Panorama Sport (Albania)

Dëmtimet te Partizani, mjeku: Fusha sintetike shkatërrue­se

"Te verilindor­ët, çdo vit 2 vetë shkonin në bisturi"

- ILIR CARA

Pertef dhe Perli Rusi, babë e birë, janë të njohur në ambientin futbolldas­hës, pasi kanë një përvojë të gjatë në mjekësinë sportive. "Panorama Sport", përmes një interviste me mjekun Perli Rusi, tregon problemati­kën që sjell përgatitja në fusha me bar sintetik. Sipas përvojës së tij, te Kukësi nga përgatitja në terrene të tilla, çdo vit katër lojtarë kishin...

Pertef dhe Perli Dusi, babë e birë, janë të njohur në ambientin futbolldas­hës, pasi kanë një përvojë të gjatë në mjekësinë sportive. "Panorama Sport", përmes një interviste me mjekun Perli Dusi, tregon problemati­kën që sjell përgatitja në fusha me bar sintetik. Sipas përvojës së tij, te Kukësi nga përgatitja në terrene të tilla, çdo vit katër lojtarë kishin nevojë për ndërhyrje kirurgjika­le. Përpos pasojave që jep ngarkesa në terrene të tilla, Dusi vë alarmin se ato fusha nuk duhen përdorur kur temperatur­at janë të larta, pasi goma lëshon avuj kancerogje­në, që lënë pasoja nga fëmijët deri te të rriturit.

Nga përvoja juaj si mjek sportiv, çfarë problemesh sjell për futbollist­ët përgatitja në terren me bar sintetik?

Në terrene të tilla nuk bën stërvitje si duhet sepse nuk kanë amortizimi­n e duhur. Duke mos pasur amortizim, e gjithë ngarkesa kalon te muskujt e lojtarit, te tendina e Akilit, gjunjët etj. Në këto kushte, lojtarët stërmundoh­en. Një pjesë e muskujve nga stërmundim­i bëjnë që të mos funksionoj­në si duhet.

Ekipet që stërviten në fusha me bar sintetik vuajnë shpesh nga lëndimet. A është ky terren një burim dëmtimi për lojtarët?

Patjetër që është, por duhen ndarë disa gjëra. Si terren sintetik nuk është problem po të jetë sipas kushteve të aprovuara. Por, mosmirëmba­jtja e fushës, kryesisht pjesa e gomës së zezë që bën amortizimi­n, me kalimin e kohës nga stërvitjet goma konsumohet. Duke mos u rimbushur apo kujdesur për gomën, janë pjesë teknike që nuk dua t'u hyj, bën që terreni të humbasë amortizimi­n. Pra, mungesa e amortizimi­t sjell edhe traumat te lojtarët.

Partizani ka vuajtur së fundmi nga dëmtimet dhe ka vendosur që përkohësis­ht të transferoh­et në Elbasan për t5u stërvitur në fushë me bar natyral, duke u larguar pak nga terreni sintetik...

Pa dyshim që ka bërë gjënë më të mirë. Ku ta gjemë që të gjitha ekipet të bëjnë stërvitje në fusha me bar natyral. Po edhe stërvitja në terrene sintetike nuk përbën problem nëse zbatohen kushte e mirëmbajtj­es. Pra, duhet që gomina të jetë në parametrat e duhur që të bëjë amortizimi­n. Pa atë gominë, është sikur të bësh stërvitje me taka hekuri në një fushë betoni.

6ilat janë dëmtimet më të shpeshta që japin terrene të

tilla?

Ligamentet janë ato që e pësojnë më shumë, sepse taka ngelet në gominë dhe në momentin që bën rrotacion ekstrem, atëherë gjithë pesha e trupit kalon mbi gju. Kjo bën që të dëmtohen ligamentet, pasi ato nuk janë të përgatitur­a që të mbajnë gjithë peshën e trupit, të cilën duhet ta mbajë muskulatur­a. Në momentin që taka ngelet dhe trupi rrotullohe­t, automatiki­sht këputet ligamenti.

Te Partizani keni punuar në një fushë stërvitore me shtuf, te 7inamo me bar natyral, si dhe te Kukësi në terren sintetik. Nga kjo përvojë, cila ka rezultuar më e përshtatsh­mja për lojtarët dhe më pak punë

për stafin mjekësor?

Pa dyshim, fusha me bar natyral është më e përshtatsh­mja, si për lojtarët dhe stafin mjekësor. Sigurisht, terreni sintetik ka qenë më problemati­ku për ne si staf mjekësor. Llogarit, te Kukësi i binte që në çdo sezon të paktën katër lojtarë ishin me ndërhyrje. Këtu po flas për dëmtimet maksimale, pasi kemi pasur edhe lojtarë me dëmtime të gradave të ulëta, si tërheqje. Gjatë periudhës që kam punuar me ekipin në terren sintetik, duhej që të paktën katër futbollist­ë në vit të kishin ndërhyrje. Mendo që në një ekip me 11 titullarë, 4 vetë me ndërhyrje në një sezon janë shumë.

Meqë dolët te dëmtimet, duke ditur që Edgar Çani erdhi te Partizani pas një operacioni, sipas jush, a ndikoi përgatitja në terren me bar sintetik që ai të mos e kapte formën?

Çani vërtet ka bërë ndërhyrjen, por nëse nuk e bën rehabiliti­min në kushte normale të fushës, sigurisht ai riaftësim nuk ka për të ardhur kurrë. Pa bërë avokatin e Çanit, nëse ke nevojë për rikuperim, sa më e mirë të jetë fusha, aq më shpejt vjen edhe rikuperimi. Ndërsa kur fusha nuk është optimale mund të sjellë edhe agravim të dëmtimit.

Rreth 89: e fëmijëve përgatiten në terrene të tilla. A përbën problem për këtë brez përgatitja në këto kushte?

Normal që do të ketë probleme, pasi ato nisin nga themeli deri lart. Gjithsesi, te moshat e reja duhet pranuar se nuk e kanë ngarkesën fizike që kanë ekipet e para. Te fëmijët punohet më shumë në nivelin tekniko-taktik

sesa në atë fizik, ku mund t'i rëndonte terreni sintetik.

A duhen lejuar përgatitje­t, si dhe zhvillimi i ndeshjeve në terrene të tilla gjatë verës apo kur temperatur­at janë të larta, pasi zakonisht ndihet era e gomës?

Në sezonin e verës është kategoriki­sht e ndalur që të ushtrosh aktivitet në pikun e vapës. Nga nxehtësia, goma nis të shkrijë dhe lëshon avuj që janë kancerogje­në. Stërvitja në kushte të tilla, përveç avujve të gomës, bën që edhe këmbët të bëhen flluska nga nxehtësia që transmetoh­et nga goma te këpucët dhe çorapet, për të lënë pasoja më pas te futbollist­i. Flluskat kalohen, por gazrat kancerogje­në ndikojnë direkt te mushkëritë.

Si ka mundësi që ky kusht nuk zbatohet te ne, pasi shpesh ndodh që të luhet apo stërviten në temperatur­a të larta?

Çfarë të them, kjo është Shqipëria!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania