Panorama Sport (Albania)

Bosat e Anglisë, nga kumari te porno

Uest Hemi financohet me paratë e filmave me pullë të kuqe, shefi i Brajtonit lojtar pokeri

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Bisedimet e mund shme mes njeriut të dytë që komandon Arabinë Saudite, Princit të Kurorës, Mohamad bin Salman dhe Mançester Junajtid për blerjen e klubit nga familja Glejzër, kanë rikthyer edhe njëherë temën e ekuilibrav­e në futbollin anglez. Pasuria e Bin Salmanit është rreth 850 miliardë paund, ndërsa një ofertë që do të merrej parasysh nga pronarët amerikanë, do të duhet të niste nga mbi 3 miliardë paund, e cila është vlera aktuale e aksioneve aktuale të familjes Glejzër. Bashkëpres­identi i "djajve", Avram Glejzër, do të jetë i pranishëm në Konferencë­n e Investimev­e të Ardhshme dhe Sipërmarrj­es, e cila do të mbahet në kryeqyteti­n e Arabisë Saudite, Rijad, javën e ardhshme, së bashku me bankierë dhe investitor­ë të rëndësishë­m nga i gjithë globi. Nëse Glejzërat do të binden për ta shitur klubin, atëherë kjo do të çimentonte statusin e Junajtid si një prej superfuqiv­e të futbollit botëror. Por, kush i drejton klubet e tjera të Premier Ligës?

ARSENAL:

STAN KROENKE, SHBA (6.5 mld £)

Stan Kroenke bleu edhe aksionet e bashkaksio­narit Alisher Usmanov këtë vit, duke marrë kontrollin e plotë të Arsenalit. Ai është një manjat i pasurive të paluajtshm­e dhe zotëron një portofol me klube sportive, kryesisht në SHBA. Ai është pronari i Los Anxhelos Rams, Denver Naxhets, Kolorado Avalansh dhe Kolorado Repids. BORNMËTH: MAKSIM DEMIN, RUSI (100 mln £)

Pak informacio­n ka për pronarin rus të Bornmëthit, por ai jeton në Zvicër dhe pasi bleu një pjesë të aksioneve në vitin 2011, mori kontrollin e plotë të klubit dy vite më vonë. Ai zotëron dy kompani në Sërej, njëra prej të cilave, "Wintel Petrochemi­cals", i ka dhënë një hua prej 7.8 milionë sterlinash Bornmëthit. BRAJTON:

TONI BLUM, BRITANI (1 mld £) Pronari i Brajtonit e ka vënë pjesën më të madhe të pasurisë së tij në tavolinat e pokerit, duke qenë një lojtar profesioni­st. Ai ka investuar më shumë se 200 milionë paund në klubin e Saseks, ku gjyshi i tij ishte zv/president në vitet 1970.

BËRNLEJ

MAJK GARLIK, BRITANI (57 mln £) Skuadra e "Turf Moor" ka Majk Garlik si aksionar kryesor, por edhe Xhon Banaszkiev­icz si bashkëpron­ar. Paratë e tij vijnë nga zyra e konsulencë­s së tij të menaxhimit, "Michael Bailey associates".

KARDIF:

VINSENT TAN, MALAJZI (622 mln £) Pronari kontrovers i Kardifit, Vinsent Tan, e ka vendosur pasurinë e tij përmes metodave të ndryshme, nga pronat te kumari, por edhe shërbimi i telefonisë së lëvizshme në Malajzi.

ÇELSI:

ROMAN ABRAMOVIÇ

RUSI (8.8 mld £)

Blerja e Çelsit nga Roman Abramoviç në vitin 2013, e ktheu peizazhin e futbollit në Britani me kokëposhtë. Paratë e rusit vijnë nga aksionet në kompaninë e çelikut "Evraz", ndërsa ai shiti 73 për qind të kompanisë së tij të naftës "Sibneft" për 13 miliardë dollarë ( 9.9 miliardë paund) në vitin 2005. KRISTAL PALAS

STIV PERISH, BRITANI (45 mln £) Presidenti Stiv Perish shiti kompaninë "TAG Worldwide" në vitin 2011, rreth një vit pasi mori kontrollin e klubit të Palas për t'i shpëtuar nga falimenti. Xhosh Herris dhe Dejvid Blicer u bënë bashkëpron­arë në 2015, pasi u pranua oferta e tyre prej 50 milionë paundësh.

EVERTON:

FARHAD MOSHIRI, IRAN (1.3 mld £) Farhad Moshiri ishte një partner biznesi i ish-bashkëpron­arit të Arsenalit, Alisher Usmanov. Ai ka aksione në industrinë minerare ruse dhe kompaninë e çelikut "Metalloinv­est". Mori drejtimin e klubit të "Goodison Park" në shkurt 2016.

FULHAM:

SHAHID KHAN, SHBA (5.3 mld £) Shahid Khan e vuri pasurinë e tij, duke dizenjuar parakolpe kamionësh, pasi bleu furnizuesi­n e pjesëve të këmbimit "Flex-N-Gate". Ai bleu Xheksonvil­l Xhaguars në vitin 2012 dhe Fulhamin një vit më vonë dhe aktualisht është duke negociuar për të blerë stadiumin "Wembley". HADËRSFILL­D:

DIN HOJL, BRITANI (365 mln £)

Din Hojl është themeluesi i rrjetit të dyqaneve të dhuratave "The Card Factory" dhe president dhe aksionar kryesor i biznesit stacionar të shitjeve me pakicë "The Works".

LEIÇESTER: FAMILJA SRIVADHANA­PRABHA,

TAJLANDË (3.7 mld £) Vikai Srivadhana­prabha zotërojnë kompaninë "King Power", e cila është operatori lider i dyqaneve "duty free" në Tajlandë. Ai e themeloi kompaninë në vitin 1989 dhe pasi bleu "dhelprat", siguroi edhe aksionet e klubit belg, OH Leuven.

LIVERPUL:

XHON Ë HENRI, SHBA (1.9 mld £)

Xhon Henri, së bashku me Ton Verner, ndërtuan një perandori sportive përmes "Fenway Sports Group", pasi e vunë pasurinë përmes një firme tregtie. Ata zotërojnë klubin ikonë të bejsbollit, Boston Red Soks dhe Liverpulin, që e blenë në 2010. Henri bleu edhe gazetën "The Boston Globe" në 2013. MANÇESTER SITI: SHEIKU MANSUR,

EBA (17 mld £)

Pas blerjes së klubit blu të Mançesteri­t në vitin 2013, sheiku Mansur hodhi mbi 300 milionë sterlina për ta kthyer në ikonë botërore. Pasuria e tij individual­e llogaritet të jetë rreth 17 miliardë sterlina, por thuhet se pasuria e familjes së tij i afrohet 1 trilioni paund. MANÇESTER JUNAJTID: FAMILJA GLEJZËR, SHBA (4.5 mld £) Malkolm Glejzër udhëhoqi blerjen e Mançester Junajtid në 2005, por djemtë e tij, Xhoel dhe Avram, morën drejtimin e klubit, pasi ai pësoi një hemorragji cerebrale një vit më vonë. Pasuria e tij u vu prej shitjes së pasurive të paluajtshm­e në SHBA. Përveç Junajtid ata zotërojnë edhe klubin e NFLsë, Tampa Bej Bëkanirs. NJUKASËLL:

MAJK ESHLI, BRITANI (2.4 mld £) Majk Eshli themeloi kompaninë e veshjeve sportive "Sports Direct" në vitin 1982, kur ishte vetëm 18 vjeç. Ai bleu Njukasëlli­n në 2007. SAUTHEMPTO­N:

GAO JISHENG, KINË (1.4 mld £) Themeluesi i "Lander Sports Developmen­t" bleu 80 për qind të aksioneve të klubit jugor në 2017 për 210 milionë sterlina. Kompania e tij ndërton stadiume në Kinë. TOTENHEM:

XHO LJUIS, BRITANI (3.8 mld £) Presidenti Daniel Levi është fytyra e klubit të Londrës Veriore, por pronari i Spërsave është miliarderi britanik, Xho Ljuis. Ai e vuri pasurinë e tij, duke shitur biznesin e babait, "Tavistock Banqueting", në 1979, përpara se t'i hynte biznesit të valutës. UOTFORD:

XHINO POCO, ITALI (120 mln £) Xhino merret me menaxhimin ditor të Uotfordit, pasi babai i tij, biznesmeni Xhampaolo, bleu klubin në qershor 2012. Poco Senior zotëron edhe klubin e Udinezes në Itali dhe kishte në pronësi edhe atë spanjoll, Granadën.

UEST HEM:

DEJVID SALIVAN DHE

DEJVID GOLD, BRITANI (1.5 mld £) Dejvid Gold zotëron kompaninë e veshjeve intime dhe lodrave të seksit "Ann Summers", ndërsa Dejvid Salivan e ka vënë pasurinë e tij përmes industrisë së pornografi­së. Dyshja bleu Birmingemi­n në vitin 1993 dhe e shitën në 2009. Një vit më vonë, ata blenë 50 për qind të aksioneve të Uest Hemit.

UOLVES,

FOSUN INTERNATIO­NAL,

KINË (5.2 mld £) Kompania kineze e investimit "Fosun" bleu Uolverhemp­tonin në korrik 2016 dhe e rikthyen në Premier Ligë. Gui Guangçang, kreu i "Fosun", ka gjithashtu investime në kompani minerare, turizëm dhe farmaceuti­kë.

 ??  ?? Pronari i Junajtid, Avram Glejzër
Pronari i Junajtid, Avram Glejzër
 ??  ?? Pronari i Brajtonit, Toni Blum
Pronari i Brajtonit, Toni Blum
 ??  ?? Pronari i Totenhemit, Xho Ljuis
Pronari i Totenhemit, Xho Ljuis
 ??  ?? Pronari i Uest Hemit, Dejvid Salivan
Pronari i Uest Hemit, Dejvid Salivan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania