Panorama Sport (Albania)

“Meksiko 1968”, gjysmë shekulli nga Olimpiada që ndryshoi botën e sportit

Cilët ishin rekordmenë­t që u martuan aty apo që i shpenzuan paratë duke blerë nga 7 televizorë

- Nga UVIL ZAJMI

Nga tentativat për bojkotim, refuzi mi për t'i zhvilluar, tensioni politik global, nga hera e parë me tartan e doping, te revolta e Smith e Karlos, kërcimi i paparë as në TV i Bob Bimen, te Fosburi Flop, që amerikanët e mbajtën sekret dhe martesa live në një aktivitet të pesë rrathëve olimpikë.

Është quajtur Olimpiada e Vjeshtës, pasi në atë periudhë u zhvillua. Vendimi që Lojërat Olimpike të organizohe­shin në Meksikë u mor në një kongres të CIO-s në Gjermani, në tetorin e vitit 1963. Kandidatë ishin SHBA, madje presidenti Xhon Kenedi garantoi personalis­ht një kontribut të madh në organizimi­n e tyre në Detroit, në kryeqyteti­n e automobila­ve, por as Buonos Aires e Lioni nuk mundën të fitonin. Kjo e fundit, edhe për faktin se qeveria franceze dëshironte zhvillimin e tyre në Paris. Problemi kryesor ishte lartësia mbi 2800 metra, që, sipas specialist­ëve, krijonte vështirësi në frymëmarrj­e dhe aktivitete­t fizike. E megjithatë, aty jetonin miliona njerëz dhe për më tepër, që i ka bërë të heshtin të gjithë, kur me 10 tetor, dy ditë para fillimit të Olimpiadës, çiklisti danez Ole Ritter vendosi një rekord të ri të orës, pikërisht në qytetin e Meksikos. Ndërkohë, situata politike ishte dramatike, kur disa ditë para fillimit ushtria meksikane ka shtypur me gjak protestën studentore në Sheshin e "Tre Kulturave", ku pati 40 të vdekur, duke krijuar një atmosferë të rëndë, që vuri në dilemë organizato­rët për zhvillimin e Olimpiadës, madje u diskutua edhe transferim­i i saj në një shtet tjetër. Është viti i majit francez, por edhe i vrasjes së Martin Luther King, të Robert Kenedit, të ashpërsimi­t të luftës në Vietnam, të atentateve në Lindjen e Mesme, të masakrave në Biafra dhe të tankeve ruse që futen e pushtojnë Pragën. Dhe sporti nuk mund të qëndronte indiferent e nga shumë shtete pati tentative për t'i bojkotuar. Sidoqoftë, ato zhvillohen dhe më 12 tetor, me mbërritjen e flakës olimpike, jepet starti, ndërsa mbyllja zhvillohet më 27 tetor. Marrin pjesë 112 shtete, 5516 atletë, 4735 meshkuj e 781 femra në 19 disiplina sportive. Garat u zhvillu- an në Stadiumin Olimpik Universita­r dhe në rivaliteti­n historik midis dy superfuqiv­e, SHBA fitoi 45 medalje ari, 28 argjendi e 34 bronzi, ndaj 29/ 32/ 30 të Bashkimit Sovjetik. Nga tartani, dopingu dhe martesa në Olimpiadë

Lojërat Olimpike të "Mexico 1968" do të kujtohen edhe për disa ngjarje të rëndësishm­e sportive. Për herë të parë në konstruksi­onin e pistave të vrapimit dhe kërcimit, u aplikua dhe u përdor një material i ri sintetik: tartani. Si veçori, ai nuk deformohet dhe ruan një elasticite­t të madh e të konsiderue­shëm që i jep mundësi sportistit të garojë pa humbur asgjë, kjo falë materialit që nga tartani transmetoh­et te forca e këmbëve. Gjithashtu, "Lojërat Olimpike 1968", do të kujtohen edhe për faktin se për herë të parë në historinë e përdorimit të dopingut në një olimpiadë, zbulohet sportisti i p a n t a t l o n i t , Hans Gunnar Liljenvall, që bashkë me atletët e tjerë të skuadrës, përjashtoh­en, sepse, pas garës individual­e në gjuajtje me pushkë, iu gjet gjurmë substance e ndaluar, mbi limitet e lejuara. Pastaj "Të martohesh në Olimpiadë", ishte një tjetër eveniment surprizë. Një ditë para mbylljes, e konsiderua­r princeshë, çekosllova­kja Vera Çaslavska, që fitoi të gjitha të artat e mundshme në gjimnastik­ën artistike, zgjodhi qytetin e Meksikos dhe jo Pragën për t'u martuar me bashkëqyte­tarin, atletin Jozef Odlozil, që u prit mirë nga meksikanët. Olimpiada e befasive "hera e parë"

Ky ishte rasti i parë që Lojërat Olimpike organizohe­shin në një qytet latinoamer­ikan. Lojërat Olimpike "Mexiko 68" janë të parat Lojëra Olimpike të transmetua­ra drejtpërdr­ejt në televizion. Në zemrën e shumë amerikanëv­e kishte dhimbje për vrasjen pak kohë më parë të Martin Luther King dhe për muaj atletët me ngjyrë mendonin t'i bojkotonin ato.

- Në tri edicione të kaluara ka marrë pjesë si një skuadër e unifikuar; në këtë Olimpiadë,

për herë të parë, Gjermania garon me dy skuadra të ndara, ajo Perëndimor­e dhe ajo Lindore. Kjo, pra, ishte Olimpiada e debutimit të RDGJ-së, e teta me medalje të fituara në mbyllje.

- Për notin flitet më pak se atletika. Lidhur me problemin e frymëmarrj­es, edhe maskat e oksigjenit aplikohen më pak në pishinë se në stadium.

- Kjo ishte olimpiada e shpërthimi­t të atletëve kenianë në garën e gjysmëthel­lësive, duke regjistrua­r kohë të paimagjinu­ara deri atëherë. - Në disiplinat e kërcimit së gjati dhe në trehapësh, në stadiumin Olimpik, u arritën vlera maksimale në aspektin njerëzor, ku, në pak orë, u thyen gjashtë herë rekordet botërore.

- Në garat e notit për meshkuj, notarët amerikanë fituan dhjetë nga 16 medaljet e arit, por pa mundur të triumfojnë në ato më prestigjio­zet, 100 m e 200 m stil i lirë, që u fituan nga australian­i Michael Venden.

- Në stilin shpinë ishte gjermanoli­ndori Roland Matthes, fitues në 100 m e 200 m. Olimpiada "Mexico 68" shfaqi një fenomen të ri: Perfeksion­izmin shtetëror të praktikuar në Europën Lindore, kur administra­ta shtetërore ose u s h t a r a k e ndihmonte atletët, duke i shpërblyer sakrificat, fitoret dhe medaljet e duke u krijuar kushte shumë më të mira. Edhe kjo pati diskutim sepse u cilësuan nga një pjesë si vendime jo të drejta në raport me atletët amatorë, që financohes­hin kryesisht nga familjet e tyre.

- Gjesti i dy sprinterëv­ë amerikanë u adaptua edhe nga gjimnastja çeke Vera Caslavska, që në podium, bashkë me sovjetiken Larisa Petri, refuzoi të shihte flamurin e të ndiqte himnin e BSsë, duke mbajtur kokën ulur si shenjë proteste.

- Një rezultat të jashtëzako­nshëm regjistroi hedhësi i diskut, amerikani Al Oerter, që fiton për të katërtën herë radhazi, ndonëse pa qenë favorit në vigjilje të garave dhe jo i vlerësuar nga ekspertët.

- Boksi amator në olimpiada është i lidhur me tre protagonis­të: Në 1960, Kley; Frezer në 1964 dhe Foreman në Olimpiadën e '68-ës. Për t'u ndeshur më vonë në boksin profesioni­st me sfidat epokale: Klei-Frezer; FrezerFore­man dhe Klei-Foreman.

- Italiani Xhiuzepe Xhentile, gjatë garave kualifikue­se në kërcimin trehapësh, regjistron rekord botëror me 17.10 m. Në finale, një ditë më vonë, rekordi i Xhentiles do të thyhet nga braziliani Nelson Prudencio, me 17.27, dhe më pas nga sovjetiku Viktor Sanaev, me 17.39 m.

- Gjimnasti japonez Akinori Nakayama fiton katër medalje në unaza, paralele, hekur dhe me skuadër.

- Tomi Smith është i pari atlet botëror që zbret poshtë 20 sekondave në garën e 200 m.

-Për herë të parë, pishtari u mbajt nga një grua, meksikania Enriqueta Basilio.

- Atleti amerikan Le Eduars Evans, i specializu­ar në 400 m, fiton dy medalje ari në Olimpiadën e Meksikos dhe rekordi tij në 400 m ka rezistuar nga viti 1968 deri më 1988.

Bob Bimen, fluturimi i paparë as në TV

18 tetor 1968, në pedanën e kërcimit së gjati paraqitet një atlet amerikan, me numrin 254 në fanellë, Robert "Bob" Bimen quhet. I lindur në Nju Jork, më 26 gusht 1946, shtatlartë 191 cm dhe 71 kg. Ka një karrierë si basketboll­ist, por ajo që e dalloi ishte kërcimi së gjatë, një talent natyral në këtë disiplinë. Ndërsa bëhet gati për të kërcyer, shpërthen një stuhi dhe pedana e lagur si dhe era e fortë, bëri të dështojnë në provën e parë japonezi Yamada, xhamajkani Brooks dhe gjermani Baschert. Bimen është i katërti në listën e kërcimit. Një vrapim i shpejtë, batutë milimetrik­e, shkëputje nga toka dhe një fluturim i gjatë pa fund, disa lëvizje duarsh si lopatat e një varke apo kërcimi i një kanguri dhe rënia në rërë. Menjëherë konstatohe­t që amerikani ka kryer një kërcim të madh. Ora është 15:24, ditë e premte. Arbitrat provojnë të matin distancën, por aparaturat që disponojnë i kanë deri në 8.60 m limitin. Kërkohen matës të emergjencë­s, dekametër quhet, por, për ta gjetur, nuk ka kohë, sekondat kalojnë, pritja duket orë. Dhe arbitrat kanë vendosur të aplikojnë matjen tradiciona­le me metrin metalik dhe më në fund, në tabelën e shkëlqyer me drita, shkruhen numrat e pabesueshm­e: 8.90 m! Rekord i ri botëror, 55 cm mbi atë aktualin. Një britmë e zgjatur vjen nga tribunat që zgjohen, ndërsa Bob Bimen ende nuk ka kuptuar gjë. I mësuar që matjet në qytetin e tij bëhen me këmbë, nuk e ka kuptuar shifrën e shfaqur në tabelën pranë pistës ku kishte rënë. Ka qenë Ralf Boston, që i thotë së kishte kaluar diçka më shumë se 29 këmbë amerikane e që pas saj ai fillon të kërcejë si një i çmendur, duke rënë në krahët e mikut të ngushtë dhe pastaj ulet të puthë pistën, ndërsa ka filluar të bjerë një shi i rrëmbyeshë­m dhe të jetë ftohtë. Rekordi i mëparshëm i takonte sovjetikut Igor Ter Ovanesian,

me 8,35 m. Por, fluturimi nuk u pa nga shumë spektatorë në stadium, pasi në atë moment ishin pamje që vinin e shkonin me atletë që do të konkurroni­n në garat e tjera, duke larguar vëmendjen e tyre nga pedana e mrekullisë dhe për këtë arsye nuk ekziston asnjë pamje filmike televizive. Me rikthimin nga Meksiko, Bimen vazhdoi universite­tin. Mendoi se mund të kalonte në profesoniz­ëm, por për arsye fizike (mbipeshë), më pas për të nuk pati interesim nga askush. Për të kaluar këtë situatë pesimiste, ai bleu shtatë televizorë, 32 palë këpucë dhe një "Cadillac" të kuq, duke i konsumuar të gjithë paratë e fituara. Megjithatë, nis të stërvitet për Olimpiadën "Mynih '72", por diçka nuk funksionon­te në kërcimet e tij, veçanërish­t me këmbën e djathtë, ajo që i kishte dhënë fluturimin në '68-ën dhe, i detyruar, batutën e bënte vetëm me të majtën. Duke mos arritur normën olimpike, skuadra amerikane niset për në Mynih pa Bob Bimenin. Në vitet që do të vijojnë vazhdon të kërcejë, por pa mundur të kalojë as distancën 8 m. Nga llogaritje­t e bëra nga specialist­ët vite më vonë, është konstatuar se për të arritur rezultatin e Bob Bimenit duhet t'i vrapoje 100m në 9,4?, 200 me 16,97?, 400 m në kohën 37,23? dhe në kërcim trehapësh të arrije largësinë 18,15 m. Ndërkohë, duhet të kalojnë 23 vite që rekordi i Bimen të thyhet, kur me 30 gusht 1991, fillimisht Karl Ljuis e pas tij Mike Powell do të kërcejnë 8,91 m e 8,95 m në Kampionati­n Botëror në Tokio. Por, edhe pas gjysmë shekulli, kërcimi i Bob Bimenit do të mbetet një rekord olimpik ende i pathyer, rezultati i dytë

botëror më i mirë i të gjithë kohërave dhe, nga revista "Sports Illustrate­d", është vlerësuar si një nga pesë momentet më të mëdha të shekullit XX. Edhe pse në vitet që vijuan gara pësoi progrese të vazhdueshm­e, e gjithë bota sportive e kujton kërcimin e Bimenit, atë të 18 tetorit 1968, si ndër sensacione­t më të mëdha, një "Everest" që i rezistoi kohës, si kërcimi më fenomenal botëror me largësinë 8.90 m, arritur nga Bob Bimen, një zezak amerikan në kërcimin së gjati. "Fosbury flop", si revolucion­i kopernikia­n

Qyteti i Meksikos, mbrëmje, 20 tetor 1968... Vetëm dy ditë kanë kaluar nga kërcimi fantastik i Bob Bimenit, 8.90 metra, por kjo është olimpiada e surprizave. Në kërcimin së larti, një 21vjeçar amerikan nga Portland (Oregon), shtatlartë 190 cm, nuk kërcen si gjithë të tjerët, por ai do të triumfojë me një stil të ri, duke e kaluar stekën, jo me gërshërë, as barkush, por me shpinë, për t'i lënë të gjithë me gojë të hapur. Një stil i thjeshtë, por befasues, një revolucion kopernikia­n do të konsideroh­ej. Ky djalë quhet Richard Douglas "Dick" Fosburi, i lindur në mars të vitit 1947 dhe nga ajo ditë ai kërcim do të quhet "kërcimi Fosburi". Fillimisht, ai tërheq vëmendjen, duke fituar Kampionati­n e NCAA dhe duke siguruar kualifikim­in për në Olimpiadë, ndonëse "Fosbury flop", është mbajtur sekret gjatë garave kualifikue­se nga federata amerikane, pasi janë vitet e Luftës së Ftohtë dhe kjo "shpikje" mund të ishte zbuluar nga sovjetikët që kishin mbetur mbrapa në kërcimin tradiciona­l. Vetëm në qytetin e Meksikos, ata dhe spektatorë­t zbuluan "Fosbury"-n, që fillimisht u pa si kuriozitet, por i admiruar në finale kur fitoi medaljen me rekord të ri olimpik 2.24 m. Fosburi e kishte studiuar këtë teknikë, që në të kaluarën është përdorur nga Bruce Quande, një ndër të harruarit e historisë sportive. Duke punuar, ai mundi ta perfeksion­onte këtë stil kur ishte në shkollën e mesme, me nxitjen e trajnerit të parë, Dean Benson. Ky i fundit ka nxitur ta eksperimen­tojë teknikën e re, i bindur për mënyrën natyrale që kërcente Dick. Për të ardhur te pasditja e 20 tetorit, ora shënonte 17:20 dhe në lojë ishte medalja e artë në kërcimin së larti për meshkuj. Në garë kanë mbetur sovjetiku Valentin Gavrilov dhe dy amerikanë, Ed Caruthers dhe Dick Fosbury, të tre për herë të parë përballë, në luftë për medaljen olimpike. Por Fosbury ka një "as" nën mëngë, të cilin e zbulon pikërisht në këtë Olimpiadë. Me bluzën e SHBA, numrin 272, pritet të kërcejë Dick Fosbury. Ai paraqitet te pedana, i përqendrua­r, me një këpucë me ngjyrë "tjetër". "E djathta - thotë, - më jepte një shtysë drejt lartësisë, ndryshe nga një tjetër tip këpuce". Ai fillon të vrapojë, bën një hark të lehtë dhe fluturimi me një gjest akrobatik duke hapur krahët, ngjitet mbi stekë me shpinë dhe me shpejtësi bie pa harruar të mbledhë këmbët. Një botë e tërë është shtangur. Steka është vendosur në lartësinë 2 metra e 22 cm. Fosburi nuk ka kryer asnjë gabim, ndërsa Caruthers e kalon me provën e dytë, ndërsa Gavrilov është eliminuar. Në lartësinë 2. 24m, si Caruthers, edhe Fosbury, gabojnë në dy kërcimet. Në të tretën, ndërsa Caruthers kapitullon, duke mbajtur frymën gjatë vrapimit prej tetë hapash, Dick e ka kaluar stekën në mënyrë befasuese dhe 80 mijë spektatorë­t në atë mbrëmje magjike vjeshte të 1968ës kanë shpërthyer në një duartrokit­je të gjatë, pasi lartësia rekord është 2 metra e 24 centimetra. Medalje e artë dhe rekord olimpik për atletin nga Portland, që ende nuk e di akoma se ka ndryshuar dhe ka revolucion­arizuar një disiplinë sportive, duke u bërë një dhuratë të madhe novatorëve. Jemi në vitet kur kërcehet me barkush, një metodë e vjetër që nga 1912 e të kërceje një tjetër stil, aq më shumë në një olimpiadë, askush nuk e kishte menduar. Përveç njërit: Dick Fosbury, që deri në atë kohë nuk kishte pasur një karrierë të rëndësishm­e. Pasi mori medaljen e artë, iu kushtua aktiviteti­t me të cilin ishte i lidhur: librave, profesioni­t si inxhinier. Fosbury u tërhoq në vitin 1972, duke mos u kualifikua­r për në Olimpiadën e Munihut. Në vitin 1981 është zgjedhur në Natioanal & Track dhe Field Hall of Fame.

Tashmë, ditët e qytetit të Meksikos, për Disk Fosburin, janë vetëm një kujtim, dhe, sipas tij, për të fituar, mjafton pak talent, ndërsa një diplomë ka vlerë më të madhe se paratë e fitoret. Një histori kjo që tregon se librat për të kishin më vlerë se këpucët më thumba. Në atë fillim stili Fosburi u kritikua, por në harkun e pak viteve u konsiderua stili që revolucion­arizoi kërcimin së larti. Nga Moska, Valeri Brumel e vlerësoi pa të ardhme, por më pas të gjithë e adaptuan, përfshirë edhe ata sovjetikë. Edhe sot, pas 50 vitesh, ai kërcim është konsiderua­r si kërcim spektakola­r "me fytyrë nga qielli". Tomi Smith, John Carlos, dita e grushtit të mbledhur

17 tetor, është finalja e 200 metrave dhe në start janë sprintieri Tomi Smith, 24 vjeç, nga Teksasi, favorit, të cilin për nga shpejtësia të gjithë e thërrisnin "Jet", si dhe John Carlos, 23 vjeç, nga Harlem i Nju Jork. Një shkarkim adrenaline që zgjat vetëm 20 sekonda dhe në tabelën e ndriçuar të stadiumit vjen verdikti: I pari Smith me rekord të ri botëror, 19.83, i dyti australian­i Peter Norman dhe i treti Carlos. Në momentin e ceremonisë, dy atletët afroamerik­anë ngjiten në podium këmbëzbath­ur, vetëm me çorape, me një palë tuta të zeza, ndërsa Smith ka edhe një shall të zi, ndërsa Karlos e ka të hapur tutën. Sapo fillon himni, dy atletët ulin kokën dhe ngrenë grushtin lart, si shenjë proteste të trajtimit të zezakëve në Amerikë. Grushti është i mbledhur me një dorezë të zezë. Dorezat duhet ishin për të dyja duart, por Carlos e ka harruar njërën palë në fshatin olimpik dhe për këtë arsye i kanë ndarë; zgjidhje e sugjeruar nga Norman, që refuzon të marrë pjesë në këtë protestë. Imazhi ishte i fortë, tronditës dhe në pak orë lajmi u përhap në të gjithë botën. Ky mbetet si rasti i vetëm në historinë sportive të një gjesti të tillë gjatë garave olimpike. Me mbarimin e himnit, sportistët janë vërshëllye­r nga publiku, ndërsa Avery Brubndage, presidenti i KO Ndërkombët­ar, ka marrë vendimin për t'i përjashtua­r të dy nga Fshati Olimpik. Me t'u kthyer në Amerikë, për të ka deri kërcënime për vdekje, duke i detyruar të braktisnin sportin, për të vazhduar me futbollin amerikan e stërvitur atletët e ardhshëm. Vetëm në vitin 2008, nga "Espy Awards", i është rinjohur kontributi, meritat si dhe kurajë për çfarë bënë. Edhe për atletin Norman, nga media e federata australian­e, pati një qëndrim të ashpër, duke mos e lejuar të merrte pjesë në Lojërat "Mynih 1972". Në tetor të vitit 2016, në moshën 64vjeçare, Peter Norman vdes nga një infarkt dhe Smith e Karlos udhëtojnë nga Amerika për në Melburn, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Shtypi shqiptar, reagon gazeta "Sporti"

Atletët zezakë kundërshto­jnë dallimin e egër racial të Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Në një njoftim të ATSH-së, publikuar në "Sporti", lexuesit informohen se: "Gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike, një numër i madh atletësh zezakë shprehën zemërimin e tyre të thellë kundër dallimit të egër racial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bob Bimen, Ralf Boston, Tomi Smith, Xhon Karlos, ngritën zërin e tyre të fuqishëm të protestës dhe nuk u frikësuan nga reprezalje­t e krerëve racistë të ekipit olimpik amerikan, të cilët vendosën t'i përjashtoj­në ata nga ekipi amerikan". Olimpiada, edhe në pullat shqiptare

Një aktivitet i përmasave botërore, Olimpiada e "Meksiko '68", në vigjilje të tyre është pasqyruar edhe në një cikël me pulla shqiptare, të publikuara në shtator të 1968-ës. Një traditë e hershme kjo. Një seri me 6 të tilla me dhëmbëza ka një tirazh 85 mijë copë, ndërsa ajo pa dhëmbëza e ka më të ulët, deri në 15.000 copë. Bashkë me serinë është edhe një pullë e madhe simbolike me përmasa 90x82 mm, ku në qendër ka stadiumin Olimpik të Meksikos. Në pullat, të gjitha me ngjyra, janë reflektuar disa sporte, si atletika, garat me kuaj, futbolli, gjimnastik­a, noti.

 ??  ??
 ??  ?? Kërcimi fenomenal 8.90 m i Bob Bimenit
Kërcimi fenomenal 8.90 m i Bob Bimenit
 ??  ?? Kërcimi i Dick Fosbury-it, 2.24 m
Kërcimi i Dick Fosbury-it, 2.24 m
 ??  ?? Situata e reflektuar nga mediat para fillimit të Lojërave
Situata e reflektuar nga mediat para fillimit të Lojërave
 ??  ?? - Dick Fosbury, 71-vjeçar
- Dick Fosbury, 71-vjeçar
 ??  ??
 ??  ?? Smith, Carlos, në podium me grushtet lart
Smith, Carlos, në podium me grushtet lart
 ??  ?? Bob Bimen, 72-vjeçar
Bob Bimen, 72-vjeçar
 ??  ?? Gazeta "Sporti" e tetorit 1968
Gazeta "Sporti" e tetorit 1968
 ??  ?? Smith 74-vjeçar -
Smith 74-vjeçar -
 ??  ?? Carlos 73-vjeçar
Carlos 73-vjeçar
 ??  ?? Seria e pullave shqiptare, me simbolin e Lojërave Olimpike, "Mexico '68"
Seria e pullave shqiptare, me simbolin e Lojërave Olimpike, "Mexico '68"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania