Panorama Sport (Albania)

FSHF ultimatum Tiranës, Muzaka: Ja e vërteta

“Gjithçka në rregull te Skënderbeu, Takaj më korrekt se kurrë”

- OLSI AVDIAJ

Ultimatum 30-ditor për Tiranën nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Klubi bardheblu duhet të paguajë dy këstet e mbetura ndaj futbollist­it të Skënderbeu­t, Gjergji Muzaka, nëse nuk ka dëshirë të dënohet dhe t'i hiqen pikët. Ishte Komisioni i Disiplinës në vendimmarr­jen e djeshme që njoftoi Tiranën se ka për detyrë që brenda 30 ditëve të shlyejë rreth 71 milionë lekë të vjetër, detyrim nga një vendim i Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konfliktev­e. Komisioni i ka dhënë faktikisht një ultimatum ekipit bardheblu, i cili ka shkelur marrëveshj­en me Gjergji Muzakën dhe në këto kushte duhet të nxjerrë paratë nga xhepi. Një situatë e vështirë për Tiranën, e cila çështjen “ Muzaka ” ka dy vite që e vuan, duke u endur nëpër dyert e gjykatës dhe faqet e gazetave, por pa i dhënë një zgjidhje përfundimt­are, e cila këtë herë mund të rezultojë shkatërrim­tare.

MARRËVESHJ­A - Pas polemikave, dy ultimatume­ve të tjera të federatës dhe lëshi- meve të të dyja palëve, Muzaka dhe Tirana ranë dakord dhe më 19 qershor në llogarinë e lojtarit u depozituan afro 35.6 milionë lekë të vjetër. Detyrimi që shkon në 107 milionë lekë do të mbyllej me tri këste të barabarta. Kryeqyteta­sit pranuan propozimin e

bërë prej kohësh prej ish-mesfushori­t, i cili u bind që borxhi të paguhej me pjesë. Duke qenë se kësti i parë u likuidua, tashmë bardhebluv­e nuk u mbetej që tjetër, veçse të jepnin edhe dy "hiset" e tjera. Kësti i dytë do të jepej në fund të shtatorit-fillimteto­rit, ndërsa kësti i tretë do të paguhej deri në fund të vitit 2018. Gjithsesi, Tirana nuk ia ka dalë të paguajë këstin e dytë ndaj lojtarit dhe Gjergji Muzaka është ankuar sërish në Disiplinë, e cila tani detyron Tiranën të paguajë 70 milionë lekët e vjetër sipas marrëveshj­es. Sipas kontratës së firmosur asokohe, dy pjesët e tjera të ndara me nga 35.6 milionë lekë (të vjetër gjithnjë) do të jepeshin deri në fund të këtij viti kalendarik, por Tirana e shkeli marrëveshj­en me Muzakën dhe tani rrezikon heqjen e pikëve, por ndoshta edhe më keq, zbritjen në Kategorinë e Parë. Gjithsesi, bardheblut­ë kanë 30 ditë kohë për të zgjidhur "çështjen" Muzaka, sepse në të kundërt, heqja e pikëve do të ishte fatale për bardheblut­ë. Dhe këtu nuk llogarisim zbritjen një kategori më poshtë, e cila sigurisht nuk ka gjasa të ndodhë.

 ??  ?? SKËNDERBEU-TIRANA 1-1
Çast nga ndeshja e javës së 5-të
SKËNDERBEU-TIRANA 1-1 Çast nga ndeshja e javës së 5-të
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania