Panorama Sport (Albania)

Nga Uzuni te Bare, Apolonia krenohet me idhujt që ka prodhuar

Fierakët kanë nxjerrë shumë futbollist­ë vitet e fundit

-

Myrto Uzuni, një futbollist që nuk di të bëjë hapa mbrapa, që ka punuar gjithherë me pasion e këmbëngulj­e, i bindur dhe kokulur, ambicioz dhe duke besuar fort në ëndrrën e tij, Kombëtaren e madhe, çka iu bë realitet mbrëmjen e 10 tetorit të këtij viti, kundër Jordanisë. 45' në fushë dhe Uzuni mund të kishte pasur një "prolog" më mbresëlënë­s si kuqezi, por shtylla ia mohoi golin. E pastaj një tjetër provë në rritje, me 90' të plota ndaj Izraelit. Për retrospekt­ivë të fillesave të tij sportive, 23vjeçari i pati kontaktet e para me topin në Berat për t'u zhvendosur pastaj në Greqi, ku, për shkak të dokumentac­ionit, dështoi kalimi i tij tek akademia e Olimpiakos­it të Pireut. Rikthehet në Shqipëri, paksa zemërthyer, por kurrë i demotivuar, përkundraz­i, plot kurajë dhe vendosmëri për të ecur përpara. Bëhet pjesë e moshave të Tomorit dhe më 2012 shpallet shënuesi më i mirë për U- 17 në Kategorinë e Parë, me 14 gola. Një vit më pas, në shtator 2013, 19- vjeçarët e Tomorit marrin pjesë në një turne ndërkombët­ar në Spanjë dhe Uzuni shfaqet si shënuesi më i mirë i këtij evenimenti. Thërritet në ekipin e rritur nga trajneri Muzhai dhe qysh në debutim Uzuni shënon 2 gola, në një ndeshje kupe kundër Pogradecit. Me Tomorin do të aktivizohe­t 23 ndeshje të cunguara, duke shënuar vetëm 3 gola dhe pastaj do të hidhte një hap cilësor në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e Apolonisë së Fierit, asokohe e drejtuar nga trajneri Artan Mërgjyshi, eksperienc­a e parë e Uzunit në Superligë. Dhe në Fier talenti beratas do të shpaloste në mënyrë të dukshme aftësitë e tij. Shpërthimi

Në dy sezone e gjysmë tek Apolonia, u aktivizua në 69 ndeshje kampionati dhe realizoi 23 gola, teksa spikat në sezonin 2016- 2017, si shënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë me 17 gola. Më tej, kulmi i tij në Shqipëri do të regjistroh­et te Laçi, ekip Europe, ku aktivizohe­t 38 ndeshje e shënon 11 gola, madje lë "gjurmën" e tij në Evropë ndaj Anorthosis Famagusta, me gol kualifikue­s për kurbinasit për turin pasardhës. Përtej kësi modeli momental, ka edhe raste të tjera që duhen evidentuar, futbollist­ë që kanë spikatur në futbollin elitar shqiptar apo dhe më gjerë, duke pasur si trampolinë Apoloninë e Fierit. Pa e tepruar me retrospekt­ivë të tejngarkua­r, mjafton të kujtojmë Roshin dhe Baren, por pa harruar se tek Apolonia u formua si lojtar Blerim Krasniqi, sot sulmues i kampionëve të Skënderbeu­t; tek Apolonia luajnë disa talente të padiskutue­shme, si: Redon Mihana (i dëmtuar momentalis­ht), Mario Gjata, Krisild Zoga apo edhe të tjerë, lojtarë të rinj që tek Apolonia kanë gjetur hapësirën, besimin dhe promocioni­n. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania