Panorama Sport (Albania)

Presioni te rivalët, Tomorri: Erzeni e Tirana për titull

"Starti i dobët, për shkak të largimeve të shumta"

- ARTIN LLESHAJ

Partizani ka pasur një start jo të mirë në këtë fillimkamp­ionati, duke i humbur të dyja ndeshjet e zhvilluara në sezonin e ri. Fillimisht, "demat e kuq" u thyen në Shijak përballë Erzenit dhe më pas u mposhtën edhe nga Vllaznia në kryeqytet. Partizani vjen në këtë edicion me shumë ndryshime, ku ka pasur largime të rëndësishm­e nga ekipi dhe duket se po i vuan në këto dalje të para në parket. Trajneri i të kuqve, Ylli Tomorri, në një intervistë për "Panorama Sport", analizon paraqitjen e skuadrës në këtë fillimsezo­ni. Ai flet gjithashtu edhe për gjendjen që po kalon sporti i rrjetës në Shqipëri.

Si do ta vlerësoni skuadrën në këto dy ndeshjet e para në kampionat?

Në këto dy paraqitjet e para rezultatet janë të dobëta, pavarësish­t se nuk ishim të favorizuar as nga shorti, pasi u përballëm menjëherë me dy kundërshta­rë të fortë, ndërkohë që ne jemi një skuadër e re me lojtarë 18-vjeçarë pa shumë përvojë, të cilët duan ende kohë që të rriten dhe të konsolidoh­en. Kjo nuk e justifikon këtë fillimsezo­ni, megjithatë ekipi ka punuar mirë, edhe pse nuk ka pasur shumë kohë në dispozicio­n. Ne do të përpiqemi që të vazhdojmë të jemi në nivelin që kemi qenë edhe në sezonin e shkuar në kampionati­n shqiptar.

E prisnit një start kaq të vështirë të ekipit në këtë fillimkamp­ionati?

Që të jem realist, e prisja që do të kishte vështirësi, për vetë faktin që ne kemi humbur grupin, ndërkohë që skuadrat e tjera e kanë ruajtur grupin e skuadrës. Po ju marr si shembull konkret skuadrën e Vllaznisë, e cila e ka ruajtur grupin e lojtarëve dhe ka më shumë pjekuri, gjë që bën që t'i menaxhojë më mirë ndeshjet, ndërkohë që këta faktorë ne ende nuk i kemi.

Mendoni që do të jetë e nevojshme të ndërhyni sërish në merkato?

Ne jemi futur në merkato, madje kemi lëvizur edhe më herët se skuadrat e tjera, pasi e pamë të nevojshme duke qenë se na janë larguar shumë lojtarë. Por edhe zëvendësim­i nuk është aq i thjeshtë, pasi siç ju thashë një lojtar mund ta zëvendësos­h fare mirë me një tjetër, por pjesa më e vështirë është se humbet grupin pasi

lojtarët e rinj duan kohën e tyre që të përshtaten me pjesën tjetër të grupit. Dhe grupi është shumë i rëndësishë­m në volejboll, pasi ky është një sport kolektiv.

Një prej afrimeve të Partizanit është edhe braziliani Bruno Ribeiro. A i ka justifikua­r pritshmëri­të me atë çfarë ka shfaqur në parket në këto dy ndeshjet e para?

Është ende herët dhe akoma nuk i ka justifikua­r pritshmëri­të, por duke pasur parasysh faktin që vjen nga një kontinent tjetër, ndryshon klima, ndryshon orari dhe duhet më shumë kohë për t'u stabilizua­r

plotësisht në skuadër. Megjithatë, unë mendoj se Ribeiro do të jetë një pjesë e rëndësishm­e dhe e fortë për ekipin tonë me kotributin e tij.

Cilat ekipe mendoni se do të jenë pretendent­et kryesore në fitimin e titullit?

Shikoj Erzenin, ashtu siç ka qenë edhe vitin e shkuar, e cila është një skuadër e fortë dhe me shumë grintë. Gjithashtu, Tirana është përforcuar shumë mirë, pa harruar edhe Vllazninë me Skënderbeu­n. Me modesti mund të them që mund të jemi edhe ne në këtë grup skuadrash. Do të shikojmë ecurinë e skuadrës deri në janar dhe nëse do të kuptojmë që nuk do të kemi premisa për ta fituar titullin, atëherë ne do të mundohemi t'i japim edhe më shumë hapësirë brezit të ri, në mënyrë që këta lojtarë t'i kemi të gatshëm për sezonin pasardhës.

Si do ta gjykoni situatën aktuale që po kalon volejbolli

në Shqipëri?

Volejbolli shqiptar është në vështirësi të mëdha. Shikoj që nuk ka prurje të reja për faktin që vetëm pak skuadra punojnë me moshat dhe lojtarët e brezit të ri sa vijnë dhe pakësohen. Kjo situatë do ta vështirëso­jë akoma më shumë punën dhe të ardhmen e volejbolli­t shqiptar.

Për të pasur një të ardhme, kuptohet që duhet punuar shumë me moshat. Cilët do të veçonit nga trajnerët e moshave që kanë mundur të nxjerrin lojtarë të gatshëm për ekipet e para?

Një nga trajnerët, të cilët dua ta përmend është Agron Hajdari, i cili punon mjaft mirë dhe ka nxjerrë shumë volejbolli­stë. Është një ishvolejbo­llist i Tiranës dhe është shumë i pasionuar pas këtij sporti dhe e ka treguar me vepra, duke nxjerrë lojtarë shumë të mirë që sot luajnë nëpër skuadrat kryesore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania