Panorama Sport (Albania)

Romanjoli-Higuain-Suso, një Milan 534 milionësh

Sot Gordon Singer mbush njëqind ditë në krye të klubit

- Përgatiti: LEDIO NASE

Sot bëhen 100 ditë. Pak, por mjaftueshë­m për të bërë një bilanc të parë. Në politikë është një tregues i kohës së kaluar gjatë të cilit është e nevojshme t’i jepet një impuls projektit të ri. Në sport mund të vlejë e njëjta gjë, kur një klub ndërron pronar. Te Milani ndodhi (sërish) më 10 korrik, kur u përhap një komunikatë brenda së cilës shkruhej: “Pronësia dhe kontrolli i aseteve që zotëron maxhorancë­n e kapitelit social të AC Milan u janë transferua­r fondeve të kontrollua­ra nga ‘Elliot’”. Ishte fundi i Milanit kinez, po niste një epikë e re amerikane që për një kohë të gjatë u duk një hipotezë fantastiko-shkencore, por që u bë realitet brenda pak muajsh.

ANGAZHIM - Pra: lojtarë të turbulluar, tifozë të tërbuar (më shumë me Berluskoni­n se me Jonghong Li-në), pasiguri të larguara nga detyra për t’u përballur me një start të ri në kaq pak kohë. Dukej fillimi i një skenari të ditur: “Elliott”, një fond investues e jo një ndërmarrje tradiciona­le, ka sistemuar llogaritë dhe ka vendosur klubin në merkato. Tjetër ndërrim? Jo. Projekti i Pol Singerit, themeluesi­t të fondit “Elliott” dhe i pasionuar pas futbollit si i biri Gordon, është prezantuar menjëherë si një angazhim 3 deri në 5-vjeçar, siç përsëriti edhe presidenti Skaroni disa javë më parë. Efekti “Elliott” ose më saktë një Milan i parë më në fund në duar të sigurta dhe solide, u ndie menjëherë: efekti më i dukshëm ka qenë ripranimi në kupat europiane, duke kaluar nga drejtuesit (sepse “nevojitej” Singer për të bindur Maldinin që të rikthehej “në shtëpi”, duke e përfshirë në organikën që bazohet mbi dy “koka” të profilit të lartë si Paolo Skaroni e Ivan Gazidhis), e në fund paratë e investuara në klub për ta ringritur. Flitet, momentalis­ht, për një rritje kapitali prej rreth 170 milionë eurosh, të ndarë në tre këste: 21 në gusht, 30 në shtator dhe 119 mes fundshtato­rit dhe fillimteto­rit.

INTERES - Edhe merkatoja është pëlqyer: u afruan Higuain e Kaldara dhe në janar pritet Paketa. Pra, po shihet edhe në të ardhmen. Një shenjë e qartë e dëshirës për të investuar. “Elliott” ka në interes vlerësimin maksimal të klubit, në perspektiv­ë të një shitjeje që do kryhet vetëm në kushtet më të mira të mundshme për të gjithë. Me pak fjalë, Milani është përsëri një klub që tërheq.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania