Panorama Sport (Albania)

Roben, në sulm: Qesh kur thonë se jemi në krizë

Holandezi ka lënë pas krahëve debatin me #ovaçin falë Rumeniges

-

Arjen Roben nuk mendon se në skuadër ka moment krize. Holandezi tregoi për "Kicker" se skuadra është e qetë dhe gati për të bërë mirë në ndeshjen e radhës. "Kur lexoj që flitet për krizë, më vjen të qesh. Sigurisht, Dortmund po bën shumë mirë dhe kryesojnë më meritë kampionati­n. Asgjë nuk ka mbaruar, jemi mësuar të luajmë nën presion dhe e dimë se çfarë duhet të përmirësoj­më në të ardhmen", u shpreh lojtari. Ai nuk ka dashur të flasë për debatin e ndodhur javën e kaluar me trajnerin Kovaç, i cili e detyroi të mbyllë stërvitjen para kohe.

DEBATI ME KACAÇIN Ishte data 10 tetor 2018, kur Bajerni i Mynihut zbriti në fushën e "Sabener Strasse" për të kryer një seancë stërvitore, e planifikua­r nga trajneri Niko Kovaç. Në stërvitje morën pjesë shumë lojtarë nga akademia e bavarezëve dhe disa nga titullarët. Kjo, pasi pjesa tjetër e skuadrës ishte e impenjuar në ndeshjen e kombëtarev­e të tyre. Stërvitja u zhvillua ndryshe nga të tjerat dhe protagonis­tët ishin lojtari holandez Arjen Roben dhe trajneri Niko Kovaç. Ata debatuan midis tyre dhe kroati vendosi të përfundojë seancën përpara kohe. "Ka gjë që nuk shkon Arjen?", pyeti KovaçM "Me sa duket, po", ishte përgjigjja e holandezit. Më pas, lojtari, teksa u drejtohej dhomave të zhveshjes, bëri edhe një gjest drejt stafit teknik dhe ndihmësit të Kovaçit, duke vendosur gishtin tregues përpara gojës. Ky i fundit në fillim ka pasur një bisedë me trajnerin dhe më pas me lojtarin. "Bild" bëri të ditur se Rumenige dhe Kovaç kanë pasur një bisedë ndërmjet tyre në lidhje me këtë çështje. Ka qenë pikërisht drejtuesi bavarez, që ka shuar debatin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania