Panorama Sport (Albania)

Gabim elementar, Shqipëria vulos kualifikue­set me humbje

Kombëtarja U-19/ E mbyll e fundit në grup

-

Asnjë pikë dhe asnjë gol, shumë gabime në mbrojtje, por me një lojë për t’u duartrokit­ur, pasi dhanë gjithçka në fushë. Kjo është panorama edhe në ndeshjen me Norvegjinë, por edhe panorama e Shqipërisë në këto eliminator­e. Sërish në vendin e fundit.

Sfida e fundit

Sfida përball nordikëve erdhi si një ndeshje pa asnjë objektiv në grup dhe si një mundësi për autokritik­ë për humbjen 7-1 të vitit të kaluar, por edhe në ndeshjen e dytë përballë tyre nuk ia dalim të marrim rezultat pozitiv, teksa kundërshta­ri luante kualifikim­in në këtë sfidë, ndërsa kuqezinjtë jashtë çdo objektivi. Asnjëra nuk merr iniciativë­n të rrezikojë portën e kundërshta­rit deri në minutën e 30-të. Një tjetër kundërsulm, një tjetër gabim dhe një tjetër gol i dhuruar. Këtë herë është Enes Isufi që gabon duke mos larguar topin e harkuar nga Stevenik brenda zonës dhe mbrojtësi i Skënderbeu­t nuk e lexon harkimin dhe pas tij Boteim nuk mund të gabonte nga një distancë thuajse 5 metra, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës, me Alian të mposhtur. Pjesa e dytë në “Niko Dovana”

është e njëjta, me Norvegjinë që kontrollon topin dhe vendos në gjumë kuqezinjtë që nuk reagojnë. Kur gjithçka ishte drejt fundit, Pjetri harkon një top në thellësi të sulmit, me Frrokun që vetëm e prek dhe nuk e kontrollon duke hequr shansin më të artë të takimit për ta barazuar. Pa dyshim që fati nuk ishte me kuqezinjtë, jo vetëm dje, por në të tre takimet. Në fund mbyllet 0-1 me Norvegjinë

që arrin të kualifikoh­et.

Erjon Bogdani

“Ishin ndeshje që janë ndarë me detaje dhe i kisha përgatitur djemtë për këtë, përveç ndeshjes me Sllovakinë, ku nuk e meritonim atë rezultat. Në atë takim kemi humbur një penallti, kemi gjuajtur 12 herë drejt kuadratit dhe kemi fituar gjithashtu 12 goditje nga këndi. Faktikisht, ishte vërtet gjynah për atë që bënë vetë djemtë

dhe atë që morën. Megjithatë, çdo gjë varet prej tyre, pasi nëse do të punojnë fort çdo ditë, jo vetëm në grumbullim me Kombëtaren, por në ekipet e tyre, nëse do të luajnë, nëse do të japin maksimumin çdo ditë, normalisht që edhe në Kombëtare do të bëjnë mirë dhe Shqipëria ka nevojë për këto lojtarë”, tha trajneri Erjon Bogdani për “SuperSport” në fund të ndeshjes.

Anarildo Alia

 ?? FOTO:F.Hazizllari ?? Moment nga ndeshja e djeshme kualifikue­se e Kombëtares U-19
FOTO:F.Hazizllari Moment nga ndeshja e djeshme kualifikue­se e Kombëtares U-19

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania