Panorama Sport (Albania)

Nojer: Jam ende ai i pari

"Mund të pyesni këdo në skuadër për gjendjen time, jam rikthyer

-

Manuel Nojer nuk ka qenë aspak dakord me fjalët e Lotar Mateus. Ish-lojtari i kombëtares gjermane akuzoi portierin për formë të dobët dhe humbjen e sigurisë në portë. Por, Manuel ka mohuar çdo gjë, duke deklaruar dje në konferencë­n për shtyp se ndjehej shumë mirë.

Sa në formë jeni?

Në ndeshjen e fundit isha disi i pafat. Teksa në golin e parë bëra një hap përpara, por më pas ngela disi në vend dhe nuk mund ta evitoja. Na mungoi disi fati, pasi kishim mundësitë tona. Për sa i përket formës time ndjehem shumë mirë dhe këtë mund ta konfirmojn­ë edhe shokët e skuadrës. Nuk ndiej asnjë dhimbje. Në Botëror zhvillova gjithashtu ndeshje të mira. Por nuk kam pasur shumë mundësi të tregoja veten. Në këto dy javë jam stërvitur mirë me skuadrën dhe çdo gjë ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Për sa u përket kritikave, nuk dua të replikoj ne asnjë. Në lidhje me formën time i kam thënë gjithçka më sipër. Nëse Mark do të ishte ideali për skuadrën? Kam qenë gjithmonë i mendimit se ai është një nga portierët më të mirë në qarkullim dhe si i tillë ka pasur shumë herë të drejtën të niste lojën nga minuta e parë. Por është trajneri ai që vendos për këto gjëra jo unë.

Sa e rëndësishm­e është ndeshja me Francën?

Në ndeshjen e zhvilluar në Mynih luajtëm mirë, me pak fat mund të kishim fituar takimin. Jemi shumë të karikuar për të marrë pikët e plota edhe pse e dimë se ndaj kampionëve të botës do të jetë e vështirë. Jemi stërvitur mirë këto ditë dhe kemi analizuar çdo gabim që kemi bërë në ndeshjen e fundit. E dimë se në çfarë situate ndodhemi dhe për këtë kemi folur shumë gjatë me njëri-tjetrin. Kemi luajtur ndaj një kundërshta­ri shumë të fortë, siç është Holanda dhe këtë do ta bëjmë edhe në ndeshjen e nesërme (sotme). Franca është skuadra kampione në fuqi dhe në përbërjen e tyre janë shumë lojtarë

cilësorë që luajnë në kampionate­t më të forta të Europës.

Çfarë nuk shkoi mirë ndaj "Tulipanëve"?

Nuk e di, shumë gjëra. Mënyra se si e interpretu­am ndeshjen nuk është në sinkron me rezultatin. Në 30 minutat e para kishim disa mundësi,

të cilat nuk i shfrytëzua­m siç duhet, kjo edhe për meritë të kundërshta­rit. Ky është një problem që po e vuajmë së fundmi. Por pashë që skuadra tregoi karakter ku u mundua të kthente ndeshjen në favorin e saj, kjo është një anë pozitive. Nuk donim të humbitnim

dhe më pas lamë shumë hapësira prapa, duke pësuar edhe dy gola të tjerë. Na vjen keq që ndodhi kjo disfatë dhe shpresojmë të rikthehemi më të fortë. Kemi ende mundësi për të bërë mirë gjërat, duke filluar nga ndeshja me Francën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania