem­i. Po ashtu, edhe në fazën mbrojtëse nuk duhet t'i japim kundërshta­rit asnjë mundësi për gol. Duhet të evitojmë golat nga goditjet standarde, pasi jemi ndëshkuar në shumë raste dhe kjo na ka sjellë dëme. Të shënosh dy gola në Rrogozhinë dhe të dalësh pa pikë kjo është e pafalshme. Megjithatë, të gjitha këto gabime bien mbi mua, pasi jam unë ideatori i lojës dhe ai që bëj taktikën. Duhet të dalim me patjetër nga kjo situatë, duke filluar që nga kjo javë, sepse koha po kalon dhe duhet të rikuperojm­ë pikët e humbura. Çalojmë në disa pika, por e shpreh me bindje që deri në janar do të grumbulloj­më pikë mjaftueshë­m dhe pastaj do të bëjmë përforcime­t në skuadër", u shpreh fillimisht Devolli. Me tej, tekniku gjirokastr­it foli mbi presionin që rëndon te lojtarët. "Besoj se objektivi për t'u ngjitur medoemos në Kategorinë Superiore ndikon te lojtarët, pasi e konsideroj­në si presion tejet të lartë. Megjithatë, unë jam i mendimit se ndeshjet duhet t'i marrim njëra pas tjetrës dhe më pas të bëjmë llogaritë në muajt janar dhe maj. Unë kam ardhur këtu për të bërë më të mirën dhe kam besim se në fund do të buzëqesh", përfundoi prononcimi­n e tij Devolli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania