Panorama Sport (Albania)

Hysaj provokon Ronaldon: Nuk shënon kurrë kundër meje

shtë bukur të stërvitesh nga Ançeloti, pas Liverpulit gati të mundim edhe PS në

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Elseid Hysaj është gati që të shfryjë të gjithë mllefin e akumuluar nga dy ndeshjet në Kombëtaren shqiptare, duke u rikthyer në fushë të shtunën, me bluzën e Napolit, kur të kaltrit do të gjejnë përballë Udinezen. Mbrojtësi i djathtë shqiptar është rikthyer në grumbullim dhe është shumë i karikuar në pritje të ndeshjes së radhës në Serinë A. "Këtu jemi të gjithë perfeksion­istë, jo vetëm profesioni­stë dhe trajneri me stafin e tij dinë sesi të rikuperojm­ë energjitë pas lodhjes në Kombëtare, prandaj do të jemi të gjithë gati për të shtunën. Dy fitoret e fundit i kanë dhënë skuadrës, por edhe qytetit të Napolit, shtysën e duhur, prandaj ta nisim me një fitore në shtëpi pas pauzës do të ishte një dozë pozitive përpara edhe ndeshjes së Champions-it me PSG-në", bën hyrjen e tij Hysaj, për mikrofonat e radios napolitane "Kiss Kiss".

Elseid, cilat janë kurthet që fsheh sfida me Udinezen?

Do të jetë delikate, si të gjitha vitet. Ata vijnë nga tri humbje radhazi dhe kjo do t'i bëjë më agresivë dhe më të përqendrua­r njëkohësis­ht. Gjithsesi, premtoj se ato do të gjejnë përballë një Napoli të uritur për fitore.

Mendoni se kampionati është një çështje e mbyllur?

Absolutish­t, jo. Nëse men-

doni se një garë e gjatë përfundon me 6 pikë diferencë, atëherë është e kotë të luajmë. Rrini të qetë, surprizat nuk mungojnë kurrë.

Çfarë ndjesie ju la fitorja me Liverpulin në Champions?

Në atë sfidë ishim të gjithë paksa nervozë, por ajo ndeshje tregoi se nëse Napoli mund të fitojë me Liverpulin, atëherë mund të thyejë këdo që i del përpara, edhe PSGnë. Mjafton të qëndrojmë të qetë dhe të vëmë në fushë gjërat që dimë të bëjmë më mirë dhe mund t'ia dalim.

Çfarë efekti ju dha dueli me Kristiano Ronaldon?

Unë di të them se përballë meje nuk ka shënuar kurrë, por në të njëjtën kohë ka dhënë asiste. Jam i lumtur thjesht për faktin që kundër Napolit nuk ka shënuar.

Po me PSG-në sa e vështirë do të jetë, duke parë sulmin e tyre atomik?

Nuk duhet të mendojmë shumë për repartin e tyre sulmues. Jam i bindur që edhe ata do të jenë të shqetësuar për faktin që do të na kenë përballë ne, sepse ndaj Liverpulit, që ka gjithashtu një repart sulmues të frikshëm, Napoli e mbajti portën të paprekur. Edhe ne kemi një skuadër të madhe, ashtu si PSG-ja, ndaj nuk i trembemi askujt.

Insinje duket se ka shpërthyer sivjet, apo jo?

Lorenco është një djalë fantastik, gjithmonë një lojtar i rëndësishë­m për Napolin. Ka teknikë dhe intuitë goli. Ançeloti ka bërë mirë që e ka pozicionua­r më pranë portës, sepse kështu mund të shfrytëzoj­ë edhe më mirë cilësitë e tij.

Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet ka më shumë rrotacion. Si ju duket menaxhimi i skuadrës nga ana e Ançelotit, duke qenë se edhe ju, që dukeshit i paprekshëm, sivjet po luani disi më pak?

Po flasim për një trajner që ka fituar gjithmonë dhe shpresojmë që të vazhdojë në rrugën e tij, pra të na japë edhe ne mundësinë që të arrijmë te trofetë. Për sa më përket mua, di të them se nëse luaj një ose dy ndeshje më pak, nuk më ndryshon mentalitet­in. Përkundraz­i, nëse ulem një ndeshje në pankinë, stërvitem edhe më fort ditën tjetër.

Shpeshherë po luani edhe si i majtë, çfarë ndryshimi ka?

Është gjithmonë bukur që të provosh gjëra të reja në jetë, ndryshe pasioni për të ecur përpara nis të shuhet. Unë zgjohem në mëngjes dhe i them vetes "sot duhet të bëj këtë", sepse dua gjithmonë të përmirësoh­em. Duhet të vazhdosh të shtysh përpara me të gjitha forcat, ndryshe rrezikon rolin në skuadër. Shkurt, duhet të arrish të përshtates­h me gjithçka, si në sport ashtu edhe në jetë.

Si është të punosh me Ançelotin?

Diçka e bukur. E kam parë gjithmonë në televizor teksa ka stërvitur kampionë të mëdhenj. Përpara se të jetë një trajner i zoti, di të them se është një person i shkëlqyer. Di të qeshë, të bëjë batuta, di gjithmonë cili është vendi që i takon. Duket që ka diçka speciale brenda tij, por ende s'e kam zbuluar. Është treguar i zoti që diti të hyjë menjëherë në zemrat tona dhe të qytetit.

Çfarë do t'ju pëlqente të përmirëson­it në lojën tuaj?

Fazën sulmuese. Duhet të punoj ende mbi këtë aspekt, por çdo gjë në kohën e vet. Unë po stërvitem mirë ndërkohë...

Ky Napol mund të përmirësoh­et kundrejt vitit të kaluar?

Ka gjithmonë vend për përmirësim.

Malkuit ka shpërthyer. Sa e ndieni konkurrenc­ën me të?

Malkuit më pëlqen, është një djalë i shkëlqyer. Konkurrenc­a me të më bën shumë mirë, jo vetëm mua, por të gjithë skuadrës madje.

Kur do të vijë goli i parë i Hysajt në Serinë A?

Po e provoj dhe shpresoj që të vijë. Po e kërkoj edhe sepse dua t'ia dedikoj djalit tim.

Si ka ndryshuar jeta e Elseidit në gjithë këto vite?

Unë kam ardhur nga hiçi dhe babai im me një firmë të vogël ka bërë shumë për mua. Gjithsesi, ai që sakrifikon arrin edhe që të marrë si shpërblim rezultate të papritura, shumë të bukura dhe unë po i jetoj ato. Po luaj në Ligën e Kampioneve, jam pjesë e Kombëtares së vendit tim. Për mua është një krenari të mbaj emrin tim në fanellë.

 ??  ?? Kristiano Ronaldo dhe Elseid Hysaj, gjatë sfidës JuventusNa­poli të luajtur sivjet në Serinë A
Kristiano Ronaldo dhe Elseid Hysaj, gjatë sfidës JuventusNa­poli të luajtur sivjet në Serinë A
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania